Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pajtimi i vrasësve të huaj, ekspertët: Fenomen jo i ri, në atentatin e 2015-tës një nga autorët ishte italian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pajtimi i vrasësve të huaj, ekspertët: Fenomen jo i ri, në atentatin e 2015-tës një nga autorët ishte italian
Kronike

Pajtimi i vrasësve të huaj, ekspertët: Fenomen jo i ri, në atentatin e 2015-tës një nga autorët ishte italian

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që shtrihet në vite përtej ngjarjes së Shëngjinit ku u ekzekutua Ardian Nikulaj. Një atentat i bujshëm ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë që zbuloi fenomenin e kontraktimit të vrasësve të huaj nga bandat e fuqishme shqiptare.

Në 27 Maj të vitit 2015, Tiranën e vizitoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ngjarja u prit me bujë pasi shënonte të parën vizitë të një udhëheqësi të këtij vendi me të cilin na ka ndarë historia dhe luftrat. Por, një tjetër ngjarje mori vëmendje në orët e pasdites.

Në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Shkencave të Natyrës mbetën të vrarë 3 persona, në një shkëmbim zjarri që ngjasonte i njëjtë me filmat aksion. .Mentor Doçi Alias Lufi, dhe miku i tij Gerti Goxhaj, ishin ulur bashkë me disa miq në një lokal që ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Mentori, ishte njeri i njohur në botën e errët dhe lëvizte përherë i shoqëruar nga truproja, që ishin kryesisht të afërm të tij.

- Publicitet -

Atë ditë, në një tavolinë ngjitur me të ishin ulur dy nipat Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi. Pasi kanë përfunduar kafen, të gjithë u janë drejtuar makinave të tyre. Në makinën që drejtohej nga Gerti Goxhaj ishte pasagjer Mentor Doçi. Në momentin që kanë filluar lëvizjen, pranë makinës janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të Goxhajt dhe Doçit. Si rezultat Gerti Goxhaj mbeti i vdekur ne vend ndërsa Mentor Doçi që ishte objektivi i atentatit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në këtë kohë, Markeljan Doçi, nipi i Mentorit, i ka dhënë shpejtësi makinës së tij, duke përplasur një prej personave të maskuar. Personi që u godit rezultoi që të ishte Salvatore Letizia, një shtetas italian. Pasi mori goditjen Letizia, arriti të ngrihet duke u larguar me vrap në drejtim të një rrugice.

Ndërsa Markeljani me të vëllain ka zbritur nga makina dhe me pistoletë në dorë është vënë në ndjekje të Besnik Sulkut. Markeljani arrin ta qëllojë dhe ta lërë të vdekur në vend vrasësin që shndërrohet në viktimë.

Ngjarja e rëndë e asaj dite, kishte si pikënisje një tjetër krim të ndodhur në Holandë në 6 Prill 2015. Referuar dosjes hetimore, Besnik Sulku organizoi vrasjen e Mentor Doçit, për të marrë gjakun e vëllait të tij, Durim Sulku, i vrarë në Holandë më 6 prill 2015. Sipas hetimeve të realizuara nga drejtësia Holandeze rezulton se Durim Sulku ishte vrarë nga Markeljan Doçi, i njëjti person i përfshirë edhe në masakrën te bulevardi “Zogu I Parë”.

Porosia e vrasjes së Holandës mendohet se ishte nga xhaxhai i tij Mentori, i cili ishte objektivi i sulmit që e la të vdekur në Tiranë. Sulku do të ekzekutohej pranë banesës ku jetonte. Ngjarja, kishte disa dëshmitarë që ndihmuan porkurorinë holandeze të zbulojë autorët që importuan në Shqipëri jo vetëm konfliktin, por edhe një vrasës si Salvatore Letizzia.

“Ndodhesha në apartamentin e një shoqes time, që ndodhet në katin e parë të një pallati. Sapo po dilja jashtë te dera, kur pashë një burrë që theu xhamin e një automjeti. Dera e parë nga ana e shoferit u hap pas krismës së parë. Pas kësaj dëgjova 4-5 krisma të tjera. Në atë moment unë bërtita, hej idiot do marrë policinë në telefon! Personi me kapele në kokë ndodhej rreth 100 metra larg meje, ai u kthye dhe u largua me vrap”, është shprehur dëshmitarja Arie Johannes Donker.

Organizatori i vrasjes në Holandë Mentor Doçi dhe nipërit e tij u kthyen në atdhe, ku u ndoqën nga hasmi.

“Zbardhja e vrasjes ne Holandë ishte rastësi pasi njëri prej tyre e pranoi apo autoritete kishin rënë në gjurmët e tyre? Si e kujton atë ngjarje? Importimi i konflikteve por edhe i vrasësve”, u shpreh ish prokurori Eugen Beci.

Në zbulimin e ngjarjes me protagonist Markeljan dhe Klejvi Doçi ndihmoi edhe përgjimi i tyre. Ata kishin dhënë dëshmi para prokurorëve të cilit kishin përgatitur pyetje kurth, të cilat më pas u kryqëzuan me përgjimet.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Komentet e Fundit

  1. Detari on Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  2. Gjergj on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. blendi ...ziu on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. ANA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Detari on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?