Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike e kërcënime, mediat vuajnë mungesën e financave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike e kërcënime, mediat vuajnë mungesën e financave
KronikeKryesore

OSBE: Gazetarët shqiptarë nën dhunë fizike e kërcënime, mediat vuajnë mungesën e financave

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë vlerësoi sot si të vështirë dhe problematike gjendjen e shtypit shqiptar. Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, foli me shqetësim për sulme fizike, kërcënime dhe ngacmime, që pësojnë gazetarët në Shqipëri gjatë veprimtarisë së tyre.

Ndërsa përfaqësues të komunitetit të medias vendase pohojnë se kushtet e punës së gazetarëve në Shqipëri po përkeqësohen nga viti në vit. OSBE shprehu shqetësim për keqësimin e shpejtë të lirisë së medias në hapësirën e anëtarësisë së vet, sidomos pas sulmit të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën, periudhë kur propaganda dhe keqinformimi janë bërë sfida kryesore në shumë vende.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Riberio, thotë se mediat e lira dhe të pavarura janë element themelor për funksionimin e demokracisë dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore. Ajo shtoi se sfidat dhe puna e gazetarëve po bëhen përherë e më komplekse, se shqetësimet për të drejtat e tyre janë reale dhe se gjendja është vërtet alarmante.

- Publicitet -

“Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera anëtare të OSBE-së ne vazhdojmë të shohim gazetarë, që marrin pasoja dekurajuese gjatë punës, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet dhe ngacmimet, ku ata publikojnë shkrime me interes të lartë publik” – thotë zonja Ribeiro.

Ajo i bëri këto komente online gjatë Forumit të Tetë të OSBE-së për Zhvillimin e Medias, ku u bashkuan shumë diplomatë, gazetarë, pedagogë, zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë. Zonja Riberio theksoi se shumë media vuajnë nga mungesa e financave, deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre.

“Në këto të vështira është themelore që media të ruajë standartet profesionale dhe të ndihmohet sot më shumë se kurrë në përballjen me keqinformimin dhe propagandën, për të krijuar një klimë besimi, dialogu, dhe demokraci cilësore”, thotë zonja Riberio.

Ekspertët pohojnë se shqetësime kryesore në Shqipëri mbeten transparenca mbi pronësinë e mediave, transparenca e financave të tyre si dhe përqëndrimi i mediave në pak duar. Një tjetër kërkesë në komunitetin e gazetarëve është edhe transparenca financiare e mediave për të qartësuar lidhjet e politikës me pronarët e medias. Drejtuesja e organizatës të verifikimit të fakteve Faktoje.al, Klodiana Kapo, thotë se transparenca financiare do të rrisë pavarësinë dhe integritetin e gazetarëve dhe mediave, të cilat deri tani shpërndajnë shumë shpesh lajme me një burim dhe e kanë lënë qëllimisht pas dore verifikimin e ngjarjeve nga shumë burime.

“Gazetarët shqiptarë vazhdojnë të jenë të censuruar dhe të vetëcensuruar. Ndaj tyre ka intimidime dhe dhunë fizike në raste të caktuara. Mungon transparenca e institucioneve publike. Mungon liria e gazetarit për të qenë në konferenca shtypi, për të bërë pyetjet e tij dhe për të marrë përgjigjet e kërkuara” – thotë zonja Kapo.

Vëzhguesit pohuan se sot më shumë se kurrë flitet për lajme të rreme, për keqinformim, propagandë, të cilat prodhohen kryesisht nga politika dhe nga bizneset, ndërsa mediat, në pronësi të bizneseve, përdoren si elementi fundor për të shpërndarë këto keqinformime, propaganda dhe lajme të rreme. Ndërsa drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali thekson se në Shqipëri po ndodh një përkeqësim i vazhdueshëm i lirisë së medias, duke nisur nga mosqasja në infomacion të lehtë e të rregullt prej qeverisë. Nga ana tjetër kushtet e punës së gazetarëve janë gjithnjë në përkeqësim për shkak të konfliktit të interesit të pronarëve të tyre, shtoi ai.

“Me konfliktin e madh të interesit, që kanë pronarët e mediave shqiptare, se nga një anë kanë bashkëpunime me qeverinë, qoftë me koncensione, me leje ndërtimi etj.etj., nga ana tjetër drejtojnë media, që mund të jenë shumë të mëdha, ne nuk mund të presim që këto media të jenë në shërbim të publikut. Ato janë në shërbim të interesave të pronarit. Kjo bie edhe mbi gazetarët, se në këto kushte ato nuk mund të jenë të lirë në punën e tyre, sepse çdo çast do të ruhen nëse cënojnë apo jo ndonjë interes të pronarit me shkrimet e tyre”, thotë zoti Cukali.

Përfaqësuesit e komunitetit të mediave pohojnë se sa më shumë agjenci informimi po krijohen në Shqipëri, aq më shumë po zvogëlohen mundësitë e gazetarëve për të marrë informacion, dhe se shtimi i zyrave dhe agjencive për informim ka shtuar filtrat, që e pengojnë informimin. Sipas tyre, sot gazetarët kanë më pak akses për informacion se një vit më parë dhe shumë herë më pak se sa 5 vjet më parë. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • ?+ says:
    October 12, 2022 at 8:21 am

    mediat vuajnë mungesën e financave.
    çdo të thot kjo? ti paguajë shteti dmth ne me taksat tona?
    yyy qelbësira
    doni të vidhni paret e popullit me median, propaganduesen e qelbur borgjeze.

    Reply
  • demo says:
    October 12, 2022 at 8:56 am

    Gazetaret ne Shqiperi rrojne 100 vjet prej qeverrise.Gazetaret e leshit vuajne ne radhe te pare nga injoranca e tyre,mungesa e kultures,e profesionalizmit.Te ngrihet komision per gjuhen,ti marre ne provim,ngelin te gjithe ne provimin e Drejtshkrimit.
    Televizionet,sa kohe marrin per gazetare,kameramanet e Dasmave,nuk kane nevoje tu paguajne rroga,as sigurime shoqerore.
    Gazetaeret censurohen nga drejtuesit dhe pronaret e medias se vet, kur prekin kompani korrupsioniste,qe kane Lidhje me Pronarin.
    Gazetaret denohen nga pronaret dhe drejtuesin kur nuk cpifin dhe nuk jane te afte te sajojne cpifje per Armikun e Pronarit.
    Gazetaret dergohen si mish per top dhe kamikaze ne lufterat e pronarit,si ndodhi ketp muaj me gazetaret e News-24 ne plazhin e Golemit,se kapterr skrapari jo vetem ka zaptuar qindra hektar plazh e det te popullit por edhe ka bllokuar kalimin e lire te pushuesve duke ndertuar mur betoni deri ne det,jo si enveri,por si Muri Berlini.Kjo lufte e piset quhet Liri e Medias.Goditja e korrupsionit te Pronareve dhe drejtoreve te Medias,shpallet Goditja e Medias se Lire dhe te Ndershme.
    Gazetaret e korruptuar i bejne shantazh firmave korrupsioniste duke ju vene gjoba me filmime dhe fakte korrupsioni .

    Reply
  • gjergji says:
    October 12, 2022 at 9:00 am

    Ndofta nuk e dijne se gazetaret shqiptar jane shume me te pasur se koleget e tyre ne cfardo shteti.Po ju kujtoj: Fevziu,Bejtja,Shkullaku,Rakipi,Sonila e stafi gazetaresk i TV Syri e shume e shume te tjere jane ne majen e mirqenies sociale ne saj te pasuris se frikeshme qe ato kan.

    Reply
  • xy says:
    October 12, 2022 at 9:03 am

    media është shërbëtore e klasës në fuqi.
    si funksionin media?
    një njeri që ka lek lidhet me një parti. ai siguron ofiqe duke bërë propagandë për ta.
    psh nëse drejtuesi i syri tv është me saliun ai do bëjë propagandë për saliun. kjo quhet liri e medias. që dmth vazhdimësi e ligjëruar e pushtetit të borgjezisë.
    poshtë media kapitaliste.
    poshtë pronarët dhe borgjezët

    Reply
  • intelektuali says:
    October 12, 2022 at 9:09 am

    Une per vete do t’i rekomandoja OSBE perpara se t’u jape mendje gazetareve dru me pre shqyptare qe nuk njohin njesite matese te energjise si nje rezil i gazetarise shqyptare ne syte e Botes, pra intelektuali i rekomandon organizates prestigjoze OSBE:

    QITE NGA KASAFORTA ENVERISTE RAPORTIN ZYRTAR PER HAJNINE E EDI RAMES ME 200 MILION DOLLARE TE DEPOZITUARA NE USA

    sepse:

    Vetem keshtu shqyptaret do te rikthejne besimin qe kishin tek ju

    Reply
  • Phoenix says:
    October 12, 2022 at 9:12 am

    Gazetaret Shqiptare dhe me tej, jane te gjithe te shitur.

    Asnje po asnje Gazetar nuk denoncoi dhe denoncon Mashtrimin e Plandemise, gjenocidin e Vaksinave, mashtrimin e ndryshimeve klimaterike, sabotimin e ekonomive Perendimore, inskenimin e luftes e shume gjera te tjera te rendesishme.

    Gazetaret thjesht merren me Politike, opinione dhe bejne papagajte e kanaleve zyrtare te autoritetit. Kjo tregon se jane te gjithe nen nje rroge. Kaq mjafton qe te kuptoni se c’fare perfaqesojne mediat dhe gazetaret kudo e jo vetem ne Shqiperi.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 12, 2022 at 9:16 am

    Po gazetaret ca do bejne kur te vije great reseti?

    Reply
  • Phoenix says:
    October 12, 2022 at 9:24 am

    Do ti flakin si nje limon i shtrydhur ne grope te hales, o Balena. Po konsoliduan ata Diktaturen Globale Teknokrate, nuk do te kene me nevoje per zyra propagande, gazeteruce e politikane.

    Reply
  • LEON says:
    October 12, 2022 at 9:46 am

    Gjendja e Medias ne kete vend cudirash eshte MJERANE.
    U ndodha ne nje Konference shtypi te Trajnereve te Futbollit ne nje Rreth te Rendesishem.Traineri i Tiranes ne ate kohe ishte i huaj dhe asnje nga gazetaret e atij rrethi nuk dinte gjuhe te huaj,,keshtuqe u detyrova te beja perkthyesin.Ne kohe te Zogut kur populli ishte 90% injorant,analfabet fare,gazetare ishin Vangjo Koca,Gjergj Bubani,Mustafa Greblleshi,Petro Marko,Nonda Bulka,.Sot niveli mesatar i popullsise,eshte ku e ku me i larte se niveli i gazetareve.A e dini si punesohen gazetaret e rretheve?Ja,ua thom une.Thirren kandidatet per gazetare ne seline e Televizionit.Kush ka Kameren me te mire dhe kush ka veturen me te mire,punesohet gazetare.Keto mjete i kane Dasmaxhijte,keshtuqe Ata fitojne.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 12, 2022 at 12:06 pm

    Po mire o Phoenix po si do behet me keta qe dine per Illuminatin etj. qe jane gazetaruc te larte? Ca do bejne ata?

    Reply
  • Vrojtuesi says:
    October 12, 2022 at 12:54 pm

    Kesaj I thone prralla me mbret! Ne vendin tone gazetaret e vecanerisht nje takem analistesh flasin ashtu sic e do interesi i tyre si ai personal ashtu dhe I diktuar nga ai qe qendron mbrapa tyre . Nuk besoj se do te kete vend ne bote qe ne media e vecanerisht ne televizione te kete aqe shume programe politike dhe ku ne shumicen e tyre kryefjala eshte si dhe kush te flasi kunder kryeministrit duke MOs munguar ketu dhe thirrjet antikombetare! Ndoshta duhet theksuar se shteti nuk duhet te tregohet tolerant me shume sec duhet.
    Do ishte e domosdoshme te gjykohej dhe pagesat super te majme te tyre, qe sfidojne realitetin tone , po ashtu dhe vilat qe kane nga dolen , etc etj?!?!

    Reply
  • intelektuali says:
    October 12, 2022 at 2:05 pm

    Ne vend te llafoqylit konspirativ te globalizmit boteror, ja nje pyetje direkt ne shenjester:

    PSE E FSHEHU OSBE RAPORTIN ZYRTAR QE PUBLIKOI PER HAJNINE E EDI RAMES ME 200 MELEONE DOLLARO TE DEPOZITUARA NE SHBA?

    sepse:

    Une per vete them ate qe do te thone edhe te gjithe shqyptaret dhe qe nuk e tha asnjehere media jone servile amatore kombetare dhe qe eshte e fshehte publike qe e dine edhe kalamajte e vegjel:

    OSBE E FSHEHU RAPORTIN DEMASKUES PER EDI RAMEN SEPSE BERI SHURREN NE BREKE DHE MBUSHI BREKET KUR CUNI I KRISTAQIT I KERCENOI SE DO T’I PERZINTE ME DAJAK

    por:

    Po te shikojme si jane strukur ne brima miu gazetaret dhe gazetat ne SHBA pas sulmeve sorosiane kunder ish Presidentit Trump me akuza monstruoze per bashkepunim me Putinin, atehere gazetaret lilipute amatore shqyptare servile dhe pa breke te bythe duken ne krahasim me gazetaret barkderra amerikane si:

    TRIMA TE VERTETE

    Reply
  • Mario says:
    October 12, 2022 at 3:07 pm

    Kush ua ben kete dhune gazetarve, nuk kemi pare te dhunohet asnje nga qeveria dhe sa per mbeshtetje financiare kjo nuk behet nga shteti, sepse nqs behet nga shteti atehere nuk jane te pavarur. Cfare jane keto raporte idiotike? Duhet te kuptojme, qe keto raporte pergatiten pikerisht nga mediat e korruptuara qe kemi te cilat duan ta shikojme Shqiperine sa me keq per te bere lajme.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    October 12, 2022 at 6:11 pm

    Merini shikoni vilat ku jetojne punonjesit e Medias, vila super luksoze.
    Kush ja jep kete informacion ketyre ?

    Reply
  • xy says:
    October 12, 2022 at 6:20 pm

    e kam thënë:
    media ësht vegël e borgjezisë botërore
    mos besoni gjërat e medias por të vërtetat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
  • Horoskopi 23 qershor 2026: Dashuria surprizon disa shenja, financat kërkojnë kujdes
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Vlora 97 on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Nje shqiptar on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. Ppsh on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?