Vajzat e reja në shtetin verior indian të Rajasthan po shiten si “shlyerje” për kreditë që prindërit e tyre nuk mund të përballojnë, tha organi kombëtar që mbron të drejtat e njeriut.
Sipas Guardian, Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut ka lëshuar një njoftim për qeverinë e shtetit duke kërkuar një hetim policor dhe përgjigje brenda një muaji për atë që e quajti një praktikë “të neveritshme”.
Njerëzit që jetojnë në shumë zona rurale në Indi shpesh duhet të marrin hua nga bashkëfshatarët kur një anëtar i familjes sëmuret rëndë dhe ka nevojë për trajtim mjekësor.
Raportet e mediave lokale thonë se në gjysmë duzinë rrethe rreth Bhilwara-s, nëse një familje nuk mund të shlyejë një hua, kreditori i dëmtuar është ankuar tek “panchayats e kastës” ose këshillat e kastës.
Me anë të “zgjidhjes”, këshillat kanë urdhëruar familjen që të dorëzojë vajzën e tyre, ndonjëherë më shumë se një në varësi të madhësisë së kredisë, në mënyrë që kreditori ta shesë atë tek një trafikant për të rikuperuar paratë e tij.
Në njoftimin e tij, komisioni tha se nëse familja refuzon të shesë vajzën e tyre, “nënat e tyre i nënshtrohen përdhunimit sipas diktateve të panchayats të kastës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.
Ndër rastet e theksuara nga komisioni është ai i një burri që mori hua 15,800 £ nga një fqinj i cili u detyrua nga panchayat të shiste motrën dhe vajzën e tij 12-vjeçare për të shlyer borxhin.
Komisioni ka dërguar një zyrtar në Rajasthan për të hetuar rastet. Koleksionisti i distriktit Bhilwara, Ashish Modi, tha se krimet ishin të parat e llojit të tyre. “Ata janë totalisht të paligjshëm. Policia po heton dhe ne do të sigurohemi që viktimat të marrin drejtësi dhe fajtorët të ndëshkohen”, tha Modi.
Panchayat janë shpesh një forcë thellësisht regresive në Indinë rurale, duke vepruar si gjykata kangure. Ata kanë urdhëruar të ashtuquajturat vrasje nderi të çifteve që kanë sfiduar traditën duke u martuar me një kastë ose besim tjetër ose kanë urdhëruar dënime brutale për çiftet e dyshuar për tradhti bashkëshortore.
Kavita Srivastava, një aktiviste veterane për të drejtat e grave në Jaipur, Rajasthan, tha se dihej mirë se pançajatët e kastës rregullonin joformalisht çështjet personale të fshatarëve si martesa, trashëgimia ose kujdestaria. Nëse njerëzit i kundërshtojnë urdhrat e tyre, ata përjashtohen dhe shmangen nga pjesa tjetër e komunitetit.
a.m/dita

i tillë është kapitalizmi o mik.
ndaj e vetmja mënyrë për shpëtimin e njerëzimit është diktatura e proletatiatit dhe më pas komunizmi që është permanent
Pordhetaro kembengullja jote idioteske eshte inkurajuese per te gjithe debilet e botes. Debila te te gjithe botes bashkohuni, forca juaj e pathyeshme me siguri do t’ju çoje drejt katastrofes, me fal, drejt komunizmit.
O “proletar” o injorant i thekur, a e lexove me vemendje? A e kupton qe kjo nuk ka te beje fare me kapitalizmin por me traditat idioteske indiane dhe me organizimin ne kasta te shoqerise indiane. Me ket mendjen tende edhe kur te te dale ndonje çiban ne bythe, ti do t’ia vesh fajin kapitalizmit. Idiot me zhvillim te akseleruar senil.
e përdorin vajzën për të shlyer borxhet që marrin
dmth shet fëmijën me la borxhin.
pse ka borxh?
se ska lek
pse ska lek?
se jan të varfër
pse jan të varfër?
ja këtu e ka difektin kapitalizmi.
që shumica jan të varfër dhe një pakicë tepër e pasur
O prolepordho, po mer ti, se ne kohe te merhumit socialist ne lundronim ne lek, na kishte myt leku i modh. Pale kur shkoje m’dyqon, te blejshe cfare te dojte loçka e zemres, mer po a deshe mish, a deshe tlyne, a deshe djath, a deshe mjolt. Pasunia e modhe na kishte myt gjithanej, po na dilte nga veshet. Ik or halucinant pordhac, po e ke me verte je i rrjedh komplet, po do me tall bythen osht tjeter pune.
Dhe tashti seriozisht: Nuk eshte puna se vajzen e shesin se jane te varfer or rrote, se te varfer ka ne te gjithe boten, edhe ne Korene e Veriut, po nuk i shesin vajzat. Po ta them perseri, po qe qe ta nxe ai kungulli jot pa fara, E lejon struktura e tyre sociale, me kasta, qe ta bejne kete pune.
kjo ndërgjegje e tyre që shesin fëmijët për të larë borxhet është e sëmurë dhe mikroborgjeze.
lenini ka thënë që borgjezi për të nxjerrë më shumë fitime përdor edhe gruan edhe fëmijët e vet, pra i shfrytëzon.
se kapitalizmi ecën me parimin njeriu për njeriun është ujk.
dhe më duket se ti je haluçinant.
se kush tha që shqipëria në kohë të xhaxhit kishte të tëra dhe dyqanet ishin plot un nuk mbaj mend të kem thën por nga goja jote e dëgjova
Or idiot ty akoma nuk te deperton ne ate kocken e trashe te kafkes tende qe ne Indi nuk eshte as pune mikroborgjezie, as pune kapitalizmi, eshte thjesht nje fenomen zakonor, sic ishte psh gjakmarrja ne Shqiperi. Xhaxhin ta permenda o rrote mulliri se atehere ishim ne socializem, pra nuk kishte borgjezi qe te na i rrembente te mmirat materiale dhe sipas teje duhet te ishim shume te lumtur e te pasur ne ate kohe kanibaleske te diktatures se proletariatit. Po dua te t’i hap pak syte po tipaske qelluar rob i trashe fare.