Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këto janë shtetet më pijedashëse të Europës, ku renditemi ne shqiptarët (por shifrat kanë një problem)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Këto janë shtetet më pijedashëse të Europës, ku renditemi ne shqiptarët (por shifrat kanë një problem)
EkonomiKryesore

Këto janë shtetet më pijedashëse të Europës, ku renditemi ne shqiptarët (por shifrat kanë një problem)

Published: January 2, 2023
Shpërndaje

 

Sipas Eurostat, që publikon të dhënat e konsumit sipas fuqisë blerëse për shtetet e Europës, në vitin 2021, konsumi i pijeve alkoolike në Shqipëri ishte sa 19% e mesatares së Bashkimit Europian në 2022.

Sipas kësaj renditjeje, vendi ynë ishte i parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë, me 5% të mesatares europiane.

- Publicitet -

Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2020, por konsumi aty është pak më i lartë se në Shqipëri, me 22% të mesatares europiane.

Por kjo renditje e Shqipërisë mund të mos jetë reale. Ne kemi nivel të lartë të informalitetit në prodhimin e pijeve alkoolike, pasi vera dhe rakia, në një pjesë të madhe janë prodhim artizanal, pra nuk figurojnë të regjistruara zyrtarisht.

Në rajon, më pijedashësit janë malazezët, me 41% të mesatares europiane dhe serbët, me 41%. Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut, me 39%.

Në nivele të ngjashme me Shqipërinë është konsumi në Bosnjë Hercegovinë, në 21% të mesatares Europiane.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.

Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

Shtetet më pijedashëse të Europës

Zviceranët janë të parët në Europë për konsumin e pijeve alkoolike me 208% të mesatares europiane. Pas tyre renditen austriakët (146%), estonezët (139), Letonia (138), Lituania (137), Gjermania (131), që janë vende kryesisht të ftohta.

Ndërsa ballkanasit dhe vendet e Mesdheut, janë më pak pijedashëset, teksa konsumi i pjeve alkolike është mesatarisht 20-30% më i ulët sesa mesatarja europiane. Psh në Itali treguesi është 69%, në Spanjë 75%. Konsumi është ndjeshëm më i ulët në Greqi, me 28% të mesatares europiane – shkruan Monitor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    January 2, 2023 at 12:24 pm

    Rrena me bisht.50 leke nje teke raki,ben vetem ne Shqiperi,si ne katund e ne mes Tiranes.Ne Koso dhe ishjugisllavine kushton nje euro nje teke.Perseri me e lira ne Europe,per pijet e forta.Keto shifra i konfirmoj une si ekonomist,dhe shqiptare tradicional.

    Reply
  • demo says:
    January 2, 2023 at 10:34 pm

    90% te shqiptareve e blejne rakine me bidona coca cole tek katundari qe shet ne rruge.Pra shifra eshte fiktive.

    Reply
  • Pirdhni se liroheni. says:
    January 3, 2023 at 1:35 am

    Degjoni kete te paralizuarin qe rri ne karroce invalidin “demo”, se nuk ha mut kot.
    Keta gay-t e Eurostat nuk japin asnje te dhene per Rusine qe njihen ne shekuj si pupulli me pijededashes (pijanec).
    Ruset nuk mund t’i perfytyrosh dot pa nje shishe vodka ne dore, eshte pjese e menuse disa here ne dite.
    Ne ushtri kur shtetet e tjera kane ne menu cajin ata e kene zevendesuar ate me vodka.
    Prej pijes alkolike ruset kane jetegjatesine me te vogel ne Evrope.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?