Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Panairi i verës në Beograd, Vuçiç: “Ballkani i hapur” do të bëhet më tërheqës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Panairi i verës në Beograd, Vuçiç: “Ballkani i hapur” do të bëhet më tërheqës
AktualitetBotePolitike

Panairi i verës në Beograd, Vuçiç: “Ballkani i hapur” do të bëhet më tërheqës

Published: September 1, 2022
Shpërndaje

Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalën e tij në çeljen e panairit 4-ditor të verës që po mbahet në kryeqytetin serb në kuadër të “Ballkanit të hapur”.

Ai shprehu kënaqësinë që ky panair është realizuar së bashku me vendet e tjera të kësaj nisme dhe ftoi qytetarët e Beogradit të vijnë dhe ta degustojnë në këto ditë të panairit. Kreu i shteti serb vlerësoi strategjinë e “Ballkanit të hapur” dhe paralajmëroi hapa të mëdhenj pas këtij panairi.

“Është një ditë e shkëlqyer për të gjithë ne sot. E kemi arritur këtë të gjithë së bashku. Unë jam verëdashës dhe kam vizituar shumë panaire, por kemi bërë diçka për t’u ndjerë krenarë. Mund të jemi më mirë në fusha të tjera të jetës shoqërore dhe fusha të tjera jam i lumtur që ia dolëm së bashku dhe pse shtatori është muaj sfidues. Të kesh të gjithë këta prodhues verërash këtu dhe përfaqësues nga më shumë se 42 vende, nuk është gjë e vogël. Jam i lumtur dhe ju përgëzoj të gjithëve. Ftoj qytetarët e Beogradit dhe Serbisë që të vijnë dhe të degustojnë verërat më të mira se kemi prodhues fantastikë që janë këtu. Beogradi është kryeqyteti i verës sot. Kultura e verës i mbledh njerëzit bashkë dhe ky është i prekshëm për strategjinë e Ballkanit dhe hapa të mëdhenj do të vijnë më pas”.

- Publicitet -

Në fjalën e tij, Vuçiç iu përgjigj edhe kritikëve të nismës së Ballkanit të Hapur dhe theksoi se ai do të bëhet më tërheqës edhe për vendet e tjera.

“Ideja jonë, ka pasur nga ata që kanë qenë kundër kësaj dhe ka pasur kritikë dhe nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë, për arsye politike shumë njerëzve nuk u pëlqeu kjo ide, por është në interesin tonë dhe askush nuk e ndal këtë. Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, por ka sjellë vetëm gjëra të mira për njerëzit dhe popujt tanë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më me zell për ta bërë më tërheqës dhe për të tjerë”.

Panairi Ndërkombëtar i Verës do të ekspozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb dhe do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës. Më shumë se 250 ekspozues nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Italia, Spanja, Franca, Turqia, Argjentina, Kalifornia, Afrika e Jugut, etj, do të jenë pjesë e tij.

Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës”, është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Në pamje duket se Rama është ulur pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?