Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA: “Pa mbiemrin do ishte e pamundur…” Ky është personazhi që fshihej pas “mbesës së kryeministrit, Klea Rama”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > INTERVISTA: “Pa mbiemrin do ishte e pamundur…” Ky është personazhi që fshihej pas “mbesës së kryeministrit, Klea Rama”
InvestigimLajmi i fundit

INTERVISTA: “Pa mbiemrin do ishte e pamundur…” Ky është personazhi që fshihej pas “mbesës së kryeministrit, Klea Rama”

Published: December 15, 2025
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Sipas mediave, identiteti imagjinar dhe mbiemri “Rama” u përdor për të krijuar besueshmëri të rreme tek zyrtarë dhe shkolla. Pa asnjë verifikim këto u treguan të gatshëm të besonin se projekti vinte nga një person me lidhje politike dhe diplomatike

“Klea Rama” nuk është një person real. Ajo ishte një identitet fallco / i rremë i krijuar online që pretendonte se ishte “mbesa e kryeministrit Edi Rama” dhe një zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

- Publicitet -

Ky identitet u përdor për të ushtruar besueshmëri tek zyrtarë arsimorë dhe institucione të shtetit dhe për të futur një projekt fiktiv për bursa dhe programe shkollore.

Kush ishte në fakt pas “Klea Rama”? Në të vërtetë personi që krijoi këtë identitet ishte Ermes Hoxhalli, një 20 vjeçar nga Bilishti i Devollit. Hetimet e prokurorisë dhe provat teknike (pajisjet e tij, emailet dhe materialet e falsifikuara) treguan se ai ishte krejtësisht identiteti i “Klea Ramës” dhe se informacioni publik nuk ishte autentik.

Po si veproi ai? Hoxhalli përdorte emrin Klea Rama dhe pretendonte se projekti “Let’s talk together about US” kishte mbështetje zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si edhe lidhje me kryeministrin shqiptar.

E bukura (dhe e rënda) është  që provokoi reagime dhe komandime të institucioneve arsimore pa verifikime të duhura. Ai dërgoi emaile dhe dokumente zyrtarësh, çertifikata dhe material promovues te shkollat dhe zyrtarët e arsimit në të gjithë vendin, duke treguar  firma, vula dhe logo të rreme të institucioneve shtetërore dhe të Ambasadës Amerikane.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Ermes Hoxhallin për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim kompjuterik. Ai u dënua fillimisht me dy vite burg, por duke përfituar zbritje për gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është rreth 1 vit e 4 muaj burg.

Në përgjithësi, ky rast është shembull se si identitete të rreme mund të manipulojnë institucione publike nëse mungon verifikimi i duhur, dhe përse rregullat e sigurisë dhe kontrollit të projekteve duhet të jenë shumë rigoroze.

Më poshtë pjesë nga një intervistë e tij e dhënë së fundmi në media:

TCH: A mund të na tregosh se si lindi Klea Rama? E ndjen veten fajtor?

Ermes Hoxhalli: Unë e ndjej veten fajtor në një pjesë të gjësë, jam pjesë e baltës. Gjithë të tjerët që kanë qenë në lëvizje të këtij personazhi duhet të jenë para drejtësisë. Por u morën vetëm me mua dhe vulat që kisha bërë prej Ambasadës. Kaq. Dhe unë, një çmenduri që e bëra atë gjë. Nuk janë analizuar thelbi, detajet, motivet. Mbylleshin seancat brenda 5 minutash, sa për të mbyllur një dosje dhe për të kaluar në një tjetër.

Kush duhet të jetë para drejtësisë përveç teje?

Ermes Hoxhalli: Kjo gjë ka lindur në Ministrinë e Arsimit dhe ka rrjedhur më pas në të gjithë institucionet e tjera arsimore. Duhet të përgjigjen së pari zyrtarët e ministrisë se si është mundur që është futur ky projekt. Institucionet me të cilat unë jam ende në proces gjyqësor nuk kanë hedhur dritë mbi të vërtetën.

Por ti je i dënuari i vetëm, Ermes. Si e pranove kaq lehtë kur nuk ke qenë vetëm?

Ermes Hoxhalli: Drejtësia për mua është ndërgjegje. Edhe unë nuk e di se si ata flenë gjumë, si jetojnë me këtë barrë mbi supe. Se unë e kam hequr tashmë nga vetja ime.

Por si u bëre pjesë? Si nisi?

Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja.

Si e perceptoje, të dukej si një lojë, si një idealizim i dikujt që do doje të ishe?

Ermes Hoxhalli: Jo si një lojë, por si një marrëdhënie merr edhe jep për diçka si kjo që u bë.

RRËFIMI/ Mashtroi me bursat falas për në SHBA, si një student arti manipuloi institucionet shqiptare duke u prezantuar si “mbesa” e kryeministrit
Përfitimi ishte monetar, emocional, të ishe pranë njerëzve me rëndësi?

Ermes Hoxhalli: Një mori e të gjithave, pak nga të gjitha. Mbase kjo do më hapte dyert, sepse unë nuk i kam pasur dyert gjithmonë të hapura.

Mund të na tregosh, duke u rikthyer në hapat e parë në përfshirjen në këtë skemë, cili ka qenë roli yt?

Ermes Hoxhalli: Roli im? Ka qenë editimi i disa vulave, posterave, fotove, email-eve.

Emaile që kishin përmbajtje? Me kë flisje, drejtues shkollash, përfaqësues të Ministrisë?

Ermes Hoxhalli: Emailet kanë qenë thjesht një formë shumë institucionale me përmbajtje, pra e tipit shkresa, orare, dokumente… jo marrëdhënie konfidenciale me këta drejtues, siç e përmendët ju.

Si arritët të përfshinit shkollat në rang kombëtar?

Ermes Hoxhalli: Me urdhër nga Ministria.

Si arritët të bindnit Ministrinë, vetëm me faktin se u prezantuat si mbesa e kryeministrit?

Ermes Hoxhalli: Është dhënë urdhri brenda tre ditësh. Si ka mundësi që jepet urdhri kaq shpejt?

Pse mendove se duhej krijuar ky identitet i Klea Ramës?

Ermes Hoxhalli: Për mbiemrin që kishte.

Pati efekt, siç rezultoi…

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që pati efekt. Por që dhe Ermes të ishte aty e të vinte nga ministrja, sigurisht do të kishte efekt. Nga zv.ministrja e institucionet, pastaj të gjitha shkollat janë të detyruara ta zbatojnë si gjë. Ideja është jashtëzakonisht e mirë, por mënyra e gënjeshtërt që është paraqitur është e gabuar, sepse unë jam marrë paralelisht me projekte kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë tjetër.

A ka pasur komunikime me zë?

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që ka pasur, si mendon se mund të flasësh mbi një vit dhe nuk do të kesh telefonata me zë?

Pse duhej të falsifikoje vulat e Ambasadës?

Ermes Hoxhalli: Për ta bërë procesin sa më të besueshëm.

Çfarë mendove në atë moment… apo nuk e mendove gjatë?

Ermes Hoxhalli: Nuk e mendova.

Si mendove pasojat?

Ermes Hoxhalli: Shiko, kur njeriu gjendet përballë një gjëje të mirë dhe që për të shkuar te ajo duhet të kalojë në pengesa shumë të këqija, gënjehet nga e mira dhe detyrohet ta bëjë pa e menduar në mënyrë të ftohtë.

Pra e besoje që studentët do shkonin me bursë, do udhëtonin drejt Amerikës?

Ermes Hoxhalli: Isha unë ai që bëra vulat dhe e dija që s’do shkonin diku.

I hartoje ti testet?

Ermes Hoxhalli: Jo, testet vinin nga Ministria apo nga QSHA, mos gabofsha, kishin eksperiencë me provimet e maturës.

Kur u trembe? Kur e kuptove çfarë po bëje?

Ermes Hoxhalli: Kur isha pjesë e saj dhe kjo gjë po bëhej shumë e madhe.

Intervista, nga TCH. Hyrja dhe komenti, nga gazeta DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    December 15, 2025 at 10:26 am

    1,4 vit konvaleshence,sikur ka vjedhur celular.

    Reply
  • SPAK says:
    December 15, 2025 at 12:52 pm

    Nje cmenduri ka lindur ne Tirane dhe Shqioeri ne kohen qe PD mori pushtetin! Jane nje mori njerezish te cmendur qe vazhduan cmandurine e tyre! I pari Saliu qe mori ne qafe mijra njerez! Mund te vjedhesh dhe vrasesh se sa je me saliun s’te gjen gje! Dhe historia eshte e gjate, 35 vjet! Po tani! prape mediokrit kane ngritur krye dhe mendojne se jene te zgjuar apo dinake! Po shikoja Aulon Kalane dhe Logun por edhe Arberin, jurist! A jane ne metro keta njerez! Si mundet te jene kaq midioker! Akoma Saliu eshte shpresa e demokrateve e Shqiperise? Kushtetusja prevalon mbe ligjet e tjera! Kush diskuton se ti shkon ne K/miistri dhe Garda nuk te lejon te hysh ne ne?! Ler armen dhe Garda ka vendin e caktuar per armet e vetmbrojtjes! Dhe Garda eshte e ndare nga BKH! Ligjet jane te njejta per te gjithe! Ler armet ose mos hyre ne ndertese! Por jo te shiturit vazhdojne ta rjerrin ngjarjen! Nuk jane BKH qe percaktojne rregullat e hyrjes ne ndertes! Vazhdon kori i kukuvajkave!

    Reply
  • Berati says:
    December 15, 2025 at 1:01 pm

    Ilacet vella,aman mos i harro.

    Reply
  • Skypion says:
    December 15, 2025 at 1:06 pm

    Ky eshte nje krim ordiner, aq ordiner sa mund te thuash se kjo eshte nje norme ne kete periudhe te regjimit socialist.
    Prandaj, ju bej thirrje, lereni te qete kete Klea Rama, qe paskesh dashur te shtiret si mbesar e Kryeministrit.
    Ajo per te cilen akuzohet Rama, nuk eshte “mbesa e tij Klea”, por thjeshtra e tij Rea…
    Akuzat e para i ka bere, si perhere Berishai, meqe kete e informojne qytetetare qe nuk kane interes dhe qe ndihen te sigurte qe Doktori nuk i shet.
    Pra jo mbesa e supozuar, dhe ne thonjeza, por thjeshtra e pasupozuar dhe pa thonjeza, eshte problemi i vertete i Edi Rames.
    Vellai, gruaja, thjeshtra… te gjithe te zhytur koke e kembe ne llumin e korrupsionit.
    Per Vellain, tashme e dine te gjithe qe eshte i perfshire ne trafikun e kokaines.
    Per gruan, do te jape te dhana shtese ne nje interviste televizive shume shpejt, zoti Ahmetaj.
    Per thjeshtren, dokumentet jane aty, i ka bere te ditura Doktori; heret a vone do t’i marre parqasysh edhe prokuroria.
    Prandaj, kot lodheni me lajme te tilla, se nuk mund te mbuloni korrupsionin e Thjeshtres, me aventurat e dikujt qe shtiret si mbesa e monstres.
    Seriozisht, nuk e di se pse lodheni kot!

    Reply
  • Na myten says:
    December 15, 2025 at 1:44 pm

    @xhaxhi moderatori te qaftë lagjja.
    Muhabeti nuk eshte sa u denua ky por pse u dënua vetëm ky.
    Ata te tjeret i ke akoma ne Ministri.
    Kape gjë?! Apo ç’e do?!

    Reply
  • Zoto Kanina says:
    December 15, 2025 at 10:17 pm

    Si nuk tha njeri nga keta larot me lart qe ky vuri ne loje aparatin patronazhisto-sufllaqexhinj sikur te ishte skenari i nje filmi grotesk?! Po po, skemar filmi, dhe ky djale duhet te jete bashkautor dhe te marre meritat (edhe ekonomime), nga ky film.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?