Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksionet e reja për ecurinë e popullsisë së botës deri më 2054, referon se Shqipëria renditet në mesin e vendeve me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.
Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me një rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë.
Në 63 vende dhe zona te tjera, që zotërojnë 28% të popullsisë së botës popullsia e tyre arriti kulmin para vitit 2024. Ky grup përfshin Kinën, Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë.
Në 48 vende dhe zona, që përfaqësojnë 10% të popullsisë së botës në vitin 2024, numri i popullsisë parashikohet të arrijë kulmin midis 2025 dhe 2054. Ky grup përfshin Brazilin, Iranin, Turqinë dhe Vietnamin. Numri i popullsisë në këto lokacione parashikohet të rritet me 5.3% në tridhjetë vitet në vijim.
Në 126 vendet dhe zonat e mbetura, popullsia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet deri më 2054, potencialisht duke arritur një kulm pas vitit 2100. Ky grup përfshin disa nga vendet më të populluara në botë: India, Indonezia, Nigeria, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i njerëzve që jetojnë në këto lokacione parashikohet të rritet me 38% deri 2054.
Në nëntë nga këto vende dhe zona, duke përfshirë Angolën, Republikën e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria dhe Somalia, rritja e popullsisë ka të ngjarë të jetë shumë e shpejtë, me dyfishimin e popullsisë midis 2024 dhe 2054. Këto vende do të çojnë popullsinë e globit drejt pikut referon OKB-ja.
Në vendet ku nivelet e fertilitetit janë tashmë nën normën e zëvendësimit 2,1 fëmijë për grua dhe gjithashtu kanë emigrim të lartë të njerëzve në moshë riprodhuese do të përballen me rënie popullsie. Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.
Migrimi ndërkombëtar gjithashtu ndikon në mënyrë indirekte numri i lindjeve në vendet e destinacionit dhe në vendet e origjinës.
Në vende si Shqipëria, Armenia, Guadalupa apo Xhamajka, emigrimi i një numri të madh të grave në moshë riprodhuese mund të zvogëlojë numrin e lindjeve që ndodhin në ato vende, referon OKB teksa vë në dukje se në vende të tilla si Portugalia, Federata Ruse dhe Spanjë kthimi i emigranteve dha efektin e kundërt.
Nga një perspektivë demografike, lindjet “të humbura nga emigracioni” ose “të fituara nga imigracioni” i kanë të dyja pasojat afatshkurtra dhe afatgjata, pasi vajzat e lindura sot janë gra të moshës riprodhuese gjenerata e ardhshme.
Në vendet me shkallë të lartë emigracioni, nëse krijohen më shumë mundësi dhe sidomos punë të denjë promovimi i migrimit të kthimit mund të jenë qasje për t’u eksploruar dhe mund të jenë më efektive në ngadalësimi i rënies së popullsisë në afat të shkurtër se sa politikat që synojnë rritjen e niveleve të lindshmërisë.
Së fundmi, Censi i vitit 2023 i INSTAT gjeti se popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë banorë më pak se në Censin e vitit 2011.
Pra keto shifra tregojne qarte deshtimin e politikave qeveritare packa se kriekaqoli rri ore e ore neper fjalime boshe duke folur per suksese imagjinare duke permendur shifra qe nuk kane asnje lidhje me realitetin, i rrethuar nga nje turme servilesh qe dridhen nga cdo germe qe shqipton Naltmadhnia e Tij. Te vinte per te vjelle te shikoje ato videot e platformes “Deputeti qe duam”! Po pse more shoke prape atz ju bie sahati si ne kohen e enferrit!
Ky vend eshte i semure.Populli eshte i semure.Nuk ka me fuqi te kuptoje nga i vjen e keqja,,pale te nderroje Drejtuesit hajdute qe po i marrin shpirtin. Fallxhori ne krye te qeverrise as ka ndermend te dorehiqet.Eshte katandisur ne te njejten situate si ne 1920. Esad pasha eshte kthyer ne nje Lubi qe po i gerryente palcen Shqiprise,.Kishte perkrahjen e te gjithe Nderkombetareve,E kishte grure me Serbet,greket dhe Italjanet.
Kongresi Lushnjes do te kishte mbetur nje formalitet i kote,sikur bejleret dhe pashallaret te mos nxirrnin florinjte nga sepetet dhe te pauajne nje djale te pake,meit,por me zemren sa nje mal,qe plandosi si thes Murtatin me dy plumba ne Paris.
Ndryshe Shqiperia do cfarroset.
Ky Esad pashai ketu ja ka lidhur kembe e duar popullit,,.Vjedh si te doje e sa te doje..Hall ka si tja lidhe kembet Albin Kurtit,mos kaloje Uren e Ibrit,,Ajo i ka mbetur.
Bota ka bërë parashikime, bën plane afat shkurtëra dhe afatgjata, dhe vë të mënçurit në krye. Meritokracia ka qenë kriteri kryesor i ngjitjes dhe i karrierës në këto vende.
Po ne çfarë bëm nga 1990 e këtej?
Injoruam të afatin, specialistin, shkatërruam arsimin. Lenini që në vitet e para të pushtetit thoshte:Mësoni, mësoni gjithnjë të mësoni”
Kështu çfarë të mbjellësh do të korrësh.
Pushteti”demokratik”mbolli injorancën dhe fitoi shkërdhatokracinë.
Injoranca u ngulit mirë në trurin e njërëzis dhe njërëzit e mënçur u shtypën, heshtën e Shqipëria u braktis nga intelektualët më shumë se të gjithë ata nuk e gjetën veten në këtë vend.
Tani kërkohen se kuptuan se nuk ka mundësi pa arësimim, por është tepër vonë.
Bota punonte për të ardhmen, pushteti në këtë vend “punonte” për ta grabitur në të gjitha drejtimet atë që kishin bërë brezat në këtë vend të bekuar nga zoti.
Dhe sot jemi në udhëkryq dhe aty do të mbetemi nëse nuk arësimohemi, nëse nuk fillojmë nga çerdhja, kopështi e më tej. Më parë thuhej :të mungon 7vjeçi.
Ideja ishte tek edukimi bazë për formimin e njeriut në të ardhmen. Rilindësit tanë i dhanë shumë këtij vendi dhe ato duhet të njihen nga fëmijët që pothuajse nga parashkollorët, në klasën e parë e më tej të këndohet hymni i flamurit. Nuk kemi përparim pa një arësim të konsoliduar. Toni Bler kur mori drejtimin e shtetit thoshte se duhet, arësim, arësim, arësim. Vetëm kështu njeriu njeh mirë veten e të tjerët dhe përparon vet dhe vendin dhe del nga kjo gjendje totale kolapsi. E vështirë sot, shumë e vështirë, por jo e pamundur. Si e bëri Ataturku Turqinë, një prijës i tillë i duhet shqiptarëve o sot o kurrë!
Edhe me shume mund te tkurret. Histeria e ikjes ka mbetur po ajo e fillim vite 90′ . Asgje nuk ka ndryshuar ne kokat e njerzve . Muhabetet me ikje per faj te komunizmit , sepse donin lirine e Shqiperia si Kore e Veriut etc idiotesi dolen qe ishin mashtrime e retorike boshe. Vetem idiotet nuk e kane kuptuar akoma se retorika anti-komuniste qe vazhdon edhe sot eshte mashtrim per te mbrojtur grabitjen e ketij vendi . Shqiperia eshte nje vend i padrejte ku nuk ka shtet e nuk ka zbatim ligji e rregulli. Shqiperia eshte nen nje diktature te lekut shume here me e keqe e me padurueshme per njeriun se sa ishte diktatura komuniste . Kjo diktarure e lekut nuk njeh moral e as ligj , nuk ka ideale , eshte thjesht babezi barbaresh . Klasat sunduese , bejleret e agallaret e rinj nuk i falin njeriut te thjeshte as 2 miilekshen..edhe ate duan ta marrin me ane te korrupsionit , mashtrimit apo forces. Rama e pushteti politik eshte thjesht ne sherbim te tyre . PS e qeveria , opozita e shoqeria civile ( media e te tjere vemje mediatike ) nuk jane ne anen e popullit por ne anen e lekut (keta cecenet e Saliut jane me vemjet si gjithmon) . Kjo situate shihet qarte e askush nuk do qe ta ndryshoj .Ky nje bythe vend eshte , mund ta mbledhesh kur te duash por nuk ju leverdis felliqesirave ne pushtet. Kjo gjendje shkakton per dite trauma tek njerzit , vuatje , stres e frustime .
per te keqijat kryesojme listen.
per te mirat e mbyllim.
ja thone emrin allbania urupiane.
histori suksesi per trafikantet e droges.
Ç’TI BËSH O BENO.
VOTO LULIN PËR TË QENË TË PARËT PËR GJËRA TË MIRA DHE TË FUNDIT PËR GJËRA TË KËQIJA.7×7=42!