Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pa Heronj s’ka Liri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Pa Heronj s’ka Liri
Histori

Pa Heronj s’ka Liri

Published: 22 Korrik, 2022
Shpërndaje

Dr. Skënder Demaliaj

 Ese kushtuar Heroit Kombëtar – Adem Jashari, në këndvështrimin e psikologut.

Nё 23 vjetorin e Çlirimit tё Kosovёs

- Publicitet -

 Kur unë u takova për herë të parë me kolonel Hysen Imerin dhe këtë ma mundësoi miku im dhe i tij – Halil Katana, tani i ndjerë, mësova se ai e kishte stërvitur vite më parë Adem Jasharin. E pyeta drejtpërdrejt dhe menjëherë: “A të jepte përshtypjen se do të ishte një Hero Legjendar i popullit të vet në të ardhmen”. Ai m’u përgjigj: “Po!” Më shpjegoi si e zhvillonte stërvitjen dhe si ishte i motivuar maksimalisht për t’u përgatitur për betejat që e prisnin atë dhe popullin e Kosovës me pushtuesin fashist serb. Ai nuk largohej nga fusha e stërvitjes pa e përvetësuar shkëlqyer detyrën mësimore – e përfundoi bisedën Hyseni. Fjalët e tij plot emocione dhe dashuri ( të dukej sikur je duke e ndjekur bashkë më të stërvitjen e Adem Jasharit): “Motivimi i brendshëm i tij qe i jashtëzakonshëm. Gjethet e thata thuajse e tradhtonin në çdo 5 cm përparim, dridhej i tërë trupi i tij nga tendosja e muskujve dhe djersa në 5 m e fundit i shkonte çurk nga gusha e mjekra, këmbëngulja e tij për të realizuar këtë mision stërvitor ishte mbinjeriëzore” – më përforcuan bindjen se Adem Jashari kishte lindur Hero, luftoi si Hero dhe vdiq si Hero.

Brenda vetes njeriu është gjithnjë në lëvizje dhe ka një shtysë të brendshme që ndikon në veprimet, sjelljet dhe qëndrimet e tij. Kështu ka ndodhur edhe me Heroin Adem Jashari, i cili e ndjeu se nuk mund të mjaftohej thjesht me një revoltë që nuk të çon as kund… veçanërisht kur është fjala për të realizuar qëllime e projekte të mëdha. Nuk humbi kohë… filloi pa iu trembur syri luftën kundër pushtuesit të egër serb, bashkoi rreth vetes fillimisht njerëzit e tij, pastaj drenicarët dhe gjithë Kosovën. Kulla e tij u bë kala e pamposhtur, simbol i heroizmit dhe i sakrificës së një populli që e do shumë lirinë, që do ta ndërtojë jetën e tij të lumtur në shtëpinë e tij, pa pushtues, pa terror.

Motivacioni sipas psikologëve është një gjendje e brendshme që nuk duket, por merret me mend e që fillon, aktivizon e mban të qëndrueshme një sjellje të caktuar, deri në arritjen e qëllimit. Duke e analizuar figurën e Adem Jasharit në këtë këndvështrim del qartë:

  • Motivacioni si reagim ndjenjash (Ai dhe shqiptarët nuk mund të durojnë më shtypjen dhe terrorin e egër fashist Durimi ka një kufi),
  • Motivacioni si reagim ndaj pritshmërisë që njeriu ka për veten (nuk mund të zgjidhej çështja kosovare me rrugë paqësore,duheshin kapur armët e duhej luftuar, rrjedhojë e së cilës është edhe formimi i UÇK –së),
  • Motivacioni si përpjekje për të kuptuar e realizuar qëllimet që ka njeriu (Kosova duhej çliruar, të ishte e lirë dhe të vendoste vetë për fatin e saj).
  • Motivacioni si përpjekje njerëzore drejt vetaktualizimit ( të japësh jetën për Atdheun, siç veproi edhe Heroi Adem Jashari).

Një pjesë e njerëzve kanë frikë a do ta arrijnë suksesin dhe nuk bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta finalizuar atë, mendojnë të arrijnë aq sa e kanë kapacitetin, të tjerë mendojnë se po të guxojnë më shumë, rrezikohen të përjashtohen nga grupet ku bëjnë pjesë. Ka edhe nga ata që mendojnë se fati i tyre është në dorë të tjetër kujt. Adem Jashari i sfidoi të gjitha këto, me guxim, me trimëri të pashembullt, me vendosmëri, me sakrificën më të lartë sublime, duke dhënë jetën për Atdheun. Ai e kuptoi se fati i popullit të Kosovës është në dorën e popullit shqiptar në këto troje shekullore, prandaj u ngrit i pari në luftë dhe mobilizoi mijëra të tjerë. Edhe bashkimi kombëtar i shqiptarëve është në dorë të shqiptarëve.

Terrori serb mbi shqiptarët në Kosovë nuk mund të kalonte pa lënë gjurmë të thella në karakterin, psikologjinë dhe botën e brendshme shpirtërore, në mendimet e veprimet e tyre. Rrethanat heroike lindin Heronj. Me këtë lidhet edhe akti sublim i Adem Jasharit, i familjes së tij dhe i qindra e mijëra dëshmorëve të tjerë të Kosovës.

Në çdo periudhë kohore dhe tek çdo popull lindin Heronj. Do të lindin edhe në të ardhmen… në Shqipëri e në Kosovë se jemi një e të pandarë. Pa Heronj s’ka liri, pa gjak nuk shkruhet histori. Gjaku me dëshirë nuk derdhet, por kur është nevoja nuk kursehet. Ky është edhe mesazhi që përcjell brez pas brezi qëndresa heroike e familjes Jashari në kullën e saj shekullore e të pamposhtur.

Studiuesit dhe jetëshkruesit e veprës së Adem Jasharit e kanë quajtur atë “Krijues të historisë së re, i vrarë në gjysmë të rrugës”. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci dhe gjithë nismëtarët e tjerë të luftës çlirimtare nuk janë vetëm luftëtarë të mëdhenj, por para së gjithash janë krijues të një politike të re shqiptare në Kosovë dhe të një epoke të re. Qe pikërisht Adem Jashari dhe familja Jashari ata që vulosën, jo vetëm fillimin, por edhe përfundimin e luftës. Aty u vulos fitorja shqiptare mbi Serbinë.

Kënga popullore në telat e sharkisë:

“Me guxim trimat madhëruan Kombin,

Dëshmorëve mbi varr u qoftë i lehtë dheu,

Drenica me Ademin, Hamzën dhe Shabanin,

Bënë luftë të lavdishme si Skënderbeu” – shpreh dhembje, madhështi, krenari dhe pavdekësi. Kombin e mban gjallë kënga, e mbajnë gjallë bijtë dhe bijat e tij. E vadit gjaku. E rrit tradita. E lartëson heroizmi, dija dhe puna.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Kronikë Shkodër/ Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë bën heroizëm, shpëton dy turistët e huaj dhe mbytet vetë në liqen! Kërkime për gjetjen e trupit
  • Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Bashkinë e Fierit
  • E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. chp në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  2. demo në Roli i prokurorëve në fokus, Dumani: ILD ka ushtruar kontrolle në SPAK
  3. Detari në E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike, po tentonte të shpëtonte dy turistë
  4. TRENI në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  5. Ethem Lalaj në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?