Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Paqja Fiskale’, ministrja Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë: Cilët janë tre komponentët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ‘Paqja Fiskale’, ministrja Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë: Cilët janë tre komponentët
EkonomiLajmi i fundit

‘Paqja Fiskale’, ministrja Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë: Cilët janë tre komponentët

Published: April 25, 2025
Shpërndaje

Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen nga Elbasani, shpjegoi se si do të funksionojë iniciativa ‘Paqja Fiskale.  Sipas saj, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtërishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbifitimin në masën 15%.

“Paqja është një marrëdhënie e re që ne si admnistratë duam të vendosim me biznesin dhe tatim paguesit, ku biznesit do t’i jepet mundësia të rregullojë marrëdhënien me shtetin në të kaluarën dhe të ecë drejt të ardhmes me një siguri dhe parashikueshmërie. Paqja fiskale ka 3 komponentë. “1. Tatimi i dakordësuar mbi fitimin. 2. Rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit) 3. Falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave”, tha ajo.

Me tej Brahimaj u shpreh se: “I pari, është një marrëveshje që do t’i propozohet çdo tatimpaguesi i cili është subjekt i tatimin mbi fitimin, që do të zgjasë për 3 vjet, me të drejtë rishikimi çdo vit, ku në bazë të një historiku tre vjeçar të fitimit neto të kompanisë, dhe do t’i propozohet biznesit një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Të gjitha binzeset që do vendosuin të hyjnë në këtë marrëveshje, përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. Si do të llogaritet ky fitim që do t’i propozohet çdo biznesi. Supozojmë një biznes me fitim neto 100 mijë euro në 2020, në 2023 110 mijë euro dhe në 2024 120 mijë euro. Mesatrarja e tre viteve e fitimit neto është 110 mijë euro.

- Publicitet -

Rritja ekonomike do të jetë rritje në varësi te parashikimit që ministria e Financave do të ketë për rritjen e atij viti. Për çdo biznes do të ketë koeificent që lidhet me cilësinë e binzesit, nëse është i madh apo vogël. Formula për të llogaritur fitimin është mesatarja e tre viteve që i shtohet një vlerë, e shumëzuar me rritjen ekonomike dhe koeificentin rregullues. E dyta, për të gjithë bizneset që dorëzojnë një bilanc t’u japim të drejtën që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, dukerishikuar zërat e ndryshme të bilancit dhe paguar tatim prej 5% për çdo diferencë që do të rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe. E treta, kemi marrë masë me qëllim lehtësimin e detyrimeve të akumuluara për shkak të problematikave të ekonomisë.

Për këtë kemi propozuar që të fshijmë të gjitha detyrimet, interesat e kamat vonesat të bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet. Fshijmë të gjithë kamatvonesat të bizneseve ndërmjet 5 vjet-10 vjet. Dhe e vlefshme pë bizneset që do të vendosin që të paguajnë në një këst të paguajnë të gjithë detyrimin dhe do t’i falet 50% e detyrimit. Kush s’do ta paguajë dot me një këst detyrimin, jepet mundësia të lidhin marrëveshje, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Rudi Bardho says:
    April 25, 2025 at 2:51 pm

    Qesharake nje parti e majte qe fal taksat biznesit por qe te vret po qe qytetar I thjeshte….pensionet

    Reply
  • Tani says:
    April 25, 2025 at 5:45 pm

    Inkurajim per evazion fiskal

    Reply
  • ATSH says:
    April 25, 2025 at 9:13 pm

    Kulmi i shkerdhatocise. A thua kemi te bejme me nje shtet te forte e te pa meshirshem ne respektimin e rregullave . E kunderta eshte , ne Shqiperi nuk ka shtet fare ! Ja pse ne Shqiperi nuk behet shtet . I krihet bishti hajdutit, anti shtetit , matrapazit e kriminelit . Jo sepse jane shumica por sepse sundojne kete vend. Te tjerët jane skellever qe ju duket vetja bej e aga por qe jetojne te shtypur me keq se ne cdo pushtim apo diktature qe ky vend ka njohur .

    Reply
  • Mirësia says:
    April 26, 2025 at 6:13 am

    Si mund të drejtohet një vend që ka vetëm një qytet 10 fishin e vendit tonë. Normalisht, nëse fillimi i demokracisë nis me firmat piramidale nuk ka si të ndodhë ndryshe përveçse rënie në një humnerë, me vite vendi në udhëkryq, por kjo nuk do të thotë se qeveritë e mëvonshme të justifikohen me veprinë armiqësore të atyre që kaluan.
    (fatkeqësi të padënuar për veprimtari thellësisht armiqësore)
    Shteti ka institucione drejtuesit e të cilit duhet të zgjidhen në bazë të meritave,në të kundërt thellohet regresi dhe vendi kalon në humnerë,
    në pamundësi zhvillimi.
    Kjo sikur ka ndodhur dhe në këtë dekadë, arësimi në rast se është vënë në efiçencë ka mundësi për zgjidhjen e problemeve në gjithë sektorët zhvillimor të vendit. Nuk ka nevojë të shpikim, duhet marrë përvoja e vendeve të tjera dhe të zbatohet në përputhje me kushtet konkrete të vendit.
    Nëse luftohet korrupsioni dhe administrata vlerësohet nga merita nuk kemi nevojë as për Europë. Ne duhet ta ndërtojmë vendin për mirëqenien tonë ashtu si çdo vend europian që ka përparuar pa menduar se ku grupim do të futet por ka luftuar për përparimin e tij.

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    April 26, 2025 at 6:53 am

    Jane munduar shume nga Rilindja ti gjejne nje emer dhe e kane emeruar “Paqja Fiskale” sepse e dijne mire se Amnisti qofshin penale a fiskale bejne vetem Regjimet por kurrsesi nuk ka Amnisti ne vendet Demokratike.
    Vendimet e gjykatave jane te formes prere e nuk del dot askush te beje te tille lojra, vec nese pranon publikisht se eshte ne gjurmet e Erdoganit a Putinit.

    Reply
  • Asd says:
    April 27, 2025 at 7:57 am

    Keni harruar kryesoren; mos i vidhni fondet nepermjet korrupsionit sic po vertetohet cdo dite. Deri sa nuk keni mbaruar me korrupsionin e zyrave, nuk keni as te drejte as moral te kerkoni me shume taksa. Thesi juaj i shpuar nuk do te mbushet kurre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën
  • KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos
  • Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve
  • Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i pashtershëm i parave të drogës ndërpritet
  • Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

Komentet e Fundit

  1. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Haxhi qamili on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  3. Republika Iliazi on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. ceshtje dinjiteti on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Sk69 on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?