Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Raporti i OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Raporti i OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit
Lajmi i funditPolitike

Raporti i OSBE/ODIHR: Cilat janë problematikat më të rëndësishme të 11 majit

Published: May 12, 2025
Shpërndaje

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR paraqiti sot konkluzionet paraprake mbi zgjedhjet vendore të 11 majit në një konferencë për mediat në Tiranë. Shefi i misionit, ambasadori Lamberto Zannier, theksoi se ndonëse procesi zgjedhor ishte përgjithësisht i qetë dhe i organizuar mirë nga autoritetet zgjedhore, një sërë rekomandimesh të mëparshme të ODIHR mbeten ende të paadresuara, ndërsa u evidentuan disa problematika serioze që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

“Nuk ka ende një reformë gjithëpërfshirëse elektorale dhe një pjesë e rekomandimeve të mëparshme janë lënë në harresë. Pavarësisht kësaj, administrata zgjedhore punoi me transparencë dhe në përputhje me afatet ligjore,” deklaroi Zannier, duke përmendur gjithashtu se fushata, ndonëse e qetë, u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të ndërsjella mes drejtuesve kryesorë politikë.

Ndër problematikat e evidentuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë përfshihet mungesa e trajnimit të mjaftueshëm të komisionerëve, çorientimi i votuesve në disa qendra për shkak të përdorimit të teknologjisë, si dhe informimi i pamjaftueshëm mbi votimin elektronik. Zannier vuri në dukje gjithashtu mungesën e debateve publike mes kandidatëve, gjë që kufizoi informimin e votuesve.

- Publicitet -

“Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet,” tha ambasadori.

Në vijim të konferencës, Farah Karimi, Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, iu referua praktikës së patronazhistëve, e cila, sipas saj, u raportua nga shumë burime dhe është përfshirë në raportin përfundimtar të misionit si formë presioni ndaj administratës publike.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Evropian në misionin vëzhgues vlerësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për menaxhimin profesional të procesit, por nënvizoi se disa praktika, si përdorimi i skemës së pensioneve në minutën e fundit dhe mungesa e pavarësisë së mediave, kanë ndikuar negativisht në barazinë e garës.

“Zgjedhjet ishin konkurruese dhe fushata e qetë, por mungesa e transparencës në financim, si dhe ndikimi politik në media, kufizuan informimin objektiv të qytetarëve,” theksoi ai, duke mirëpritur bashkëpunimin ndërmjet SPAK dhe KQZ për ndjekjen e krimeve zgjedhore.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR pritet të publikohet në javët në vijim, ndërsa misioni i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të angazhohet në mirëbesim për përmirësimin e mëtejshëm të standardeve demokratike dhe krijimin e një klime më gjithëpërfshirëse e konstruktive për proceset zgjedhore në vend.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    May 12, 2025 at 2:07 pm

    Mos i njifni zgjedhjet se nuk do Saliu me Noken, belon bythqirin e Gazin po njelloj! Mos harroni edhe gazetarin shqiptar ne France te pa pune,berishian ne bordero Gencin! Berisha edhe kur te vdese fizikisht do ta komandoje PD!

    Reply
  • Shumi says:
    May 12, 2025 at 3:56 pm

    —-Keta kane bekuar te keqene e Shqiperiese per 35 vite.
    —A u shqetsuan keta specialista për këtë palaço-ligj elektoral, veç atyre të kaluar, në pashallëkun e Arnautistanit? JO, përndryshe vetëm e kanë këshilluar dhe bekuar.
    —-A u shqetsuan ndonjëherë keta specialista për patronazhistët e paligjshëm që i bëjnë zgjedhjet e paligshme? JO.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?