Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni TEMPULLI, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit siç e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (vendi “pazareve sekrete” në Muradie)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni TEMPULLI, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit siç e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (vendi “pazareve sekrete” në Muradie)
Kronike

Operacioni TEMPULLI, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit siç e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (vendi “pazareve sekrete” në Muradie)

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Ditën e djeshme opinioni publik u “habit” nga lajmi se më shumë se 250 persona u arrestuan gjatë natës në rang vendi si një masë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme në luftën ndaj trafikut të drogës.

U kapën me dhjetëra kilogramë kanabis e me mijëra doza kokainë e heroinë. Armë dhe para cash. Nga jugu në veri kudo ku ishin piketuar “bazat” si të përpunimit, të ruajtjes apo edhe të shpërndarjes.

Një operacion mbarëkombëtar që nisi në të njëjtën orë në disa qarqe të vendit.

- Publicitet -

Ditën e nesërme një pjesë e të arrestuarve do dalin përpara togave të zeza në Vlorë, vend ku banojnë apo janë arrestuar.

Gjyqtari Hektor Sinanaj dhe çekiçi i gjëmave:

Çekiçi i drejtësisë ndaj bëmave, në duart e gjyqtarit të Vlorës Hektor Sinanaj është shndërruar në çekiçin e “gjëmave”.

Le t’i rendisim më poshtë faktet.

Gjyqtari Hektor Sinanaj është pothuajse 60 vjeç dhe ka 20 vite përvojë në sistemin e drejtësisë. Ende nuk ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu shkalla e parë). Sipas gjetjeve të konstatuara deri më tani, ky gjyqtar çalon në disa kritere.

Është një ndër rastet që nuk plotëson as kriterin e pasurisë, as të aftësisë në punë e as të etikës.

Hektor Sinanaj vetëm para pak javësh ka liruar nga qelia e komisariatit të Vlorës, një shtetas i cili u arrestua në flagrancë nga policia me një pistoletë pa leje, me fishek në fole gati për qitje.

Se si u bind gjyqtari, këtë thuhet se e dinë “veshët” e mureve në Muradie, aty ku ai çekiçin e ndëshkimit të bëmave e kthen në çekiçin e gjëmave.

Gjyqtari Hektor Sinanaj në vitin 2021 është ndëshkuar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë jo vetëm me vërejtje publike por edhe me reduktim të pagës me 40% për një vit, pasi gjyqtari nuk dinte të lexonte ligjin saktë.

E ditën e shtunë, ky gjyqtar i “pa vettinguar”, ka sërish në dorë çekiçin. Të njëjtin që e ka keqpërdorur sa herë takimet në Muradie shkojnë siç ai ka planifikuar.

Por Hektor Sinanaj nuk e mori fare me stres procedimin disiplinor e madje as uljen e pagës.

Pa u mbushur viti nga ky “dënim”, Hektor Sinanaj liron nga salla e gjyqit shtetasin Gj.P, personi i cili aksidentoi me gomone në Jalë një çift që po pushonte në shezlong.

Rreth tre javë i plagosuri 31 vjeçar A.S ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në kushte hospitalizimi por kjo nuk e ka penguar Hektorin që çekiçin tja “përplasë” në ballë viktimave ashtu si Gj.P i përplasi gomonen sportive thjesht e vetëm se po bënte ca lojëra me mjetin detar.

E shtuna e 16 shtatorit është një provë “zjarri” për 60 vjeçarin e “pavettinguar” të drejtësisë Hektor Sinanaj.

Si do e përdorë çekiçin? Do ndëshkojë bëmën apo do ndjekë “gjëmën”, sipas pazarevë të Muradies?

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?