Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagesat për PPP në shëndetësi zunë 28% të të ardhurave nga sigurimet shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pagesat për PPP në shëndetësi zunë 28% të të ardhurave nga sigurimet shëndetësore
EkonomiLajmi i fundit

Pagesat për PPP në shëndetësi zunë 28% të të ardhurave nga sigurimet shëndetësore

Published: June 16, 2024
Shpërndaje

Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në shëndetësi erdhi në rritje si rrjedhojë e shtimit të numrit të PPP-ve dhe shtimit së financimeve tyre përtej vlerave të rëna dakord në kontratat koncesionare. Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) referuan se në vitin 2023 të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore arritën në 18,7 miliardë lekë, ndërsa financimet për katër kontratat PPP në shëndetësi (Kontrolli bazë, sterilizimi, dializa dhe laboratorët) arritën mbi 5,3 miliardë lekë ose 23.7 për qind e fondeve që u grumbulluan nga fondet e sigurimeve për shëndetin nga të punësuarit.

Gjithashtu të katër kontratat e PPP-ve morën rreth 9.3 për qind të buxhetit të FSDKSH-së, që është ofruesi i shërbimeve publike shëndetësore në të gjithë vendin. Kontratat PPP në shëndetësi vit pas viti po marrin një pjesë të madhe të buxhetit, por nuk ka asnjë analizë për monitorimin e tyre dhe rezultatet që kanë dhënë në përmirësimin e shërbimeve dhe në shëndetin e popullatës.

Vlera më e madhe e financimeve po shkojnë për PPP -të e sterilizimit dhe laboratorit, vlera e të cilave po vjen në rritje vit pas viti. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 PPP-ja e laboratorit u financua me 1.8 miliardë lekë nga 1,7 miliardë që u dhanë në vitin 2022. Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që të kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave.

- Publicitet -

Fondet për shërbimin spitalor arritën në 31 miliardë lekë me 2023, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,4 miliardë lekë ose 14% e buxhetit spitalor. Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre.

Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë, por pesha e koncesioneve ka ardhur në zgjerim më të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontrata e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashkë me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve.

Ashtu si edhe inceneratorët, kontratat PPP në shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency International i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK.

Monitor

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Humoristi says:
    June 16, 2024 at 9:51 am

    Shifra ne per qindje eshte pak.Me ardhjen e eilindasve ne pushtet,Beqja e Manastirzeza mendjen e kane pasur vetem te pagesat e ppp-u hoqen dy paga vjetore shoerblim,sipas performances i xeruan hajdutet per punonjesit e shendetesuse..

    Reply
  • zgalem says:
    June 16, 2024 at 3:49 pm

    Pse nuk flasin doktoret . Aju lehtesua puna dhe au realizua sterilizimi shkencor ? Po qe se doktoret jane te lehtesuar ne punen e tyre dhe eshte arritur nje sterilizim shkencor , tenderi esht ei sukseshem dhe nismetaret duhen falnderuar . Keshtu ndodh dhe me incestitortet . A pastohen qytetet me mire , se perpara ? Atehere c’kerkoni ju dhe Spaku ? Njerzit qe punojne , maten me punen , jo me sterhollime . Te jini te sigurte se Strasburgu , do t’i gjykoi pozitivisht , keto dy nisma . Po te analizosh ne detaj problemin , i bije , qe kush rri me duarlidhur dhe i urte , fiton pike .
    Doktoret duhet te thone se sa njerez do te kishin vdekur me sterilizimin e vjeter dhe sa jete u shpetuan me sterilizimin shkencor . Vdekjet kane qene me shume edhe me kur qytetet nuk pastroheshin . Si qytetar , i bej thirrrje SPAK te shofi problemin thelbesor . Seriozisht : Zgalem

    Reply
  • DREJTËSIA DO TË BËHET DONI APO S’DONI ju o t’pa brek që ju la dita dhe milioner ju ngrysi nata. says:
    June 17, 2024 at 6:00 am

    KLSh vërteton abuzime me ppp-t, aq sa dhe bota e civilizuar po cuditet me ecurin prej breshke të SPAK-ut kundrejt këtij abuzimi që për nga shumat ja kalon mbi tre fish dhe vendeve të BE-s.Kjo një pesonale, apo një grykësi prej fuqis pushteteve!?
    Të deklarohet se po punohet shum në pastrimin e qyteteve si Tirana, Durrësi, apo Elbasani e Fieri etj dhe të bëjsh t’pa diturin kundrejt supërkorrupsionit të incerneratorëve imagjinar të mbetut në letër, apo ppp të rrugëve, etj do t’thot fajsi nga fuqia e t’katër kushteteve që kërkon DREJTËSI e jo sorollatje apo abuzim me fuqin e pushteteve, kur dihet, shikohet dhe vërtetohet me syrin popullor dhe aq më shum nga vet KLSH.
    SPAK sa s’ësht vonë të coj në bangën e DREJTËSIS ish pushtetar e pusht-shtetar që me zë figur dhe dëshmi të gjalla vazhdojn e i bëjn avokatin djallit që nga fuqia e pushteteve i kan grabit djersën e ballit e t’gjakut shqiptarëve prej mëse 30 vitesh aq sa nga pangopësia la e po lën pas mijra viktima të rradhës.
    Fundi, një fund i turpshëm e pa kthim për abuzuesit e t’katër pushteteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?