Ata kanë deklaruar se iu është kërkuar që të kryejnë analizat pranë spitaleve private, fakt i cili edhe i ka indinjuar, referuar faktit që ky shërbim duhet të ofrohet nga spitali shtetëror.
“Ambulanca më tha që duhet të bëj analizat, ndërsa tani më thonë që nuk bëhet këtu, por në privat. Po pse ta bëj në privat, kur spitali e ka këtë, pse mos e bëj këtu?” , tha një qytetare.
Disa pacientë të cilët kishin ardhur nga qytete të tjera, u shprehën se kanë pasur problematika në marrjen e rekomandimeve dhe për ta siguruar atë janë paraqitur në spital në më shumë se në një shumë se një ditë.
“Shumë vështirësi. Shko andej e këndej, jo po nuk bëhen këtu analizat, jo bëhen vend tjetër, nuk e di”, u shpreh një nga pacientet.
Kishte edhe nga ata pacientë që vlerësuan rolin e mjekëve dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e kësaj problematike. Ata u shprehën se përfituan shërbim pasi janë pjesë e grupit të rriskuar dhe i konsideruar si raste emergjence.
“Kam rezervuar, jam i kënaqur nga shërbimi. Po pres mjekun”, tha pacienti./BalkanWeb
a.m/dita
Nuk keni pare gje akoma , mbajeni mend mire kete shprehje te liderit tone zemergjere , qe nate e dite mendon per ne si te na rrjepe edhe ate pak lekure qe na ka mbetur , analizat nuk jane gje , prisni kur te na heqe edhe buken dhe ne do te vazhdojme vetem te shkruajme ne keto forume duke nxjerre mllefin , POR VETEM KAQ