Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paketë e re ligjore për sigurinë e nxënësve. Balla: Brenda javës përcaktohet perimetri i sigurisë në çdo shkollë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Paketë e re ligjore për sigurinë e nxënësve. Balla: Brenda javës përcaktohet perimetri i sigurisë në çdo shkollë
KryesoreShoqëri

Paketë e re ligjore për sigurinë e nxënësve. Balla: Brenda javës përcaktohet perimetri i sigurisë në çdo shkollë

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

 

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2023-2024, këtë të premte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kanë prezantuar planin e masave të sigurisë në shkolla.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri me dije se brenda javës policia vendore dhe bashkitë duhet të identifikojnë dhe përcaktojnë perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, i cili do të jetë të paktën 50 metra.

- Publicitet -

“Policia e Shtetit ka detyrën e garantimit të sigurisë publike në të gjitha format. Kur prindërit, gjyshërit, i çojnë fëmijët në shkollë, ata ia besojnë fëmijët Shtetit. Jo vetëm institucioneve arsimore, publike a private ku i kanë regjistruar.

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë”, tha Balla.

Ministri theksoi se brenda muajit do të propozohet një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.

“Brenda këtij muaji, do të propozojmë një paketë ndryshimesh ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryhen brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, duke filluar në radhë të parë nga shitja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, e më tej mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, si dhe çdo vepër dhune, shfrytëzimi, prostitucioni apo pornografie.  Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit dhe i përdorimit të substancave narkotike në radhët e të rinjve, si dhe goditja pa kompromis e rrjetit të shpërndarjes së drogës në Perimetrin e Sigurisë në shkolla e në rang vendi. Në ditët në vijim dhe sistematikisht në javët në vijim, unë pres nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultate domethënëse në luftën kundër “spaciatorëve”. Ky është një Operacion Kombëtar, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë, nën komandën direkt të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, deklaroi Ministri.

Sa i përket sigurisë rrugore, Balla bëri me dije kërkesën që do u bëhet Bashkive për të marrë masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor nga sot.

 

Ndërsa ministrja Kushi e vendosi rëndësinë te projekti për oficerët e sigurisë .

Ajo u shpreh se ky projekt, ka qenë ndër më të mirë që mund të jetë marrë, pasi ka ndihmuar në menaxhimin dhe parandalimin e problematikave për dhunën, konfliktet në shkolla, etj.

“Iniciativa e Ministrisë së Brendshme që së bashku të rrisim përpjekjet dhe forcojmë bashkëpunimin për të ngritur sigurinë në shkolla në një nivel të ri përmes një pakete të re masash prej tij.

Vitet e fundit ka pasur një vëmendje të shtuar përsa i takon rritjes së sigurisë në shkolla dh luftës kundër fenomeneve negative sociale,: dhuna, bullizmi, kërcënimet, përdorimi i lëndëve narkotike dhe krimet e internetit.

Masat e marra konsistojnë në: ndryshimet ligjore dhe aktet nënligjore; forcimi i shërbimit psiko-social; pasurimi i kurrikulës me tema dhe disiplina të ndryshme; aktivitete ekstra kurrikulare; bashkëpunimi me familjen, komunitetin, policinë e shtetit, ka ardhur në rritje.

Një nga vendimet më të mira që kemi marrë ka qenë qasja e projektit “siguria në shkollë, oficerët e sigurisë në shkolla”.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?