Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PANDEMIA/ “Brezi COVID” i studentëve në krizë të shëndetit mendor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PANDEMIA/ “Brezi COVID” i studentëve në krizë të shëndetit mendor
AktualitetShendetesi

PANDEMIA/ “Brezi COVID” i studentëve në krizë të shëndetit mendor

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Pandemia ka pasur pasoja të qëndrueshme në shëndetin mendor të “brezit COVID” të studentëve.

Ka përkeqësuar shkallën e ankthit, depresionit dhe vetëdëmtimit, duke rezultuar në një “rritje të konsiderueshme” të të rinjve që luftojnë në universitet.

Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar se më shumë studentë po përjetojnë probleme të shëndetit mendor pas pandemisë dhe se kjo pritet të vazhdojë.

- Publicitet -

Presidentja e Unionit Kombëtar të Studentëve (NUS), Larissa Kennedy, ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” nga kriza e shëndetit mendor të studentëve.

Sipas saj, kjo situatë “po përkeqësohet”, siç ka nxjerrë edhe një studim i NUS që sugjeron se “shumica e studentëve janë të ngarkuar nga ankthi”.

Po ashtu hulumtimet nga shoqata e shëndetit mendor Humen kanë sugjeruar se mbi dy në pesë studentë (41%) nuk mendonin se institucioni i tyre parandalonte shfaqjen e problemeve.

Gati gjysma e tyre (47%) kanë thënë se vështirësitë e shëndetit mendor kishin një ndikim negativ në përvojën e tyre universitare, ndërsa një e treta nuk dinin se ku të shkonin për të kërkuar ndihmë.

Sipas Kennedy, betejat e studentëve janë shkaktuar nga presioni i provimeve të kombinuara me krizën e kostos së jetesës.

Ajo ka drejtuar thirrje për më shumë fonde për të futur “qendra të hershme të mbështetjes” që do të “parandalonin mijëra njerëz që të arrinin pikën e krizës”.

Qeveria, javën e kaluar, njoftoi tre milionë paund financim për të mbyllur hendekun midis shërbimeve mjekësore dhe shërbimeve të shëndetit mendor universitar.

Ekspertja e shëndetit mendor, Dominique Thompson, ka thënë se profesionistët kanë parë “një rritje të konsiderueshme” të studentëve që paraqiteshin me çrregullime të të ngrënit, ankth, vetmi dhe vetëdëmtim.

Ajo ka treguar se brezi i ri është “ndikuar tmerrësisht shumë” nga pandemia dhe bllokimi, dhe ka nevojë për ndihmë për të “rindërtuar aftësitë sociale, për t’u siguruar për aftësitë akademike dhe për t’u mbështetur emocionalisht”.

Sidomos studentët me ngjyrë, aziatikët apo pakicat etnike.

Një zëdhënës i Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se universitetet i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të mbështetur studentët në reflektim të pandemisë së vështirë që ata kanë pasur.

Për zëdhënësin, ky është një prioritet i përbashkët me shërbimet mjekësore dhe qeverinë.

Nga ana tjetër, universitetet po ushtrojnë presion për të siguruar “financim të qëndrueshëm”.

Marrë nga “The Guardain”, përshtatur për “Albanian Post”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?