Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Operacioni në Vlorë, 7 të arrestuar, Policia: Ja ku e kishte destinacionin droga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Operacioni në Vlorë, 7 të arrestuar, Policia: Ja ku e kishte destinacionin droga
KronikeLajmi i fundit

Operacioni në Vlorë, 7 të arrestuar, Policia: Ja ku e kishte destinacionin droga

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Shtatë persona janë arrestuar nga operacioni i zhvilluar kundër trafikut të narkotivëve në Vlorë.

Gjithashtu nga ky aksion u sekuestruan 500 kg lëndë narkotike kanabis të sekuestruar, që kishte destinacion Turqinë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj, në një konferencë dha detaje nga operacioni antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

- Publicitet -

“Jam sot ketu, për t’ju përcjellë rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “RESET”, i cili është zhvilluar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli”.

Ky operacioni është rezultat i një procedimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, që është iniciuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorise Vendore Policise Vlorë.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe veprimtarive kriminale, në vijim të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë referuan pranë organit procedues, ku nisi procedimi nr.1348/2023, i cili u ndoq për disa muaj, me metoda speciale hetimi.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë”, deklaroi ai.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit, strukturat hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Repartit Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.

Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit:

Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë, gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit
  • Mjerimi i Gjykatave

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?