Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Opozita me një kandidat të përbashkët, Agron Duka tregon diskutimet me Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Opozita me një kandidat të përbashkët, Agron Duka tregon diskutimet me Berishën
AktualitetPolitike

Opozita me një kandidat të përbashkët, Agron Duka tregon diskutimet me Berishën

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur ditën e sotme në lidhje me takimin me ish kryeministrin Sali Berisha ku u arrit dakordësia për të dalë me një kandidat në zgjedhje.

Ai është shprehur se kanë rënë propozuar sondazhe dhe primare të hapura ndërsa shtoi se do të kenë komunikime edhe me grupet të tjera parlamentare përfshirë edhe grupin e Enkelejd Alibeajt.

“Ne vetë kemi menduar që duhet patjetër të jemi sa më të bashkuar dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme sepse nëse do dilnim me disa kandidatura do humbnim. Takimi shkoi shumë mirë. Z. Berisha i priti shumë mirë propozimet tona, si modalitetet për të dalë me një kandidaturë të përbashkët. Ne propozuam ose sondazhet si dhe primare të hapura.

- Publicitet -

 Do shikojmë dhe mundësinë se sa kemi për të shpenzuar, kërkon dhe gatishmërinë. Duhet të flasim dhe me parti të tjera, dhe ato jo parlamentare, grupin e Alibeajt. Mendoj që takimi qe i frytshëm. Shpresoj që kjo dakordësia parimisht të kthehet në detaje. Bëhet një platformë e përbashkët, ku një grup të monitorojë procesin atëherë themi se kemi arritur rezultat”, tha ai.

Duka u shpreh se ideja e tyre për sondazhe dhe primare të hapura është përqafuar edhe nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij nëse nuk ndiqet formula e propozuar prej tyre harta politike e qyteteve të Shqipërisë nuk do të ndryshojë.

“Më e mirë do të ishte selektimi përmes sondazheve nga një kompani e huaj ose primare të hapura. Kandidatura do të jetë e dakordësuar nga të gjitha palët. Ka thënë që do diskutojë edhe me parti të tjera. Jo vetëm Berisha por edhe deputetë të tjerë të grupit të Alibeajt kanë shprehur gatishmërinë për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Më duket takim premtues. Berisha m’u duk i gatshëm të bashkëpunojmë. Të njëjtën gjë e kemi dëgjuar edhe nga zoti Meta. Nëse bëhet puna me negociata është tjetër gjë. Ne po themi që kandidatë të partive të ndryshme opozitare të mund të konkurrojnë në sondazhe dhe primare të hapura. Ai mund të jetë kandidat nga secila parti. Nëse nuk bëhet kështu do jetë shumë e vështirë që ngjyrat politike të hartës së Shqipërisë të ndryshojë”, deklaroi Duka.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)
  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?