Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paketa e sigurisë në shkolla, të rinjtë ftohen që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paketa e sigurisë në shkolla, të rinjtë ftohen që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit
AktualitetKronike

Paketa e sigurisë në shkolla, të rinjtë ftohen që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të takimeve për Paketën e Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku gjatë bashkëbisedimit me stafin pedagogjik e nxënësit, ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’ju bashkuar Policisë së Shtetit.

“Fakti që në këtë gjimnaz kanë dalë dhe dy prej korifenjve të letërsisë shqiptare, duhet t’ju nxitë edhe më shumë ta mbani lart emrin e kësaj shkolle tepër të rëndësishme për arsimin shqiptar. Vitin tjetër ne do të kemi mundësi të pranojmë në Akademinë e Sigurisë, pra në Universitet, të studioni për t’u bërë oficerë të Policisë së Shtetit. Përfitoj nga rasti që të nxis djem e vajza që vitin e ardhshëm kur të vendosni që cilat degë do të zgjidhni, jam i sigurt që veç Juridik, Ekonomik apo Mjekësi, besoj të zgjidhni edhe për tu bërë oficerë i Policisë së Shtetit, sepse kemi shumë nevojë edhe këtu në Gjirokastër”, u shpreh Balla.

Kryetari i bashkisë Flamur Golemi tha se gjimnazi “Asim Zeneli” është model, jo vetëm nga infrastruktura, por edhe vetë nxënësit. Ai shtoi se janë në kontakt me Policinë lokale, për ta shtrirë monitorimin edhe në pjesën e brendshme të shkollave, për ti patur sa më të sigurta.

- Publicitet -

Ministri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan disa pika të Paketës, për të garantuar një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin.

“Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ka në një shqetësim të prindërve për këtë gjë apo jo. Do të shtoja vetëm diçka tjetër, janë dhe disa institucione të tjera të përfshira si Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili ka për detyrë të kontrollojë higjienën brenda shkollës apo dhe brenda perimetrit të sigurisë, qoftë te operatorët publikë apo privatë që frekuentohen. Por lidhet dhe me një dimension tjetër, një problematikë që prindërit e kanë shqetësim, është dhe përdorimi i alkoolit. Ju e dini që në Shqipëri nuk lejohet përdorimi i alkoolit për shtetasit nën 18 vjeç, dhe ISSH duhet të kontrolloj dhe në secilën prej njësive të tregtimit për gjatë perimetrit të sigurisë dhe jo vetëm”, nënvizoi ministri Balla.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?