Shënim i Redaksisë: Ajo që ndodhi në 6 shkurt 1981, në stërvitjen dimërore që zhvillonin studentët e ish-Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në Feken, është një ngjarje e skalitur në memorien e gjithë ushtarakëve shqiptarë. Tragjedia e Fekenit këtë 6 shkurt mbush 42 vjet.
Tre oficerë dhe 8 studentë humbën jetën: Komandanti i batalionit Dushan Shametaj, shef i Planëzimit në Degën e Arsimimit Çlirim Pulaj, pedagogu i taktikës Nikollaq Bero, studentët Bilbil Pashaj, Aleko Gjoni, Qemal Lika, Besnik Shehu, Pëllumb Rrapo, Ilir Gramatiko, Nexhip Çopa dhe Bujar Ago. Ata janë shpallur Dëshmorë të Atdheut dhe njihen gjerësisht si Dëshmorët e Fekenit.
Rrëfimi i mëposhtëm është i ish-studentit Shyqyri Dade, i mbijetuar i marshimit fatal. Një nga të rënët, ishte miku i tij i ngushtë, Pëllumb Rrapo.
Nga Shyqyri Dade
Botuar në DITA
Po te mos ishte per Pellumb Rrapon, une as qe do ta kisha treguar kete histori, madje nuk do te isha bere pjese e saj…
Sapo u kthyem nga pushimet e dimrit u njoftuam se ne daten nje ose dy Shkurt te vitit 1981 do te niseshim qe te shkonim ne Feken, nje qender stërvitjesh e fushimesh ushtarake, ku zakonisht kryheshin stervitjet dimerore.
Pas nje marshimi disa oresh, nga Tirana në Feken, neve na sistemuan ne nje kapanon, per te cilin na u tha se ishte ndertuar i ri. Ne hyrje te tij, mu ne mes, ishte nje sobe e madhe ne formen e nje fuçie, qe pasohej nga nje tub i gjate deri tek nje vrime ne mur. Kapanoni kishte dy rrugica ne mes te krevateve dykateshe.
Tek krevatet ne rrugicen e dyte pas hyrjes se kapanonit, pothuaj ne fund te saj, ishin sistemuar studentet e vitit te trete prapavije, dhe perballe tyre u rregulluam ne, studentet e vitit te pare. Krevatet ishin te ngjitur me njeri tjetrin dhe nga fillimi deri ne fund nuk kishte asnje hapësire boshe. E vetmja hyrje e dalje nga krevati ishte nga kembet, pjesa qe komunikonte me rrugicen.
Zenia e krevatit te duhur ishte nje perpjekje e madhe sepse duhet te siguroje disa elemente, si pozicioni, dysheku, shoket qe kishe majtas e djathtas, ate qe do te kishe lart apo poshte ne te njejtin krevat. Ndersa krevatet qe kishim ngjitur me koken por qe i takonin rrugices tjeter, ku mund te ishin student te tjere, te cilet edhe mund te mos i njihnim fare, i ndanim me kartona apo batanie duke krijuar nje “mur” moskomunikimi me ta.
Zakonisht preferoheshin krevatet poshte sepse ishin ne gjysem erresire, dhe me te padukshem nga kontrollet e dites dhe te nates. Ne kete rast mund te sorrollateshe me shume, paçka se orari i gjumit kishte kaluar, dhe mund te flije pak me shume nese orari per t’u ngritur perseri kishte kaluar. Krevati ishte i rendesishem sepse sherbente edhe si depo e te gjithe paisjeve ushtarake, çantes dhe atyre ndërresave e pak gjerave qe kishe marre nga shtepia.
Une zura nje nga krevatet poshte. Duhej pak pune qe krevati te pergatitej, por ne fund ja dola te sistemoja gjerat e mija. U shtriva dhe fillova te shikoja mjedisin perreth. Kishte rene nata. Dritat e kapanonit ishin ndezur, por nuk kishin forcen e duhur per te depertuar deri ne krevatet e fundit. Kisha marre nje elektrik dore te gjate metalik nga shtepia, qe funksiononte me bateri “Dielli” dhe e ndeza per me teper drite.
Kapanoni gumezhinte nga levizjet, rregullimet, bisedat, thirrjet. Perballe, studentet e vitit te trete, te cilet kishin arritur me pare, ishin ngjitur ne krevatet siper dhe bisedonin grupe, grupe. Nuk i njihja mire te gjithe ata. Por kisha aty “tironsat”, Dashin, Bardhin, qe i kisha shume shoke te dy, si dhe Ilirin.
Isha shoqeruar shume me Pellumb Rrapon. Pellumbi kishte qene “begs” shkurtimi i emrit “skenderbegas”. Ishte nje djale jo shume i gjate, por me nje trup te formuar mire. E njhnin te gjithe sepse ishte shtrues mence. Ishte i rregullt, i drejte dhe i ndershem ne detyren qe kryente. Por ishte edhe shume i zgjuar. E kishte pak problem sepse shtruesi i vitit te dyte mundohej ta triblonte dhe te perfitonte racione ushqimi me shume per vete dhe shoket e tij. Por Pellumbi e mbante nen kontroll dhe nuk lejonte t’i shpetonte asgje.
Ai ishte i çilter dhe jeta ushtarake e kishte mesuar te dallonte çdo hile dhe te perballonte sfidat dhe grindjet qe vinin vetvetiu kur djem te rinj ne moshe, te cilet mund te bluanin dhe gurin e donin racionin e tyre te plote. Pellumbi e dinte kete dhe nuk priste t’ia kerkonin por e shperndante vete, aty ku duhej, cfare kishte mbetur akoma teper per t’u shperndare.
Ajo qe me bente me teper pershtypje tek ai, ishte thjeshtesia per te shpjeguar apo komentuar gjerat. Thjeshtesia perzihej me humorin. Me Pellumbin eksploruam te gjitha vrimat e shkolles, dhe sidomos vendet dhe palestrat e pregatitjes fizike.
Shkollat ushtarake jane vende mbijetese, sidomos per te ardhurit nga jeta civile. Djemte qe kishin ardhur nga gjimnazet dhe shkollat e tjera te mesme perballeshin me rregulla te forta, perballeshin me nje jetl te re, per te cilen as qe kishin menduar ndonjehere me perpara. Shpesh here e drejta e studimit ju dilte gjimnazisteve pa i pyetur njeri, dhe shumica viheshin para faktit te kryer. Nuk do te shkosh atje ku te caktuan? Ne rregull. Rri pa shkolle. Me pas vinte ushtria.
I shikoja studentet e vitit te trete perballe shume te qete. Pa ngarkesa, pasi per ata ishte hera e trete dhe e fundit qe kryenin nje stervitje te tille. Mendoja se si do ta perballoja kete fushim te cilin e kisha per here te pare ne jeten time. Si do te perballoja ambientin, te ftohtit, boren, ushqimin, privimin nga jeta e Tiranes, dhe stervitjen.
Nuk kaloi shume kohe dhe u njoftuam se duhej te dilnim dhe te rreshtoheshim para kapanonit. Na u tha se rruga ku kalonin mjetet ishte e bllokuar nga bora dhe ne duhej te shkonim dhe ta hapnim, në menyre qe te kalonin furnizimet.
Pas asaj lodhje raskapitese kjo ishte diçka e tepert. Duke share e turfulluar dolem ne hapësiren perpara kapanonit. U pajisem me lopata te gjata dhe me lopatat e brezit dhe morëm rrugen perpjete ne drejtim te Qafes se Topave. Që aty rruga e priste pjesen e poshtme te Meçekut ne nje vije pothuajse te drejte nga veriu ne jug te tij. Na u desh me shume se gjysem ore te arrinim ne vendin ku sasi te medha debore kishin mbuluar rrugen e automjeteve.
Nje dore e stermadhe kishte hedhur mbi rrugen aq debore, sa per te dale aty ku duhej dhe ku prisnin makinat e transportit, kerkuam dhe sajuam nje shteg per te arritur ne anen tjeter, sepse rruga nuk dukej me. Makinat e transportit kishin arritur deri tek rruga e mbuluar dhe ishin bllokuar aty. Dritat e tyre na ndihmuan te orientoheshim dhe me pas të na ndriconin gjate punes.
E prisnim boren e ngrire në blloqe dhe e ngjisnim lart dore pas dore duke krijuar ne te dy anet e rruges nje mur te larte me blloqe debore.
Sa me thelle germonim ne debore, aq me shume habiteshim se si kishte mundesi qe te kishte rene nje sasi kaq e madhe debore sa ta mbulonte rrugen te terë. Pjesa tjeter e rruges nga erdhem vertete ishte mbuluar me bore dhe kishte ngrire, por nuk kishte kete trashesi qe kishte ketu, ku ne germonim dhe nxirrnim pa pushim blloqe te ngrira bore.
I ftohti i akullt, duart e ngrira, frymemarrja e veshtire, djersa dhe lodhja rraskapitese pas asaj dite te gjate ishin pjese e pandare e punes. Punonim qe te mbaronim sa me pare, sepse na u tha se cila klase mbaron perpara ikte poshte ne fushim. Enderoja qe te shkoja sa me pare te shtrihesha dhe te mos mendoja me per lodhjen e dites. Dikur klasa jone e arriti fundin ne pjesen e rruges qe na ishte dhene per ta hapur.
–Perfunduam- ju thashe shokeve. –Ikim tani. U beme gati te niseshim por dikush tha se nuk mund te largoheshim pa na dhene leje per tu larguar. –Hajdeni tani, le te thote kush te doje. Ne punen e mbaruam. Hajdeni se ora tani eshte… Pashe oren ishte diku tek njmbedhjete, njembedhjete e gjysem. Per pak do te na kapte mesi i nates. E pashe qe te gjithe te tjeret po hezitonin. Edhe ata qe thane fillimishte se do te vinin nuk po flisnin me.
I revoltuar nga e gjithe dita e pazakonte, marshimi, sistemimi, ecja ne debore, puna intensive, i ftohti dhe tani fjala jo e mbajtur, vendosa te nisesha i vetem per te vajtur ne fushim. As qe doja tja dija nese dikush do më kritikonte per largimin, apo do te merrte ndonje masë. Ndoqa shtegun nga erdhem ne drejtim te Qafes se Topave dhe gradualisht dritat e makinave mbeten mbrapa meje. Vendin e tyre e zuri erresira qe deri diku thyhej nga bardhesia e debores.
– Ik ore, thoja me vete, ku eshte pare kjo. Ndjenja e revoltes justifikonte vendimin per t’u nisur vetem. Erresira u shtua dhe ndeza elektrikun e dores. Ai bente nje drite te kufizuar qe ma ulte akoma me shume shikimin ne distance por te pakten shihja afer. Edhe zerat e studenteve tani po degjoheshin me dobet dhe vendin e tyre e zuri zhurma e hapave te mi, zhurmat e pyllit, e rruges, dhe e shkurreve qe tundeshin nga era e lehte. Ku isha tani? E dija qe me te arritur tek Qafa e Topave do te kthehesha majtas. Rruga po me dukej me e gjate nga ç’e prisja. Vetmia, erresira, hijet dhe zhurmat e nates, krijuan nje kompleks presioni tek une, por tani nuk kishte kthim mbrapa. Dallova kthesen majtas. E ndoqa.
Në ane te rruges nje pyll pishash me deget e pemeve te mbushura me debore qe here pas here nga ngarkesa apo nga era shkundeshin duke krijuar zhurma dhe levizje qe me detyronin te kthehesha me vertik. Kisha degjuar qe ne keto ane kishte ujqer, arinj dhe ndoshta edhe kafshe te tjera te egra. Mendova qe mund te behesha pre e tyre ne kete dimer te ashper. Nxorra nga brezi lopaten e shtrengova fort ne doren e djathte dhe me te majten mbaja fort elektrikun. I perkulur pak perpara vazhdova ecjen. Pendesa qe u nisa i vetem filloi te me gerryenta pak e nga pak brenda. Por vazhdoja te ecja perpara pa patur alternative tjeter. Isha larguar shume nga shoket dhe akoma nuk shihja dritat e fushimit.
Rruga po behej pak me e pjerret dhe e rreshqitshme. Papritur nje shkurre ne ane te rruges shume afer meje, u shkund fort, bora ra nga deget e saj me zhurme, dhe une u ktheva ne ate drejtim me gjithe forcen. Ndjeva qe qimet e kokes mu ngriten perpjete. Ne te gjithe trupin me kaluan mornica te forta. Dhe sa hap e mbyll rruga nen kembet e mija rreshqiti dhe une u plandosa ne akull me te gjithe forcen.
–Oh. Me doli nga shpirti pa dashje. Isha rrezuar keq. E gjithe pesha e trupit kishte kishte rene ne vithen e majte dhe dhimbja ishte e padurueshme. Mbeta pa levizur dhe pa fryme per disa momente qe mu duken te gjata.. Bera te ngrihesha por kemba e majte, nuk komandohej nga dhimbja. Mbas shume perpjekjesh u ktheva ne anen tjeter dhe u ngrita ngadale. Lopata dhe elektriku kishin fluturuar secili ne te dy anet e rruges. Me veshtiresi i arrita te dyja dhe çalë, çalë fillova te ecja.
Dhimbja po bënte të vetën. Më në fund dritat e fushimit u duken. Isha akoma larg por nje ndjenje kenaqesie, jete, dhe shprese me mbuloi te terin. Do te arrija gjalle. Ditet qe pasuan, per mua ishin te qeta. Kisha akoma dhimbje ne vendin e vrare dhe mundohesha te mos e mendoja ate, qe te mos me behej pengese per te ecur normal.

Ditet benim stervitje, darkave kisha disa alternative. Shkonim te Lutua qe sherbente ne klubin e fushimit, raki, konjak dhe fernet. I therrisnin Rret Luto, sepse kur grindej me studentet ju thoshte se do tjua bente Rret, dhe mbyllte grushtin me kercenim. Pervec klubit ne fushim Lutua merrej dhe me pjesen artistike te Shkolles.
Neper kapanone lexohej, luhej shah, domino, tavell dhe me letra. Loja me e preferuar ishte pesëkateshi. Perpara kapanonit, pak me larg e i veçuar, ishte nje shkemb tek i cili ulesha vetem ose me ndonje shok. Kisha marre me vete nga shtepia nje radio me bateri dhe degjoja Radio Montecarlon. Çuditerisht atje ishte i vetmi vend qe kapte pasi i kisha provuar te gjitha pozicionet rrotull.
Duhej te ishte data 5 shkurt ne mbremje, pasi kishim ngrene darken, beme nje loje pesekatesh mbi krevatin e Pellumbit, i cili ishte lart ne katin e dyte gati perballë me krevatin tim. Lart, drita ishte me e forte dhe letrat shiheshin me mire. Loja mbaroi dhe po rrinim e bisedonim. Ishte akoma heret per te rene per te fjetur. Vitit te trete i kishin mbetur akoma edhe kater – pese muaj shkolle dhe pasi do te diplomoheshin, do te ishin te lire.
Mendoja se sa e shumëpritur do te ishte ajo dite, sidomos per “begsat” qe kishin jetuar shtate vite te jetes se tyre ne shkollat ushtarake. Per ta por edhe per shume te tjere mbarimi i shkolles dhe dalja oficer ishte nje arritje në jeten e tyre. Ishte rezultat i nje pergatitje te gjate.
Here shihej si nje pergatitje patriotike per ti sherbyer atdheut, here si nje arritje per te qene dikush ne jete, here si nje trashegimi familjare, here si nje menyre per te sherbyer ne qytete etj. Per mua nuk ishte asnjera nga keto. Dhe nganjehere nuk e kuptoja as vete se çfare beja atje midis atyre djemve te shkeqyer, por qe kishin aspirata te ndryshme nga te mijat. Me ngushellonte fakti qe te pakten do te perfundoja ushtrine prane familjes time, dhe jo ne ndonje repart ushtarak larg Tiranes.
Fjalen e kishte Pellumbi dhe po tregonte se çfare do te bente me mbarimin e shkolles. Familja ju kishte munguar per nje kohe te gjate dhe po i kujtonte te gjithe, nje e nga nje duke filluar me prinderit. Me shume thjeshtesi e kaloi para syve te mi te gjithe jeten e tij. Sapo te merrte pagen e pare do tju blente te gjitheve dhurata. Do ti mblidhte e do ti gostiste, etj, etj.
Pellumbi tregonte dhe une e imagjinoja ne nje tavoline ne taracen e rrethuar me gjelberim diku ne lulishten e nje restoranti apo ne shtepine e tij ne nje fshat te Beratit, i rrethuar nga familja dhe plot miq te tjere, ne nje tavoline te shtruar me te gjithe te mirat e botes, veshur me kostumin e oficerit, vene ne koke kapelen aq te desheruar, komçat qe shndrinin dhe te merrnin syte, me nje gote ne dore duke ngritur shendet per te pranishmit. Aty ne qender te tavolines ai nuk ishte me ai njeriu qe ju sherbente te tjereve, por ishte njeriu qe e drejtonte tavolinen dhe jepte urdhera per ata qe sherbenin, ne menyre qe te ftuarit te ndjeheshin sa me te kenaqur. Ajo ishte dita e tij, kurorezimi i viteve dhe perpjekjeve te tij.
Biseda shkoi gjate dhe erdhi koha per te fjetur. –U be vone tha ai. Do te ngrihemi nese heret. –Ti po. I thashe. –Une jo. Nuk do te vi neser..
E nesermja ishte nje dite e ftohte. Binte nje shi i imet, perzjere me debore dhe studentet sapo kishin mbaruar mengjesin, ashtu ne kembe, mbeshtetur ne ndonje gur a ne ndonje derrase qe luante edhe rolin e tavolinave. Te mberthyer deri ne fyt me pelerinat dhe me kapuçin ne koke ishin gati per tu nisur per ne stervitje. Vajta drejt Pellumbit i cili sapo kishte perfunduar dhe po behej gati te hante edhe vete. Në bidonin e aluminit, ne fund te tij kishin mbetur kokrra fasule pa leng, qe ashtu te thata ishte e veshtire te haeshin pa i bluar mire me pare. Hengrem te dy nga pak. Nderkohe te gjithe te tjeret ishin larguar.
Ate dite ne program kishim fiskulture. Nuk kisha as me te voglen deshire te shkoja. Aq me teper te tjeret tashme kishin ikur. Mungesat ishin marre. Nuk e di se cfare justifikimi do te gjeja por nuk kisha deshire te haja nje marshim tjeter, pasi nuk isha rikuperuar akoma nga dita e pare, por edhe nga plaga e rrezimit qe me dhimbte akoma. -Une do te rri sot. Rri edhe ti. I thashe Pellumbit. -Jo, tha. –Do te shkoj sot dhe do te rri neser. Neser kemi, nuk e di se çfarë, por e kam vendosur, neser nuk do te shkoj. -Ne rregull i thashe. Une po shkoj te shtrihem brenda.-Jo. tha- mos ik. Ikim sot dhe neser e bejme pushim.
Ky debat zgjati disa minuta. I perdora dhe i harxhova te gjitha argumentat e mija. E para qe une vete nuk do te shkoja, por qe edhe ai te mos shkonte sot, dhe te shkonim neser secili ne klasen e vet.
-Aman mos ma prish- mu lut. -Ore po ku do te shkojme- i thashe, edhe te duam tani nuk i kapim dot. — —Hajde -me tha- se i kapim. Nuk doja tja prishja. Morrem te dy nga nje pushke druri qe duhej ta mbanim me vete, dhe morrem rrugen per tek Qafa e Topave..
Rruga ishte e veshtire. Ne shume vende e ngrire. E kisha bere dy here kete rruge naten para disa ditesh, dhe tani po e beja diten, por isha ne gjendje te dalloja kthesat. Sapo arritem pyetem se ku ishin klasat tona ne rreshtin e gjate me studente qe kishte ndaluar dhe priste te jepej komanda per te ecur perpara. Gjetem klasen time. Ajo e Pellumbit ishte me perpara. U ndame thjesht me Pellumbin, hajt se shihemi pas kesaj…
Aty ishte hera e fundit qe e pashe Pellumb Rrapon.
—–
U spostuam pak nga Qafa e Topave, duke ndjekur nje shteg te hapur nga studentet qe ecnin para nesh, dhe hyme me shume veshtiresi ne nje zone me drure te rralle ne te dy krahet e shtegut qe po ndiqnim. Tani eren dhe shiun e perzjere me debore e kishim perballe. Ndaluam perseri, dukej qe pararoja kishte veshtiresi te gjente shtegun ose te çante deboren.
Fshikullimi i eres dhe debores ne fytyre u be i padurueshem. Djersa qe kishim ne trup filloi te thahej dhe i ftohti po behej i padurueshem. U ngjeshem tek njeri tjetri dhe krijuam nje mase trupore qe e rrihej pa pushim nga era. Perballe, larte kisha Meçekun e ngrysur, renkues, gri.
Te vetmet fraksione optimiste ishin, pamja e degeve te nje peme prane, qe te rrahura nga era kishin formuar flamuj akulli, qe sa vinte dhe e zmadhonin siperfaqen e tyre. Nje zog vetmitar, trim, e gaztor, qe ne kerkim te dickaje nuk donte tja dinte per stuhine dhe kercente nga nje dege ne tjetren, duke sfiduar thellimin dhe duke na detyruar neve ta ndiqnim me sy ne levizjet e tij.
Urdheri i shumepritur per te levizur erdhi si nje shpetim nga i ftohti i padurueshem. Shpresonim qe te hynim ne nje zone ku era te mos na kapte. Dhe keshtu ndodhi, gradualisht era pushoi dhe bora nuk binte me me intensitet. Filluam te shikonim me mire, megjithse pamja ishte gjithnje nje gri e erret, e thyer. Dallonim siluetat e shokeve qe ndiqnin shtegun për në krahun tjeter te malit, ku mesa duket nje nga majat e tij, qe do te kapej, ishte edhe qellimi i ketij marshimi.
Unë arrita me vonese dhe ndoshta i kisha humbur instruksionet dhe shpjegimet qe me siguri duhet te ishin bere perpara se kolona me studentë te nisej. Duke qene se isha akoma jo shume i kenaqur qe nuk e bera pushim, ja dorezova llogjiken dhe arsyetimin mbi levizjen, ecjes se perbashket duke patur besimin e forte e te palekundur se shoket qe kisha para dhe mbrapa meje do te benin cdo gje qe mundeshin per te me ndihmuar, sikurse do te beja edhe une per ata. “Ki kujdes, ka kthese”. “Kemi grope perpara”. “Kujdes degen e pemes”. “Prit sa ta hap edhe pak shtegun”. “Te terheq une”. “Ma jep doren”.”Ec edhe pak se del”. “Mbahu tek une”.
“Mbahu tek une” eshte nje nga lejtmotivet e jetes ushtarake. Sidomos kur sherbimi dhe detyra te vene sprova te forta per te perballuar. Ka plot raste kur dy shoke qe mund te jene grindur me pare, dhe e shohin shtrember njeri tjetrin, me pas, ne veshtiresi jane dy qenie te aferta, te dashura, dy vellezer qe lene koken per njeri tjetrin. Kjo marredhenie vjen vetvetiu. Ajo nuk eshte shkruajtur ne asnje kod, ligj apo rregullore. Ato dite atje, marshimi, puna per hapjen e rruges, stervitjet e gjata ditore, veshtiresite qe ndesheshin ne cdo moment, gjithe diten bashke, na kishin afruar shume. Ishte nje ndjenje njerezore e pashprehur, e brendeshme, por qe qendronte ne ajer, qe na ngrohte, qe na shtynte te ecnim perpara, ne ate faqe te ngrire mali, ne muajin me te ashper te dimrit, te mbyllur ne nje kuti te stermadhe, qe per tavan kishte rete e ulura mbi kokat tona dhe dysheme e mure kishte male dhe debore. Ne nje dite fatalisht gri…
Mbasi kishim ecur per nja nje ore dhe pothuaj e kishim pershkuar pjesen me te madhe te faqes se malit, era pushoi dhe nje qetesi e çuditshme ja zuri vendin zhurmes se saj. Kolona ndaloi. Perpara nesh doli profesori i fiskultures qe quhej Ylli. Ai po na spjegonte qe ne ate pozicion ku kishim ndaluar, ishim ne lartesine e majes se Dajtit. Dhe me te vertete, mbrapa kishim faqen e Meçekut qe po perpiqeshim te ngjisnim, dhe perballe pjesen e pasme te malit te Dajtit, pra jo ate qe jemi mesuar ta shohim nga Tirana, dhe me sy dukej qe ishim pothuajse baraz me majen e tij.
Une e ngacmoja profesorin here pas here, dhe nuk e di se perse dola perballe klases perbri me profesorin dhe fillova tju thoja diçka atyre por qe nuk arrita ta mbaroja. Tek degjoja zerin tim ne ate heshtje te thelle, degjova nje renkim te thelle qe vetem malet mund ta leshojne dhe pashe se mbrapa shokeve qe ishin me fytyre nga une, vraponin disa topa te vegjel debore, qe pasoheshin nga disa me te medhenj. Ndalova se foluri, dhe instinktivisht u ktheva dhe mora te vrapoja perposhte. U mbulova nga nje mase e madhe debore qe me mori me vete si nje leckë dhe me perfshiu te gjithin me nje force te paprovuar ndonjehere.
Papritur brenda ne debore, nje trup njeriu u perplas me mua, u ngjit, u mundua te mbahej, duart e leshuan, por kembet e tij me shtrenguan ne mes. Po zbrisnim te dy ne nje vije te drejte me shpejtesi, ndoshta rrafsh me token, thelle, brenda ne debore. Trupi tjeter po me shtrengonte fort dhe po me merrej fryma. Duart i kisha perpara ne mbrojtje te kokes. U perpoqa te rrotullohesha majtas dhe ta hidhja trupin e ta largoja nga vetja. U rrotullova djathtas. Jo. E pamundur. Ai nuk me leshonte. Isha ndoshta e vetmja shprese per te, megjithese ishim te dy te mbytur ne thellesi. Pushken e drurit me sa duket e kisha akoma ne dore. Mendoja se nese e largoja nga vetja trup-njeriun qe me kishte kapur, do te shpetoja. I dhashe pushkes se drurit me force, duke bere nje leve. E mbeshteta ate ne toke dhe i meshova me te gjitha forcat qe me kishin mbetur. Menjehere u anova ne krahun e majte dhe shtyva fort. Njeriu ra. Humbi ekujlibrin dhe me leshoi.
Sapo u clirova, fillova te rrutullohesha ne forme rrathesh vertikale brenda ne debore. Rrotullimi i fundit me hodhi larte dhe une dola pergjysem ne siperfaqe te debores. Nuk e di se sa zgjati kjo. Por duhet te ishte e shpejte.
Perballe kisha tre peme. U sula drejt tyre kemba doraz. Kisha frike se debora si nje perbindesh me zgjatimet e tij, po me ndiqte nga mbrapa per te me mbuluar perseri. U kapa fort tek pema qe kisha me afer, dhe u mundova te merrja fryme thelle. Bora me kishte hyre ne te gjithe trupin, por nuk e ndjeja fare te ftohtin e saj. Ktheva koken per te pare lart. Orteku kishte ndaluar dhe une kisha ecur me shume se te tjeret brenda ne te. Shoket e mi te klases filluan te dilnin nje nga nje nga Debora, duke thirrur njeri tjetrin. Po me kerkonin edhe mua. Ju thashe se jam mire. Nuk dija se çfare te mendoja me pare. Po qetesohesha ngadale. Kisha shpetuar.
Tek pashe shoket qe po dilnin nje nga nje, mendova qe e gjthe kjo ishte nje shaka e keqe e natyres dhe pa pasoja. Pemen e kisha kapur fort dhe nuk e leshoja. Po shtypja boren me kembe dhe po rregulloja vendin qe te qendroja me mire ne kembe. Isha me kurriz nga faqja e malit. Ne krahun tim te majte ishte nje pyll jo i dendur. Nje ze i keputur vinte qe andej. –O “Pello” ndihme.
“Pello” ishte nje emer qe studentet qe nuk e njiheshin, therrisnin njeri tjetrin. Perdorej pak. Por ishte pergjithesues. Dhe jo me kuptim te keq. Ktheva koken dhe pashe nje student qe po zvarritej te dilte nga pylli. Ishte i teri i mbuluar me gjak ne fytyre. Mu duk si nje nga ato figurat e frikshme qe po dilte nga pylli i ndonje perralle. Pamja e tij me tronditi dhe mbeta ne vend pa ditur se çfare te beja. E shtrengoja akoma fort pemen tek e cila mbahesha. Kisha frike ta leshoja sepse mendoja qe nje ortek tjeter mund te godiste nga çasti na çast dhe nese do te mbahesha tek pema, ndoshta do te shpetoja. O “Pello” ndihme, renkoi perseri..
U sula me te gjitha forcat drejt tij, e kapa me doren e djathte, mbeshteta pushken e drurit qe me sherbente tashti si nje shkop. E ngrita ne kembe. Shpejt i thashe te ecim te dalim qe ketej ne nje vend te sigurte. Filluam te zbrisnim poshte te dy. E mbaja per krahu fort qe te mos binte. Ndoshta ai nuk shikonte fare. Duhej te ishte çare ne koke. Kisha frike ta shihja megjithese koken e tij e kisha ngjitur. Duhej te iknim nga faqja e malit. Nje ortek tjeter mund te na godiste. Kjo ishte gjeja e pare qe duhej bere. Pastaj do ta shihja.
U degjuan disa krisma, zera, thirrje, emra, ulurima. Vazhdoja ta terhiqja studentin pas vetes, poshte e me poshte, here zvarre e here ne kembe. Arritem tek rruga. Afer me vendin qe kishim hapur naten e pare. Ajo ishte mbuluar perseri ne te njejten menyre nga bora. Mbas shume perpjekjesh dolem ne rrugen e paster por te akullt. Tani e dija mire kthesen. Nuk mund ta gaboja.
Nga te gjitha anet degjoheshin krismat e te gjitha llojeve te armeve qe zbrazeshin kuturu dhe krijonin nje gjendje te renduar. Disa zbrisnin e disa te tjere ngjiteshin. Te plagosur qe mbaheshin tek shoket zbrisnin. Te tjere studente ngjiteshin per te ndihmuar. Kollona ishte shpartalluar teresisht dhe kaosi kishte mberthyer te gjithe strvitjen dhe vete fushimin. Dukej qarte qe beteja me armikun e bardhe ishte humbur. Tani nuk degjoheshin me urdhera. Vendin e tyre e kishin zevendesuar thirrjet per ndihme, dhe thirrjet e atyre qe ndihmonin.
Djali qe kisha ne krahe sa vinte dhe rendohej. Morem kthesen dhe tani kishim dale nga rreziku i ortekut. Ndalova, nxorra shamine e xhepit dhe fillova ti fshija syte, dhe u mundova qe ti gjeja plagen. Duart mu lyen me gjak. Pastrova sa munda. Gjak rridhte me pak. E shtrengova shamine aty ku ishte plaga kryesore. Duhej te nxitonim. Kishte humbur gjak. Fytyren akoma nuk mund tja shihja. I gjate ishte pothuaj sa une, ndoshta pak me i beshem. Ai po ecte me veshtiresi. Une duhet te shpejtoja. Duhej patjeter te arrija sa me pare ne Infermjeri. Aty kishte edhe mjek. Ata do te benin patjeter dicka.
-Shpejt. Shpejt. I thosha. Mbahu. Edhe pak arritem. Me shume mundim e shtuam pak shpejtesine.
Pikerish tek vendi ku isha rrezuar disa dite me pare, reshkitem te dy ne akull. – Oh – bëmë te dy. Mu duk sikur nje vazo e madhe qelqi me ra nga dora dhe u be cope e cike. Nuk e di a do ta mbante djali edhe kete te rrezuar. Une rashe dhe u vrava perseri ne te njejtin vend, ne vithen e majte, duke shtuar edhe peshen e shokut qe kisha ne krah. Dhimbja ishte e padurueshme, por shokun nuk e kisha leshuar. -Je mire-e pyeta. Ai mezi fliste. –Shpejt. -I thashe. E mora pothuajse ne kurriz. Nuk shikoja me. Vetem ecja. Fryma po me merrej. Zemra po me dilte nga vendi. Po prapë ecja.
Kur arritem ne infermieri pashe qe mjeket dhe infermieret, dhe kush kishte mundesi te ndihmonte, po punonin me intensitet dhe gatishmeri te larte. Sapo me pane me studentin ne krah, erdhen drejt meje dhe ma morren. Dy te tjere me kapen edhe mua per krahu te me fusnin brenda. Mesa duket isha lyer edhe une me gjak. Jo i thashe jam mire. Mjeku e vizitoi te plagosurin tim. Dha disa urdhera dhe filluan ta zhvishnin e ta pastronin nga gjaku. Po prisja, dhe ne nje moment kur mjeku u afrua, e pyeta: – Do jetojë doktor? Çfare ka? –Ka nje çarje te thelle ne koke do ta qepim dhe me pas do ta kontrollojme me imtesi. Por pa merak. Do te jetoje. Parametrat e tjere i ka ne rregull. Ka qene me fat se e prune shpejt. U lehtesova disi.
Nuk degjova kurre me pas per te. Madje as fytyren nuk ja kisha pare. Por kjo skishte pike rendesie. Ai ishte nje nga ne. Kishim te njejtin fat.
—
Shkova tek fjetorja. Aty gjeta Landin shokun tim te klases ne gjimnaz. U gezova qe ai ishte mire. Me pas u plasa ne krevat. Po mundohesha te kaloja nepermend te gjithe cfare ndodhi. Ngjarjet mu lidhen me njera tjetren. Bora e nates se pare qe kishte bllokuar rrugen, nuk ishte bore e rene normalisht aty. Ajo ishte bore e prure aty nga orteke te rene me pare. Si ka mundesi askujt nuk i shkoi ndermend kjo. Pse u mjaftuan thjesht me hapjen e rruges dhe askush nuk pyeti se si u gjend aty nje sasi kaq e madhe dhe e pazakonte bore. Nese kjo do te ishte analizuar, at’here ngjitja ne Meçek do te ishte akoma me e studiuar dhe ndoshta nuk duhej kryer ne ate situate te motit dhe terrenit.
Katedra e fiskultures qe organizoi marshimin, megjithese mendoi se i kishte marre te gjitha masat, ortekun nuk e kishte llogaritur. Pakujdesi qe ju kushtoi shtrenjte edhe vete atyre, sepse edhe vete ata u plagosen, disa edhe rende.
U ngrita nuk po me rrihej. Po prisja te vinin shoket e klases time. A kishin shpetuar te gjithe? Bashke me nje pjese te tyre, erdhi edhe lajmi se nje ortek i dyte kishte perfshire nje pjese te atyre qe ishin goditur nga orteku i pare, por edhe nje pjese te atyre qe shkuan per ndihme. Te plagosurit ishin ne nje numër te madh dhe sherbimi po ju jepej atyre qe ishin me keq. Pak me vone u degjua zhurma e helikoptereve qe erdhen ne ndihme nga Tirana, u ulen me veshtiresi ne Qafen e Patates. Nepermjet nje shtegu mund te shkoje deri atje, por i donte njezete minuta te mira. Barrela nuk kishte per te gjithe te plagosurit dhe u perdoren pelerinat.
Nata ra dhe u nderpre çdo aktivitet. Per shkak te kohes se keqe qe shfrynte papushim, u nderpre energjia elektrike ne menyre qe te mos ndodhte ndonje ngjarje tjeter. Nen ze, dhe me keqardhje per shoket qe mungonin, te gjithe filluan te tregonin se çfare ju kishte ndodhur dhe çfare kishin pare. Peshperitej qe kishte te vdekur. Nje mjek i Spitalit Ushtarak qe kishte ardhur ne ndihme me helikopter kishte thene: -Mos me sillni te vdekur. Me sillni te gjalle qe ti shpetoj.
Klasa ime nuk kishte asnje jete te humbur dhe as demtime te medha. Por nje pjese e krevateve te vitit te trete qe kishim perballe ishin bosh. Shpejt e mesuam se kater prej tyre Pellumbi, Bujari, Iliri dhe Aleko kishin humbur jeten dhe shume te tjere ishin plagosur. Njeri me rende se te tjeret. Ishin plagosur rende edhe Dashi me Bardhin. Ashtu ne erresire e gdhime gjithe naten.
Krevati bosh i Pellumbit, me dukej si nje grope e zeze. Vetem nje nate me pare ishim atje duke biseduar e kujtuar. E pabesueshme. Prisja qe te nesermen te merrnim lajmin qe shoket perballe kishin shpetuar te gjithe.
Per çudi dita e neserme ishte nje dite me diell. Nje dite shume e bukur. Ishte nje dite qe bores mund ti shijoje bukurine, mrekulline dhe romantizmin me te cilin ishim mesuar ta shikonim. Nuk ishte ajo debora agresive, e tmerrshme, vrasese. Por nuk ishte e njejta gje per mua. Tani e pergjithmone. Orteku me mesoi qe ta shoh boren ndryshe. Ti ruhem shkelqimit dhe bukurise se saj tinzare. Nen ate pamje terheqese, nen ate bukuri magjike, gjendet ai shpirti i keq qe ndjell kalimtarin dhe pastaj e godet me te ftohtin, lageshtiren. rreshqitjen, humbjen, ortekun e plot rreziqe te tjera.
Rrugen e mjeteve ishte e qarte tashme qe orteket e kishin bllokuar, dhe te plagosurit qe nuk ishin transportuar diten e pare, mjetet e ushtrise dhe te Spitalit Ushtarak po i merrnin ne Qafen e Patates. Me thane qe xhaxhai im kishte ardhur nga Tirana dhe po me kerkonte. U nisa per aty. Rruges, arrita tre studente, dy prej te cileve, te skuqur e uje ne djerse mbanin nje te trete qe çalonte. U afrova dhe pashe qe “i plagosuri” ishte shoku im i klases, i cili nuk kishte marre pjese ne stervitjen e djeshme dhe kishte qendruar gjithe diten ne kapanon pa dale jashte. – Ma lini mua se e mbaj une i thashe studenteve qe ndihmonin. –Po iki- tha shoku im. –Po kerkon te shkosh ne spital? Po ti s’ke gje. – Me thane qe nese do te shkosh, te çojne menjehere – tha ai. –Do besh merak gjithe dynjane. I thashe. -Dhe tani ec vete. Kur te arrijme atje mbahu tek une. U habita, me erdhi keq, por s’kisha çfare te thoja, ishte zgjedhja e tij.
U takova me xhaxhane tim. I tregova se çfare ndodhi. I thashe te mos u tregonte prinderve te mi. T’u thoshte se ne kishim “mesim ne klase” dhe se nuk isha ne grupin e studenteve qe u godit. Xhaxhai donte te me merrte me vete por une nuk pranova. Me premtoi se nuk do t’u tregonte prinderve te mi. Ne fakt mbas disa hezitimesh, kur i takoi ata, u tregoi gjithshka kishte ndodhur.
Pas nje ose dy ditesh na lejuan te shkonim ne shtepite tona. Kur po futesha ne rrugicen e pallatit tim, e gjithe lagjja po me shikonte… Isha nje nga ata te Ortekut, por qe kisha shpetuar..
Gati nje muaj me vone, nje mbasdite, nuk e di se per çfarë arsye, hapa deren e klases se vitit te trete. Dallova menjehere vendet bosh, ku ishin ulur me pare Iliri, Alekua, Bujari dhe Pellumbi. Ne vend të tyre, mbi banga ishte vendosur nga nje tufe me lule. Ato lule nuk u hoqen nga bangat, deri sa viti i trete i Deges se Prapavijes u diplomua….