Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë
EkonomiLajmi i fundit

Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë

Published: September 30, 2024
Shpërndaje

Ndërsa udhëheqësit botërorë marrin pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, organizata bamirëse Oxfam thotë se puna e tyre po dëmtohet nga ajo që e quan ‘oligarki globale’ e super të pasurve që kontrollojnë ekonominë botërore.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Oxfam e akuzon klasën e super të pasurve për përkeqësimin e problemeve, sidomos, pabarazinë ekstreme.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara synon të ofrojë një platformë të barabartë që udhëheqësit të diskutojnë çështjet më urgjente botërore si varfëria dhe ndryshimet klimatike.

- Publicitet -

Por një raport i ri nga organizata bamirëse Oxfam thotë se takimi vjetor i udhëheqësve botërorë po zhvillohet nën hijen e asaj që e quan ‘oligarki globale’ e kontrolluar nga korporatat super të pasura.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Nabil Ahmed i cili udhëheq grupin për drejtësi ekonomike dhe racore me departamentin e Oxfam-it për Amerikën.

“Ata po ndikojnë në krijimin e rregullave në favor të tyre dhe po e bëjnë këtë në kurriz të njerëzve të zakonshëm. Kjo po nxit pabarazi brenda dhe midis shteteve”.

Oxfam thotë se jemi në një epokë të pabarazisë globale ekstreme, ku një grup që përbën 1% të popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 95% e pjesës tjetër të botës.

“Jetojmë në një botë ku shumë nga mega-korporatat paguajnë pak ose aspak taksa”, thotë Nabil Ahmed me organizatën Oxfam.

Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e vendeve të G20, kërkon të vendosë një taksë minimale prej 2% për miliarderët më të pasur të botës dhe thotë se kjo do të siguronte menjëherë deri 250 miliardë dollarë.

Kjo përpjekje mbështetet nga organizata Oxfam dhe shumë grupe të tjera joqeveritare.  Plani mbështetet edhe nga disa vende të G20, përfshirë Afrikën e Jugut, Spanjën dhe Francën, por kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, që thonë se një marrëveshje globale është shumë e ndërlikuar dhe e panevojshme.

Ministri i financave i Brazilit tha në korrik se transformimi i sistemit aktual të taksave ishte jetik. Por sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh kundër masës gjatë takimit të vendeve të G20 në muajin korrik.

“Është shumë e vështirë që politika e taksave të koordinohet globalisht dhe nuk e shohim nevojën ose dëshirën për të negociuar një marrëveshje të tillë globale. Ne mendojmë se të gjitha vendet duhet të sigurohen që sistemi i tyre i taksave të jetë i drejtë dhe progresiv”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.

Oxfam thotë gjithashtu se vendet në zhvillim i shpenzojnë të ardhurat nga taksat për të paguar kreditorët privatë dhe bankat.

Organizata bamirëse akuzon gjithashtu kompanitë e mëdha farmaceutike për ndikimin në krijimin e rregullave për të drejtat e pronësisë intelektuale nga të cilat përfitojnë aksionaret e tyre.

Organizata Oxfam thotë se gjatë koronavirusit kompanitë farmaceutike fituan miliarda dollarë.

“U përdorën paratë e taksapaguesve për zhvillimin e vaksinave. Fondet për investime publike të parashikuara për disa dekada u përdorën për krijimin e vaksinës mRNA”, thotë zoti Ahmed.

Me shkurtime nga VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vigjilenca says:
    October 1, 2024 at 2:02 am

    Ky na qenka sistemi më përparimtar botëror, ku 1%epopullsisë zotëron një pasuri të njëjtë me 95%të popullsisë.
    Ja pse Karl Marksi do të jetë i pavdekshëm, për t’i treguar popujve rrini zgjuar dhe mënçurohuni se kapitali përndryshe ju shtyp, pra bashkohuni për të mbrojtur të drejtat tuaja!

    Reply
  • NKVD says:
    October 1, 2024 at 10:22 am

    Kapitalizmi i mirefillte nuk ekziston ne asnje vend, sepse rregullat, kufizimet dhe impozimet arbitrare administrative te qeverive te kapura dhe te korruptuara mbi iniciativen e lire dhe punen e krijmtarine e njeriut, e pengojne dhe sabotojne kete. Une do ta perifrazoja me teper si nje Komunizem ne berthame, e mbuluar nga nje levozhge siperfaqesore ne pamje Kapitaliste. Zakonisht shtresat e mesme dhe te uleta jane kapitaliste te vertete, kurse Oligarket dhe Elitat jane puro Komuniste. Tingellon pak cuditshem, ne baze te programimit dhe indoktrinimit teorik qe i behet njerezimit, por eshte e vertete.

    Reply
  • realitet i thjeshte... says:
    October 1, 2024 at 3:24 pm

    o, NKVD;
    kapitalizem, poulli derr “shqiptar”, quan
    pasurimin ne kurriz te tjetrit .
    kapitalizmi i vertete dhe komunizmi i vertete
    jane…Nje .
    para shembjes se komunizmi nga balashi
    koke tul….Gorbacov, Sipermarresi
    “kapital-ist” perendimor, kontrollohej
    nga shteti dhe sindikatat .
    ne ato kushte s’flitej per pronar te mirefillte
    si ne Mesjete, por…Sipermarres,
    qe ishte si nje drejtor i komunizmit “tone”
    dhe jepte llogari para shtetit e
    publikut (sindikatave), deri me …Nje .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?