Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pagoi një firmë lobuese dhjetorin e kaluar, SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pagoi një firmë lobuese dhjetorin e kaluar, SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë
BoteLajmi i fundit

Pagoi një firmë lobuese dhjetorin e kaluar, SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, njoftoi Departamenti i Thesarit të mërkurën.

Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

- Publicitet -

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve.

Dodiku – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje, Christian Schmidt – tha se e falënderon presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e OFAC-it.

“U jam mirënjohës presidentit Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrigjimin e një padrejtësie të madhe që iu bë Republikës Sërpska, përfaqësuesve të saj dhe familjeve të tyre. Një padrejtësi e shkaktuar nga administratat e Obamës dhe Bidenit”, tha Dodik në X.

Ai tha se vendimi “nuk është thjesht një korrigjim ligjor, por edhe një rivendosje morale e së vërtetës mbi Republikën Sërpska dhe mbi të gjithë ata që i kanë shërbyer me nder”, shtoi ai.

“Edhe një herë është bërë e qartë se akuzat ndaj nesh nuk ishin asgjë tjetër veçse gënjeshtra dhe propagandë – themeli i kaosit të krijuar nga Christian Schmidt, një kaos që tani duhet zhbërë”, shtoi ai.

Edhe 48 individë dhe subjekte juridike, që më parë ishin sanksionuar sipas Programit të Sanksioneve për Ballkanin Perëndimor, u hoqën nga lista e sanksioneve.

Kush tjetër u hoq nga lista e zezë?

Javë më parë, OFAC hoqi nga lista e sanksioneve katër individë nga entiteti serb i Bosnjës, Republika Sërpska, të cilët ishin përfshirë në organizimin e festimeve të ditës antikushtetuese të 9 janarit.

Bëhet fjalë për sanksione për Danijela Dragiçeviq, Jelena Pajiq Bastinac, Dijana Millankoviq dhe Goran Rakoviq.

Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet e Republikës Sërpska nënshkruan një kontratë me firmën ligjore amerikane “Zell & Associates International Advocates” për të lobuar që SHBA-ja t’i heqë sanksionet kundër Millorad Dodikut dhe Zheljka Cvijanoviqit, të promovojnë dialogun midis administratës së Republikës Sërpska dhe Donald Trumpit, si dhe të rishikojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe rolin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje.

Sipas dokumentit të regjistrimit në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë (RFE), firma ligjore do t’i arrijë këto qëllime në SHBA nëpërmjet komunikimit me përfaqësuesit e autoriteteve lokale ekzekutive dhe legjislative, si dhe sektorin joqeveritar.

Deri më tani, kontratat e Republikës Sërpska me firma lobimi dhe avokatie në SHBA kanë të bëjnë kryesisht me promovimin e investimeve dhe këshillat ligjore, dhe këto shërbime kanë kushtuar dhjetëra mijëra dollarë në muaj.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • K R says:
    October 29, 2025 at 5:46 pm

    Se shpejti Saliu..

    Reply
  • prehistoriku says:
    October 29, 2025 at 5:47 pm

    Ndoshta ia ka kerkuar Putini se ky e ka mik personal.
    Saliu nuk besoj se ka miq vec Nul Mokës

    Reply
  • Artan says:
    October 29, 2025 at 5:56 pm

    Hajde edhe ne koke te Doktor Rrumpalles.

    Reply
  • capi says:
    October 29, 2025 at 6:03 pm

    Shpres tek perendia kemi. Nuk besoj ka harruar ta mari. Se nga robi aha asnje shprese.

    Reply
  • pilo Lala says:
    October 29, 2025 at 6:33 pm

    Problemi eshte se Amerika po ben veprime qe demtojne Bosnjen, forcojne separatistet Serbe atje.
    Mos valle do ndodh e njeta gje me Radojcicin?
    Amerika po afrohet shume me Serbine, vizitae djalit te Trump ne Serbi ishte misterioze,……..

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 29, 2025 at 7:36 pm

    U ba edhe usa shtet patatinash.

    Reply
  • Igor says:
    October 31, 2025 at 7:52 am

    Shba ,ja nuk denuar asnji here nji Serbe eshte i mrojtur nga Greneli qe paguhet nga Serbia ,pote ishte Albini doti jepnin denim te perjetshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?