Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Opozita deklaroi se s’kishte dijeni për 23 ligjet e BE, deputetja Luarasi: Gënjejnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Opozita deklaroi se s’kishte dijeni për 23 ligjet e BE, deputetja Luarasi: Gënjejnë
Aktualitet

Opozita deklaroi se s’kishte dijeni për 23 ligjet e BE, deputetja Luarasi: Gënjejnë

Published: April 11, 2026
Shpërndaje

Deputetja e PS-së, Iris Luarasi thotë se opozita gënjen kur thotë se nuk kishte dijeni që 23 projektligjet për të cilat folu kreu i grupit parlamentar në seancën e fundit plenare kishin lidhje me përafrimin e legjislacion in e BE. Sipas saj opozita ishte në dijeni pasi projekt ligjet janë diskutuar në komisione paraprakisht.

”Që nga tetori i vitit 2025, në Parlament janë miratuar 23 ligje që kanë lidhje me detyrimet e Shqipërisë për përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian, ligje që janë, në thelb, detyra shtëpie të Parlamentit shqiptar. Sot që flasim, asnjë prej këtyre 23 ligjeve nuk ka marrë asnjë votë pro nga opozita. Mendoj se kjo është shumë e rëndë, sepse tregon që kemi një opozitë e cila, në vend që të mbështesë ligjet që janë detyrë shtëpie për Shqipërinë, zgjedh të mos votojë për to.

Nuk qëndron pretendimi se opozita ka mungesë informacioni për këto ligje. Opozita është anëtare në të gjitha komisionet ku këto projektligje kalojnë për diskutim, qoftë në komisione për dhënie mendimi, qoftë në komisione përgjegjëse. Në këto komisione ekziston mundësia e plotë për të diskutuar, për të debatuar dhe për të shqyrtuar tabelën e përafrimit. Asnjë projektligj nuk kalon në komision pa u shoqëruar nga stafi i Kuvendit me tabelën e përafrimit, e cila tregon qartë se me cilat ligje të BE-së përafrohet projektligji në fjalë, një, dy, tre e kështu me radhë. Pra kjo nuk është fare e vërtet sepse është pjese e procesit dhe nuk kalohet në komision asnjë projektligj nëse nuk ka edhe tabelën e përafrimit. Po flas veçanërisht për këto 23 ligje që kanë lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Dhe kjo është shumë e thjeshtë për t’u verifikuar: të gjitha seancat e komisioneve transmetohen drejtpërdrejt nga faqja zyrtare e Kuvendit ose janë të regjistruara në kanalin e tij në YouTube. Kushdo mund të shikojë nëse opozita ka qenë apo jo pjesëmarrëse në diskutimet e këtyre 23 ligjeve, dhe nëse procedura është respektuar, sepse nuk do të ishte procedurë e rregullt nëse projektligjet nuk do të shoqëroheshin me tabelën e përafrimit me legjislacionin e BE-së.

- Publicitet -

Për këtë arsye, mungesa e votës së opozitës nuk mund të fshihet pas proceseve të tilla, që janë vendimtare jo për mazhorancën, por për të gjithë vendin. Dhe dua ta sqaroj mirë këtë pikë: këto nuk janë ligje që i shërbejnë mazhorancës. Këto janë detyra shtëpie për të gjithë politikën shqiptare, mazhorancë dhe opozitë njëlloj. Do të kishte qenë në nderin e opozitës që të 23-ta ligjet e miratuara, që kanë lidhje me procesin e përafrimit me Bashkimin Europian, të kishin marrë dakordësinë dhe votën pro të opozitës.” tha ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?