Një operacion i Prokurorisë së Posaçme është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve.
Bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie.
Një pjesë e masave të sigurisë janë persona që tashmë janë të arrestuar ose e kanë një masë sigurie nga hetimet e mëparshme.
Operacioni lidhet me kompani guacka të lidhura me inceneratorin e Tiranës.
SPAK ende nuk ka një informacion të bërë publik.
Sipas burimeve ende pa të konfirmuara, masa sigurie janë marrë edhe për dy figura të lidhura me median, për të cilët është marrë arrest në shtëpi.
Kujtojmë që më datë 12 qershor me urdhër të SPAK u zhvilluan kontrolle në disa banesa lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet, ndërsa në muajin dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme firmosi, 15 urdhra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.
n.s. / dita
Jemi dëshmitarë të një kohe që ka shumë fjalë, por edhe të papritura. Ta zëmë nuk ka ndodhur më parë që disa ministri dhe ish-ministra janë nën hetim: te Mbrojtja, Shëndetësia, Infrastruktura. Bashkia e Tiranës duket se ka vetëm godinën legjitime, presidenti është qytetar nderi i eskortës me të cilën lëviz, ish-presidenti po arratiset nga vetvetja, ish-ministri i Brendshëm është tashmë daja e procedimit penal përballë rulave që po nisin rrugën.
Kemi mandej përgjimet. Kush nuk përflitet se ka dalë në përgjime dhe për lloj – lloj gjërash. Bota e biznesit, medias po ashtu janë në tavë. Opozita ka marrë damkën e nuk di nga ta nisë, ndërkohë që kryeministri ka nisur shtegtimin e tij budist, në një kalamendje harrese dhe distance nga sende qeverisjeje që janë edhe ekspozita e tij origjinale dhe e vetmja që ka interes publik.
E gjithë kjo klimë e helmuar, kjo zagushi instinktesh dhe xhungle, mllefi, frike dhe urrejtjeje, konfirmon se për çdo parti apo subjekt që qeveris, opozitarizmi është domosdoshmëri organike. Opozitarizëm i çfarëdo lloji, edhe ai i brendshmi, në mënyrë që degradimi të mos mbërrijë deri në nekrotizim tërësor.
Partia Socialiste sot është një kufomë luksi në një vend ku nuk ka kush t’i bëjë funeralin duke krijuar kushtet për një ndotje të rëndë.
Nuk ka më asnjë instrument apo vullnet për të ndërruar ajrin e rëndë të korruptimit përfundimtar dhe të patrajtueshëm, veçse me masa penale të vazhdueshme.
Nëse drejtësia e lufton korrupsionin siç tha përfaqësuesi i ambasadës amerikane pak ditë më parë, çështja që shtrohet është se pastrimin penal cila politikë apo elitë e zëvendëson?
Që këtu kuptohet, edhe për ata që bënin sikur nuk e kuptonin, rëndësia e një organizmi të hapur dhe rëndësia e padiskutueshme e një kundërshtari efektiv. Që këtu kuptohet se çfarë i kanë bërë vendit edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha me 17 majin e shitjes së madhe dhe se çfarë ka prodhuar kultura e unitetit dhe heshtjes në PS.
Nuk ka sot asnjë emër të besueshëm, asnjë besim se ka vullnet për të bërë diçka përderisa vullneti i përgjithshëm është për marrë diçka.
Fjalë do vazhdojë të ketë e të thuhen, analiza po e po. Edhe paralajmërime. Çështja është se korrupsioni si agjent i tokës së djegur po rezulton të jetë armë bërthamore për një sistem që bazohet mbi alternimin. Dhe alternimi lind edhe kur debati publik sugjeron alternativa zgjidhjesh dhe sidomos alternativa morale.
Ne sot jemi në besëlidhjen e vjetër tonën për të vjedhur e zhvatur, mbllaçitur e shqyer, dukur e kapardisur e përqeshur, gjithë një ikonostas mëkatesh, e ku as Zoti nuk ka kë të zgjedhë veç Djallit. Për një mision të fundit, ndoshta si dëshmitar i kthjellët para përmbytjes e theqafjes së madhe. Që e kemi hak.
VO:
-Në 34 vite është bërë BADËRDIA në vjedhjen e pasurisë së Popullit prej 350 mild.$,të 500 nd/Je e institucione të vjedhura,Shitura jashtë vëndit & për SKRAP të 45 viteve “KOMUNUZMË”,me teorinë SHOCK të Sb,A. Hajdarit,G.Pashkos,etj.
-Sekuestrot & arrestimet duhet të fillojnë që nga qeverisja e parë 92 PD e cilësuar nga SHBA+BE..QEVERI GANGËSTERE ..!
-Përbindëshi Tropojan non grata fillimisht kapi DREJTËSINË 100 % që 1992 dhe MEDJET 99 %.
• Ndaj Socialistët kërkuan me INSISTIM bërjen e REFORMËS NË DREJTËSI,ku S.Berisha,I Meta,L.Basha u detyruan të votojnë nga Ambasadori L.U.U.U.! Tashmë nëse LuliBasha është OK me SPAK+GJKKO..Sb & LikeFloriri po vazhdojnë SULEME E PAPRINCIPTA NDAJ SPAK+GJKKO,në fakt KUNDËR SHBA që i monitorojnë ATO..!
-Afera e mbetjeve në Tiranë nuk ka filluar me qeverisjen Socialiste,por me L.Bashën që theri DASHIN te dera e bashkisë & TORTËN 40.000 €,ku futën kokën militantët me Legen,kazan,kusi,Kova..duke lën NAM në botë.
-SPAK+GJKKO le të nxjerrin UJI TË ZI PËR ÇDO HAJDUT QË E LAN POLULLIN SHQIPËTAR MË TË VARFRIN NË BOTË..!
-Korrupsioni,Vjedhjet e votave,Droga,prostitucioni..filluan me Qeverinë e PD 92…me teorit e tij agresive:Luftë kundër çdo gjëje komuniste,Kundër opozitës e mendimit ndryshe,Me.. parat më të pastra në botë të 96,87..,Me lëvizjen e lirë:..shkoni e ndërtoni ku të doni,Spastrimin e Administratës nga kundërshtarët politikë me ligjin 24/1,Djegjen e gazetave e Redaksive,Rrahjen e gjakosen e elitës intelektuale..duke futur në PD SPIUN E KOMUNIST të tipit POLLO,NOKA,SALIANI(babale),TRITANËR,PALOKËR,VOKSH,STRAZO,MZIU,BAÇI,BOÇI,BALLIJ(Spiun- Këndezi),Analist,Gazetar të blerë që helmojnë botën me shpifje..siç ndodhi me RAI3-Italian,BILD-Gjermani..ku shkrimet e Berishistëve i përdorin për poshtërimin e Qeverisë & Shqipërisë..!
• E kundërta ndodh me PS,E.Ramën që asnjëherë nuk përgojojnë kundërshtarët politikë në gjuhë të HUAJ në dyert e Europës e Botës..!
-Kjo është një ngacm arsyet që S.BERISHA NUK FITON MË DERI NË VDEKJE KLINIKE,PASI POLITIKISHT KA VDEKUR ME SHPALLJEN NON GRATA..! Ata që nuk e kuptojnë..do të han BAR(Yuri Kim).
-FLM DITA.
Bravo Ethem te rroje partia me ne krie Edi Ramen se Enveri na ka lene me kohe. Me pelqejne ato citatet e tua se i ke huazuar nga veprat e “kolosit tend Enverit” . Jam dakort me ty qe pislliqet i filloi Saliu (madje kishin filluar qe ne vitet 80 me kontrabanden e cigareve) por po i perfeksionon Edi . Te vjedhesh 100 mil euro per inceneratorin inekzistent te Tiranes dhe te denohen 20 lepuj me shperdorim detyre ( maksimumi 2 vjet burg secili) kete e quan drejtesi ? Popullit i duhen paret dhe jo te mbajme me buke ne burg ca ish drejtor qe behen koka turku per te mbrojtur padronet e tyre. Sa te jete Edi ne drejtim Saliu do perpelitet ne politike sepse jane te dy kopjo te shemtuara te njera tjetres .
O shqiptare te Pd! nese keni njerez si Dhuli nje Njeri i poshter si gjithe PD e Saliut! Grida eshte gazetare ne Top Channel por mos harroni kush ka qene dhe eshte! Grida therret njerez si Curri dhe mos o ZOT Dhuli! Nje Njeri me mentalitet fshater si Saliu etj! Si mundet qe Dhuli, nje piciruk berishian,shkon tv ne tv dhe llap e llap e perseri llap dhe llap prape! Dhuli na thenka do ta mundim Ramen! Dhuli je shume i mjere!