Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run”
Sport

Organizohet për herë të parë në pistën e re të atletikës “Tirana Youth Run”

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

U organizua sot “Tirana Youth Run”, gara më e madhe e atletikës e zhvilluar ndonjëherë për moshat nga 8 deri 18 vjeç. Në këtë aktivitet, i mbajtur në pistën e re të Atletikës te Liqeni Artificial, morën pjesë 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë territori i vendit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, morën pjesë në nisjen e kësaj gare, u shpreh se talentet e atletikës më në fund kanë një pistë të denjë për të zhvilluar stërvitjet, por edhe kompeticione të tilla.

“Kampionia jonë e Europës [Luiza Gega] nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë. Unë besoj se nuk ka nevojë të bëjmë ato sakrifica që Luiza, Izmiri, Taulanti e shumë të tjerë i kanë bërë, duke shkuar kilometra të tërë. Sot i kemi mundësitë, që ashtu siç kemi nisur në Tiranë, ndoshta edhe me bashkitë e tjera, mund të vijojmë me pista të tilla,” tha Veliaj.

- Publicitet -

“Jemi në pistën olimpike të atletikës, e cila është vetëm për sportin e atletikës. Para 3 vitesh kjo hapësirë ishte një moçal. Sot jemi në një impiant supermodern. Falenderoj kryetarin e Bashkisë. Ca gjëra duken sikur janë të pamundura dhe kur kam shkuar te zyra e tij m’u duk vërtet sikur po diskutojmë diçka që do të ishte e vështirë, por e bëri kaq të thjeshtë. Kjo është vërtet për t’u gëzuar. Dhe atletika sot ka shtëpinë e vet këtu në Tiranë,” u shpreh trajneri Taulant Stërmasi.

Veliaj theksoi sidomos faktin se nga këto investime po nxiten edhe shumë prindër të regjistrojnë fëmijët në sport, e jo vetëm në futboll.

“Ne sapo u kthyem nga Ohajo. Sigurisht, në Amerikë ka shumë më shumë impiante dhe shumë më shumë komplekse e Akademi, por të gjithë thonë se atletët shqiptarë i kanë të gjitha parametrat optimalë. Ne nuk jemi gjenetikisht inferiorë ndaj askujt tjetër. Të gjithë betejën e kemi tek mendja jonë, zemra jonë, dhe nëse fitojmë betejën me mentalitetin, do e kthejmë të gjithë këtë energji sportive në një mundësi, si këta prindërit e mrekullueshëm këtu, që i kanë regjistruar fëmijët në shoqatat sportive. Në këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit janë pesëfishuar regjistrimet në klasat sportive dhe jo vetëm në futboll, që ka qenë le të themi sporti klasik, por sidomos në atletikë dhe në shumë sporte të tjera,” tha më tej Veliaj.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se aktualisht më shumë se 4 mijë nxënës janë të angazhuar në disiplinat sportive.

“Ne duam që sporti të futet kudo nëpër shkolla dhe jam e kënaqur që atletika është një prej disiplinave që jeni duke e zhvilluar. Nga Shkodra deri në Sarandë, ne kemi përhapur të gjitha disiplinat sportive dhe shikojmë se sa shumë të rinj janë të angazhuar. Kam parë se sa shumë palestra sportive të reja janë ndërtuar nëpër shkolla,” tha ministrja Manastirliu.

Në fund të aktivitetit u shpallën kampionët për çdo disiplinë dhe ekipet fituese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?