Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Opozita lutet që unë të kem konflikt me Ramën”, Veliaj sqaron pse përmendi Ahmetajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Opozita lutet që unë të kem konflikt me Ramën”, Veliaj sqaron pse përmendi Ahmetajn
Lajmi i funditPolitike

“Opozita lutet që unë të kem konflikt me Ramën”, Veliaj sqaron pse përmendi Ahmetajn

Published: April 9, 2024
Shpërndaje

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se bashkia nuk mund të merret me Shkëlzenin dhe Argitën, duke iu referuar protestës së fundit të organizuar nga opozita.

Ai thotë se opozita lutet që ai dhe kryeministri Edi Rama të kenë konflikte, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë.

Po ashtu, kryebashkiaku sqaroi edhe përmendjen e Arbën Ahmetaj, në reagimin që ai bëri për arrestimin e drejtorëve të bashkisë. Sipas Veliajt, kryeministri Edi Rama vendosi një standard absolut, që edhe njeriu më i afërt t’i zgjidhë problemet me drejtësinë.

- Publicitet -

“Unë e kam thënë, opozita do t’i bëjë gjunjët kallo duke u lutur që unë të kem konflikt me Edi Ramën. Them që ajo ditë nuk do vijë. Duhet të gjejnë program dhe vota. Nuk merret bashkia me Shkëlzenin dhe Argiten, as me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Këtu mbret është drejtësia dhe jo politika. Për sa kohë  kjo parti nuk ka ceduar në asnjë moment. Pse e përmenda zv.kryeministrin? Sepse Edi Rama vendosi një standard absolut kur artikuloi që edhe njeriu më i afërt duhet të shkojë ti zgjidhë me drejtësinë dhe ne nuk jemi avokati. Ajo stekë që Edi Rama e ngriti që në 2013 më rezulton që është një stekë e lartë dhe i ka dhënë liri politike, financiare, stafe të nevojshme dhe të gjithë dyer të hapura kësaj drejtësie”, tha Veliaj në Top Channel.

Veliaj nënvizoi se për përgjegjësitë e tij politike ka kërkuar ndjesë me dorën në zemër.

“Për përgjegjësitë e mia politike kam kërkuar ndjesë me dorë në zemër. Patjetër, që jam prekur thellë dhe nuk do pranoj kurrë që një njeri të quhet 100% i keq vetëm sepse u akuzua, se kjo ndodhte në komunizëm kur retushoheshin fotot dhe ti ikje nga fotot se mund të kishe bërë një ofezë për partinë dhe harrojë që ti kishe qenë inxhinier dhe bëheshe sabotator; harroje që ti kishe punuar në këneta për tharjen dhe bonifikimin dhe bëheshe sabotator. Nuk jemi më në atë periudhë, kur thua: ah, meqë të rreshqiti këmba, po ta rras edhe unë një tullë pas qafe. Unë këtë nuk e pranoj dot. Janë bërë punë të jashtëzakonshme. Kush punon edhe gabon, por të kemi bërë faj dhe me qëllim të kemi gabuar në këtë proces dhe projekt për qytetin, faj s’kam bërë. Më rezulton që kur ka një dyshim, bashkia, qeveria, ministria, kryeministri, kryetari i bashkisë janë pronto për të bashkëpunuar. Kjo është diferenca. Por që unë të mbaj pishtarin e njerëzve, t’u vë spiunë sikur unë të kem një qeli në bashki…Për çdo portal që më vë në gjobë të them përgjigju këtu, je apo nuk je? Shumë njerëz akoma mbajnë mend fletë rrufenë”, deklaroi Veliaj.

Veliaj për me Metën dhe Argitën: “Njerëz me dy standarde, kur babi dhe burri arrestohen, SPAK-u është i keq, kur merret me këta të bashkisë, është i mirë”

Kryebashkiaku Veliaj ironizoi protestën para Bashkisë së Tiranës. Ai tha se është qesharake që të protestojë Meta dhe Argita, njerëz me dy standarde që kur u intereson thonë SPAK është i keq, e kur nuk iu intereson thonë se është i mirë.

“Ti mjafton të shikosh se kush protestoi para bashkisë, Ilir Meta dhe partiçka e tij. Të dalë Ilir Meta dhe të protestojë kundër korrupsionit, është tamam ajo me historia me breshkën. Të dalë Argita Berisha dhe të thotë SPAK-u qenka shumë i mirë, kur arreston 2 vetë nga 11700 punonjës të bashkisë. Ndërkohë që SPAK-u është shumë i keq kur arreston babin e vet. Jam duke folur për ata 100 vetë që ishin poshtë bashkisë dhe raporti që kanë me drejtësinë. Raporti që kanë ata është që kur babi dhe kur burri arrestohet, SPAK-u, Altin Dumani, që tani i vënë nofka, është shumë i keq, kur bën këta të bashkisë është shumë i mirë”, u shpreh Veliaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?