Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Paqja Fiskale’ , propozimi i Ramës: Të fshijmë të gjitha borxhet te bizneset më të vjetra se 10 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ‘Paqja Fiskale’ , propozimi i Ramës: Të fshijmë të gjitha borxhet te bizneset më të vjetra se 10 vjet
EkonomiLajmi i fundit

‘Paqja Fiskale’ , propozimi i Ramës: Të fshijmë të gjitha borxhet te bizneset më të vjetra se 10 vjet

Published: April 24, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’.

Sipas kreut të PS, kjo paketë e veçantë i jep bizneseve mundësinë për të mbyllur çështjet e së kaluarës dhe për të pasur një marrëdhënie të re, më të drejtë dhe më të parashikueshme me shtetin.

“Tatim fitim për kompanitë e kemi vendosur 15% dhe nuk do ta prekim, por në akseptin e administrimit e dimë që kemi të meta dhe boshllëqe, ashtu siç e dimë që kemi hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin.

- Publicitet -

Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, ndaj kemi menduar një plan që bazohet në një princip, plan paqeje fiskale. T’i japë sipërmarrjes më shumë dëgjim dhe mirëkuptim, kjo është detyra”, tha Rama.

Ndërkohë Delina Ibrahimaj, ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, sqaroi detaje mbi këtë paketë.

“Është një marrëdhënie e re që ne duam të vendosim me biznesin dhe tatimpaguesit, biznesit i jepet e drejta të rregullojë marrëdhënien që ka në të shkuarën me shtetin.

Ka tre komponentë, tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare, falja e detyrimeve apo kamatëvonesave.

E para, marrëveshje që do t’i propozohet tatimpaguese, për tre vite, ku në bazë të historikut të fitimit neto të kompanisë, do propozohet një masë tatimi mbi fitimin që do tatohet në masën 15%. Bizneset që do hyjnë nga kjo marrëveshje, do përjashtohen nga çdo kontroll tatimor. Nëse do të deklarojë një të ardhur se ai i dakordësuar me administratën tatimore, përfitimin shtesë do tatohet me 5%.

Komponenti i dytë, të gjitha bizneset që dorëzojnë një deklaratë, u jepet e drejta që të rishikojnë për 5 vite mbrapsht bilancet dhe duke paguar një tatim për 5% për çdo diferencë që rishikohet. Kjo bëhet që biznesi të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë sigurtë drejt të ardhmes.

Komponenti i tretë lidhet me detyrimet dhe kamatëvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve, ka pasur nga ato që i kanë vuajtur këto kriza globale. Kjo na detyron që të marrim një masë, lehtësimin e atyre detyrimeve.

Propozojmë që të fshijmë të gjitha borxhet, kamatëvonesat të bizneset më të vjetra se 10 vjet. Të fshijmë të gjitha kamatëvonesat dhe interesat që janë ndërmjet 5-10 vjet, e vlefshme dhe për bizneset që në një këst të paguajnë gjithë detyrimin dhe në këtë rast do i falet 50% detyrimit. Ata që s’kanë mundësi, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit. Ata që kanë borxhe nga 1 deri në 5 vjet, do t’i japim mundësinë atyre që i paguajnë të plotë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave”, tha ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Tani says:
    April 24, 2025 at 4:16 pm

    O rama
    Ket qe propozon eshte shtytje per ata qe nuk paguajne

    Reply
  • Tani says:
    April 24, 2025 at 4:17 pm

    Po i jep te drejte kush nuk ka paguar

    Reply
  • efi says:
    April 24, 2025 at 5:29 pm

    Bota per se prapthi
    Falen ata qe nuk paguajne
    Nuk çmohen ata qe paguajne

    Reply
  • Tirona says:
    April 24, 2025 at 5:32 pm

    Z.Kryeminister, z piktor e z.ish-basketbollist.
    Kjo qe thua ti stimulon te parregulltit.
    Falas nje version;
    Ata qe kane detyrime te papaguara, i mbyllin pa kamate. Ose nqs nuk i mbyllin, do kene tatimin me te larte se ata qe i kane mbylkur ne kohe.
    Mbaje sa me ne ekuiliber balancen se po te boshatiset fare Shqiperia nga keto padrejtesite e shtetit.
    Njerzit po te ikin nga padrejtesite dhe mungesa e shpreses se triumfit te se drejtes.
    Keshillenne ke falas z. Kryeminister/piktor/basketbollist!

    Reply
  • Arben says:
    April 24, 2025 at 7:47 pm

    Mos paguani me taksa dhe tatime ja hiqni nga goja fëmijëve tuaj ja hidhni qenëve të helmuar

    Reply
  • vlonjati says:
    April 25, 2025 at 7:08 am

    Pse ne artikullin ku behet fjale per fletet e votimit te diaspores nuk lejohen komentet ? Me sa duket keta jane si puna e asaj qe te vret naten e te qan diten ! Mendoj se ku eshte nje talent i qeverive socialiste ne kohe !

    Reply
  • demo says:
    April 26, 2025 at 6:16 pm

    Votoni Ramen zoterinj korrupsionista,Evazioanista fiskale,se nuk gjeni tjeter si ky ne faqe te dheut,Taxat,dritat,ujin i paguan populli edhe per Ju. Eshte e vertete qe edhe Berisha i falte detyrimet fiskale,gjobat e bisneseve,po ja merrte KESH ne prag fushate.Ky hic fare,parajsa fiskale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Edi Rama më dërgoi email…” Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30, pjesë nga fjalimet e tyre
  • 30 qershor 2026
  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  2. X on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  3. Po on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  4. Zdromsi on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?