Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”, Rama: Ja sa do të rriten pensionet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”, Rama: Ja sa do të rriten pensionet
AktualitetPolitike

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”, Rama: Ja sa do të rriten pensionet

Published: December 30, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit.

- Publicitet -

Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do të vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë të vjetra në muaj, pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj, pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj dhe pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj.

Rama: Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20%, investimet e huaja në 3 mujorin e 3 kanë pasur rritje mbi 10%. Stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm

Paga mesatare ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse. Kemi për pak ditë  hyrjen në fuqi të ligjit për pagën 500 euro.

Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i pensioneve. Me hyrjen e vitit të ri nis edhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar, trefishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti.

Duke filluar nga janari pensionet do rriten përtej indeksimit. Rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti.

Kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj. Do të dyfishohet në janarin 2027, trefishohet në janarin e 2028, katërfishohet në janarin e 2029 e kështu me radhë.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë lekë në muaj

Pensioni rural me 1 mijë lekë në muaj

Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj

Pensioni i invalidit do të rritet me 600 lekë në muaj”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Dursakja says:
    December 31, 2025 at 5:18 am

    Përse kut flitet për rritjen e pensioneve flitet me lekë të vjetra ndërsa për çmimet me lekë të reja.
    Turp të paktën nëpër media duhet të përdoret paraqitja me lekë të rinj, pastaj mos të flasim se brenda një artikulli shprehen të ardhurat e shtesës
    një herë me euro, një herë me lek të rinj,
    pastaj me lek të vjetra, kjo nuk është normale.

    Reply
  • recepsionisti says:
    December 31, 2025 at 11:45 pm

    E moret vesh o njerez se sa i do (urren) pensionistet Edi Rana?
    Beri propogande me shifra per disa muaj rresht (se do rriteshin pensionet si asnjehere) dhe se fundi hodhi ca kocka per nje grup hallexhinjsh nga radhet e pensioisteve. Mashtron me propogande, por fatkeqesisht ka ndonje pensionist qe e qemtojne ca media dhe e publikojne kur thote se edhe pa uje ta lere Rama, ai do votoje per te.
    Parate jane per hajdutet ne Shqiperi!

    Ai thoshte se pens. urbane do rriteshin 18 mije leke ne janar….
    VKM e tj thoshte se per ata qe kane te ardhura deri 400 mije leke perfitojne kompensim DERI 18 mije leke etj, etj , etj

    Reply
  • Fatos yzeiri says:
    January 1, 2026 at 1:29 pm

    Po për ata që marin një pension më të lartë se 40000 lekë sa do jetë rritja

    Reply
  • Replikuesi says:
    January 1, 2026 at 4:37 pm

    VKM-në mos e lexo me bythë or ti i recepsionit, por me mënd në kokë . Aty thuhet, kush e ka pensionin deri në 400 mijë të vjetra në muaj, i shtohen 18 mijë të vjetra për çdo muaj . Ku është gënjeshtra këtu ? Kush e ka mbi 400 mijë, i shtohet 10 mijë . Kjo është VKM-ja .

    Reply
  • Efi says:
    January 1, 2026 at 5:08 pm

    Bakshishe elektorale

    Reply
  • Ela says:
    January 1, 2026 at 5:12 pm

    Kacidhet per popullin

    Reply
  • demo says:
    January 1, 2026 at 6:42 pm

    Mos fut ne SKEMEN E PENSIONIT ata qe nuk kane paguar kontributet.Nuk do ndaj une me 47 vjet kontribute,Fondin e Pesionit.E beri Berisha,se kerkonte vota.Mori Noc Rrokun. Futi ne skemen e Pensionit kooperativistet,fshatarsine,qe moren Tokat me 7501,vodhen tokat e Periferive me TOKE E XANUN,i shiten ,i blene u bene me vila,restorante,pasuri te Medha me tokat tona. Ky po mbledh Emigrantet,skafistat,Barbonat,Plehraxhijt,.
    C`kusur kam Une mor Mbretllaret e Shqiprise,te paguaj Parazitet e Shqiprise???????????????????????????????
    Shtresat ne nevoje po nuk paten kontribute sigurimesh VDEKSHIN U SHOFSHIN,SE NUK ME DHIMBSEN FARE.

    Reply
  • Arlinda Ymeraj says:
    January 3, 2026 at 4:07 pm

    Bëj çfarë të duash! Rrit paga, pensione a çfarëdo tjetër! Asgjë nuk e ndryshon faktin që ju z. Kryeministër drejtoni një bandë hajdutësh. As na prekni shpirtin me këto manovra dhe as ba bëni që t’ju themi faleminderit. Më parë çoni para drejtlsisë bandën tuaj bashkë me vehten tuaj. Pastaj shohim e bëjmë!

    Reply
  • edi rama - Fjale e Rrene says:
    January 3, 2026 at 4:17 pm

    Si gjithmone rrenacaku Ram rrenat i hedh per Paga Bruto, ato qe nuk i merr ne dore asnje punonjes pas qethjes qe i behet me sig. shoqerore e sig. shendetesore qe as nuk vlejne fare ne asnje dere spitali.
    Shqiperia me rroga e pensione me te ultat ne Ballkan por me cmimet e gjithe artikujve baze me te lartat ne krejt rajonin e me gjere nga politikat korruptive e monopoliste te kastes hajdute qe i rrijne rrotull krye-hajdutit Surrelit.

    Reply
  • Arratisur says:
    January 5, 2026 at 1:20 am

    doemos pages Bruto do i referohet, ashtu perdoret ne finance.
    Sigurimet shendetsore: nese nuk pranohesh per sherbim nga spitalet, shih % qe ju paguan punedhenesi se mundet u ben hile ne sig. shendetsore qe t’ju levroje me shume page ne dore.
    Duhet me shume kontroll nga shteti mbi bizneset per pagat dhe sigurimet. Por edhe ju si punemarres kontrolloni librezen e sigurimeve shiko sa derdhen/muaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  • Magjistratja Esmeralda Basho zgjidhet në krye të Prokurorisë së Sarandës
  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?