Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: Nëpunësve të administratës iu bë presion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: Nëpunësve të administratës iu bë presion
Lajmi i funditPolitike

OSBE-ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: Nëpunësve të administratës iu bë presion

Published: October 23, 2025
Shpërndaje

OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin e plotë për zgjedhjet e 11 majit që u mbajtën në vend.

Në raportin e OSBE/ODIHRtheksohet se Partia Socialiste ka pasur ndikim në këto zgjedhje, për shkak të pushtet që ka.

Më tej bëhet me dije se në këto zgjedhje, nënpunësve të administratës iu bë presion nga PS-ja.

- Publicitet -

Akuza për presion dhe intimidim nga ana e partisë në pushtet ka pasur dhe nga votusit.

Në fund OSBE thekson se kandidatët në zgjedhje nuk gëzuan mundësi të barabarta.

Pjesë nga raporti:

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis tejet të polarizuar, ku garuesit nuk gëzuan mundësi të barabarta.

Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësinë të bëjnë fushatë lirshëm, megjithëse disa raportuan se u përballën me intimidim.

Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Votimi jashtë vendit, i realizuar për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht dakordësimit politik dhe miratimit të vonë të kësaj mase, si dhe disa problemeve organizative.

Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë për kandidatët që ishin ndërkohë në detyrë.

Gjithashtu, pati shumë akuza për presion ndaj votuesve, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike.

Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i tij i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaluan praktikat abuzive.

Përqendrimi i pronësisë së mediave, që minon pluralitetin e burimeve të lajmeve, së bashku me autocensurën mes gazetarëve dhe dominimin e mbulimit mediatik nga dy partitë më të mëdha, kufizuan mundësinë e zgjedhësve për të bërë një zgjedhje të informuar.

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • fjala says:
    October 23, 2025 at 10:41 am

    Ja derguan nje kopje Sali Berishes? Sado parregullsi te kene patur zgjedhjet, parregullsia me e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret e vertete eshte qendrimi i drejtesise shqiptare perballe krimit fatal qe vazhdon te kercenoje vendin : dhenien e drejtesise qe mungon. Ky eshte krim qe nuk falet. Sot degjova , atni, ne TV Kryetarin e Keshillit larte te drjtesise qe u jepte porosi magjistarteve ! Birbil nga goja, per here te pare e shikoja dhe degjoja, pa lere qe kishte dhe ca shprehje qe perplaseshin me mohim te pohimit ose e kunderta dhe dukej sikur dilte nga nje eufori, por s’ka rendesi; KLGJ eshte pergjegjesi nr1 se ç’ndodh ne drejtesi dhe me ato qe kane ndodhur e vazhdojne tregon se ai keshill punon me nje dore, ecen me nje kembe dhe i vetdijshem nuk perfaqeson drejtesine por prokuroret dhe gjyqtaret qe japin padrejtesi. Pas zgjedhjeve, kollona qe mban demokracine ne kembe, eshte drejtesia dhe kur ajo s’ecen, s’ka demokraci, s’ka liri por sundim privé dhe çthurje. Pradaj sa kohe ky kryetari birbil sot mos te shese mend neper tv por te gjeje veten ne pergjegjesine qe ka. Mos te kerkoje pavaresisne e padrejtesise ! Parate keta i marrin miljona nga taksat e qytetareve. E kuptoj qe edhe komenti apo porosia ime eshte nje hiç, por lirova veten ne nje moment. Ndersa OSBE me duket afersisht sid rejyesia shqiptare, as mish e as peshk. Jane forume qe nuk ja vlejne. Kaq kisha une.

    Reply
  • demo says:
    October 23, 2025 at 11:37 am

    Zgjedhjet pasqyruan qarte voten e popullit dhe ndonje parregullsi u be brenda numuruesve te PD dhe PS,sic ishte rasti i Fierit dhe Tiranes per votat e Tabakut,.Drejtesia e Re Shqiptare SPAK DHE PROKURORET E RINJ TE DALE NGA MAGJISTRATURA, po i japin fund Pandeshkueshmerise. Pushtetareve Hajdute, Kriminele si Sali Berisha dhe Ata qe ju vune prangat perdite,kane hedhur ne aksion kunder Drejtesise te Pakorruptuar,avokatet e korruptuar nga krimidhe Droga,gazetaret delenxhij dhe Portalet gjobaxhij,si Portali Pamfleti,per te perbaltur prokuroret e gjykatesit e rinj profesioniste qe nuk tuten para krimit,por i pergjigjen edhe avokateve seksera te krimit qe trimerohen nga kriminelet qe kane prapa,ligjerisht,.Ai avokati rrugac qe kercenoi prokurorin e Elbasanit ca dite me pare ne sallen e gjyqit,duhet te ishte denuar per kercenimin,jo te lirohej si triumfator,,Dhe gjithe Te korruptuarit e Liruar nga Vetingu qe kane perfunduar Avokate,mbushen portalet e plehrave skuthe si Pamfleti,studiot TV,qe si sheh kush per te perbaltur Prokurorin dhe gjykatesin qe dhane drejtesi ne baze te provave dhe itreguan vendin.
    Ju i doni gjykatesit dhe Prokuroret si ajo gjykatesja e Krujes qe u be skllave e Avokatit sekser,qe liroi nga burgu gjithe banden e Durrsit. Aaaaaaaaa avokati sekseriiiiiii Bajramiiiii,Ramazani!.Nuk ka me Pandeshkueshmeri,,qe te shperblehesh ti me thaset e droges dhe armet e krimit qe ju kapen ne brez.Iku ajo Jallane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply
  • ce says:
    October 23, 2025 at 11:55 am

    Deri ne 2056 sa here do behen zgjedhje ne Shqiperi foltorja e vicidolit do te korre fitoren madheshtore almagojore kujtimhamshore xhelalimedashnore xhelalimegamor ngafarkaderinevore.

    Reply
  • rilindjotizim-sensibilizim says:
    October 23, 2025 at 3:03 pm

    Nepunesve te Administrates ju be presion? Jo mo OSBE-ODIHR jo, ajo kohe presionesh ka perfunduar e tashme i ka lene vendin DETYRIMIT te atyre qe punesohen ne Administrate qe te sjellin dhe numrat e Kartave te Identitetit te familjareve te tyre e te mbajne pergjegjesi direkte per ardhjen e tyre ne zgjedhje, ndryshe i lene shendene atyre rrogave qe marrin atje ku jane!

    Reply
  • P S E ? says:
    October 23, 2025 at 6:37 pm

    Ne qe jemi banore dhe votues ne gjithe keto vite tranzicioni nuk pame shkelje te tilla qe renditen e nenvizohen me kaq force ne kete raport ! Raportuesit e OSBE – se qe kane muaj te tera qe “punojne ” per vleresimin e zgjedhjeve ne Shqiperi iu deshen jo pak por 7 muaj per te bere nje cope pacavure dhe te justifikojne rrogat qe marrin ! Nuk eshte vleresim i besueshem ai qe bazohet ne llafe pazari e shpifje te pa fund sic ben Saliu e mediat e shumta rreth tij : “. . . . u fol keshtu e u fol ashtu , . . . kishte zera se. . . . ” . Kur Saliu i drejtohet publikisht liderit te mazhortances ” Ti je armiku im dhe une jam armiku yt . . ” , por veshguesit e OSBE – se i kane veshet dhe syte te zene per te pare realisht se cfar mashtruesi e shpifesi i pa shoq eshte tribali Sali Berisha dhe taborri qe i vete verberisht pas , perkundrazi raporti ne fjale amplifikon shpifjet dhe fantazine e semure te nongrates !

    Reply
  • demo says:
    October 23, 2025 at 8:48 pm

    Mos u ngushullo me OSBE-ODHIR o Berishe,,Mos fajeso kot katundaret dhe kapterrat komuniste o Berishe,se te keqen e ke prej meje.Me Ate Arifmetiken tate ti je ne rregull.100 katundare qe ju shperndave me certifikatta tokat e demos,,te dalin 100 here me shume vota..Por me kete hesapin tim ALKIMIK,vota ime eshte sa 1000 here votat e katundareve.
    Per hasem te Sali malokut qe me zaptoi Tokat demo qe ne Mars 1992 e deri ne prill 2025 ka votuar Socialisten,.Kete radhe votova Labin e ndershem patriot Agron Shehaj.Prandaj Ti nuk fiton kurre,se hajdutin nuk e do,as shpia vet.

    Reply
  • demo says:
    October 23, 2025 at 8:49 pm

    Mos u ngushullo me OSBE-ODHIR o Berishe,,Mos fajeso kot katundaret dhe kapterrat komuniste o Berishe,se te keqen e ke prej meje.Me Ate Arifmetiken tate ti je ne rregull.100 katundare qe ju shperndave me certifikatta tokat e demos,,te dalin 100 here me shume vota..Por me kete hesapin tim ALKIMIK,vota ime eshte sa 1000 here votat e katundareve.
    Per hasem te Sali malokut qe me zaptoi Tokat demo qe ne Mars 1992 e deri ne prill 2025 ka votuar Socialisten,.Kete radhe votova Labin e ndershem patriot Agron Shehaj.Prandaj Ti nuk fiton kurre,se hajdutin nuk e do,as shpia vet.,.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 23, 2025 at 9:09 pm

    Mos more, paska pas dhe manipulime por edhe presion. Vallahi, kjo eshte hera e pare qe ndodh ne Shqiperine ” Demokratike ” te Katovices se Ramizit. Turp te kene!

    Reply
  • Phoenix says:
    October 23, 2025 at 9:26 pm

    Prit ku te dale Sali karagjozi, e te ulerase me vodhi i gjati, thua se nuk jane bashke si vellezer Siameze Katoviciane ke njeri shikon djathtas e tjetri ne te mengjer, si Shqiponja me dy koka. Ajo Shqiponja me dy koka, per ata qe nuk e dine, eshte nje simbol Masonik i Rozikrusianeve. Dhe nuk e ka vetem Shqiperia kete simbol por e kane dhe shtete te tjera. Po ofendova ndjenjen patriotike te ndonjerit, te me falin, por kjo eshte e verteta dhe duhet thene. Ju kane genjyer dhe manipuluar brez pas brezi.

    Reply
  • Dashi says:
    October 23, 2025 at 10:19 pm

    Demo , ti kështu ekzaltohesh e merr flakë për shumë gjëra . Po çfarë lab i ndershëm është Agron Shehaj , a derëzi , a nuk ishte deputet i Saliut deri dje ? Krijoi një partiçkë , që ca si ti i dhanë votën dhe morri 2 deputetë . Para ca ditësh , morri në telefon Saliun dhe i deklaroi që Shehaj me partiçkën e tij do të mbështetë kandidatët që mbështet PD-ja në zgjedhjet lokale . Me një fjalë , u këthye përsëri te Berisha . Po mirë , pse i hyri mundimit dhe krijoi partiçkë , kur ai ishte deputet te Saliu dhe u këthye këtë rradhe vet i tretë ? . Ama’ o demo , shumë i ndershëm paska qënë ky labi i Vlorës . Të iku vota badihava, o demo , më mirë ja kishe dhënë direkt Saliut , se sa kështu , ja dhe indirekt .

    Reply
  • demo says:
    October 24, 2025 at 12:35 am

    Dashi ti nuk e kupton Arifmetiken(shkruhet aritmetike,por demo e shkruan arifmetike,se ashtu ka qene adet).
    Nje koker orizi me shpejtesine e drites po te perplaset me nje tren ,e ben cope e cike.Keshtu eshte edhe urrejtja e demos per falangat grabitqare te Sali malokut.Urrejtja e demos kur perplaset me falangat grabitqare te Berishes i ben cope cope.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?