Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një takim me anëtarë dhe ish anëtarë të PD-së, ku akuzoi se Tirana është shkatërruar. Gjatë takimit, Berisha kujtoi se kur ai ka ardhur për herë të parë në kryeqytet në vitin 1958, Tirana ishte një qytet që kishte dimension më njerëzor, për që më pas u shkatërrua dhe u rrafshua.
Në fakt, Berisha ka të drejtë kur thotë se Tirana u shkatërrua, pasi vetë ai është “arkitekti” i kioskëzimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë në vitet 1990. Mjafton të shohim këto pamje të Tiranës së viteve 1994-1995, kur bashkia drejtohej nga Partia Demokratike me Sali kelmendin dhe Albert Brojkën – një kryeqytet i shpërfytyruar, me ndërtime pa leje, dëshmi e një krize të thellë identeti, një Tiranë xhungël e atyre viteve që për fat të mirë sot nuk ekziston më.
Ne shpesh e harrojmë si ka qenë Tirana në kohën kur vendi drejtohej nga Berisha. Ato që do të ishin hapësirat publike shumë shpejt do të zaptoheshin nga kioskat e mbira si çibanët në çdo rrugë, por edhe ndërtimet pa leje, që ia marrin edhe sot frymën Tiranës. Me rritjen e kriminalitetit të atyre viteve dhe korrpsionin, do të niste dhe zaptimi i Parkut Rinia, Sheshit Skënderbej, si dhe i të dyja anëve të lumit të Lanës, që do të mbahej për shumë gjatë mend për erën e tij të rëndë.
Jo vetëm kaq, por çibanët e epokës “Berisha” do të ktheheshin dhe në vatra të prostitucionit dhe të lëndëve narkotike, ku kundrejt ryshfetit, jo vetëm që nuk do të prisheshin, por do të lulëzonte paraja e pistë. Vetëm pas rënies së Berishës, do të niste edhe prishja e kioskave nga Edi Rama.
E kaluara e risjellë në vëmendje na ndihmon të jemi jo vetëm më të informuar, por edhe na sjell dëshmi se cili ka qenë arkitekti i vërtetë i kioskëzimit në kryeqytet.
Ndiqni për më shumë filmimet bruto të pandryshuara të atij realiteti ngjethës të kohës së Sali Berishës.
a.m/dita

Ty qe ke shkruar kete artikull ta paskan zene frymen kioskat dhe merke fryme lirhem me 25 -30 kateshet e Rames ! Me fal,ti je njeri apo kafshe?
Ke harruar ti shtosh faktin qe i prishen kioskat e qytetareve te varfer dhe i kane dhene kioska okigarkeve si agna vasil nacit e vjollces.
Skane lene cep te tiranes duke zaptuar trotuare e rruge nga dy tre kioska per 20 metra, ne cdo stacion autobuzi e cdo cep.
Hiqja popullit jepja oligarkeve per nje zarf me leke.
Ali
Jane te verteta
Te ka zene syte qoftet
E para-Kioskat e Berishes i prishi kryeministri Ilir Meta me Kryepolicin Mithat Avari.Kete e ka deklaruar Mithat Avari publikisht.
Ne vend te barakave,Rama dha leje ndertimi mbi parqe dhe Lulishte,per te ngritur karabina betoni 40 kateshe,Kjo eshte veper e Rames.
Shume e drejte, ashtu mbine cibanet ne hapsirat publike, por ama qene nje zgjidhje ekonomike qofte edhe provizore per shume familje ne ate kohe te veshtire. Sot e kesaj dite kioska, pra çibane nuk ka me, po kane dale tumoret prej betoni dhe i kane zene frymen Tiranes, perveç qe ua kane mbushur thaset me para llojit te Lali Erit dhe Edvin Bastardit. Pa çibane eshte mire, po mbushur me tumore eshte edhe me keq se sa me çibane. Gjithsesi, juve te gazetes DITA edhe kur ua bejne kaken ke dera e shtepise, thoni fajin e ka Saliu.
Kioskat i mbolli Berisha,por Rama ia kaloi 1 mije here me shume se ne Tirane u zhduken lulishtet,parqet,fushat sportive,hapesirat midis pallateve,kendet e lojrave etj se u betonizuan me pallatet e oligarkeve!
Sot Tirana eshte nje qytet GETO ku banoreve u ka mbetur vetem shtepia,furri i bukes dhe kafeneja dhe femijet e te rinjte nuk kane asgje per te luajtur etj por merren duke pare ne celular vidio me dhune dhe porno!
Rama eshte babai i lindjes se krimineleve ne Shqiperi ,se kujtohet per femijet e rinine vetem kur ata kryejne krime kur rriten si kontigjente te krimit te organizuar!
kARA NGELET GJITHE JETEN…
NE VEND QE TE REFLEKTONI NJERI MBRON SALEN E TJETRI RAMEN..
NUK E KUPTONI QE MUT NJERI E BAJGE TJETRI??
NDOSHTA KENI NDRYSHUAR SE JASHTMI POR SE BRENDESHMI JENI AKOMA SI ATA NE VIDEON ATY