Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lokali i Kadaresë në listën e zezë amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Lokali i Kadaresë në listën e zezë amerikane
Kulture

Lokali i Kadaresë në listën e zezë amerikane

Published: February 25, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në Tiranë, nuk është e pazakontë që mesazhe krejt të kundërta të përplasen në mënyra të paparashikueshme. Këtë herë bëhet fjalë për restorant “Juvenilja” te Parku i Madh i Liqenit, një vend që sot mban dy etiketa në ekstreme të ndrtyshme: Atë të një vendi “të ndaluar” për diplomatët amerikanë dhe atë të një “tempulli” për adhuruesit e Ismail Kadaresë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, përmes një njoftimi sigurie të Ambasadës në Tiranë, u ka kërkuar shtetasve dhe personelit të saj të shmangin disa biznese specifike në kryeqytet. Mes tyre është emri i lokalit “Juvenilja” i njohur si piceri dhe restorant.

- Publicitet -

Edhe pse teknikisht nuk bëhet fjalë për një shpallje “Non Grata” në nivelin e sanksioneve politike, ky paralajmërim administrativ (Security Alert) është një goditje e fortë për reputacionin e çdo biznesi. Arsyet e sakta rrallë bëhen publike, por ato zakonisht lidhen me vlerësimet e inteligjencës amerikane mbi sigurinë dhe integritetin e biznesit.

​Pikërisht në këtë ambient, i cili për amerikanët konsiderohet “zonë e ndaluar”, Ismail Kadare kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Për gjeniun e letrave shqipe, “Juvenilja” ishte një zgjatim i zyrës së tij. Aty ai pinte kafen e mëngjesit, takonte botuesin e tij Bujar Hudhri dhe priste vizitorë.

Duket vërtetë ironike që njeriu që për dekada ishte ura kryesore lidhëse e kulturës shqiptare me Perëndimin, ka tashmë një statujë në bronz pikërisht në një vend që siguria amerikane e ka vënë në shënjestër.

Përjetësimi në Bronz

Në janar të këti, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit (i cili u nda nga jeta në korrik 2024), në këtë lokal është vendosur një shtatore bronzi. Skulptura, e ideuar nga aktori Timo Flloko dhe e realizuar nga Henri Nimami, e paraqet Kadarenë ulur në tavolinën e tij të preferuar, me librin dhe kafen përpara.

Tashmë, çdo turist apo qytetar që viziton Parkun e Liqenit, përballet me këtë kontrast. Mesazhi i SHBA: “Mos hyni në këtë biznes”. ​Mesazhi tjetër: “Këtu ulej gjeniu i kombit”. Një kujtesë e ftohtë që rregullat e sigurisë nuk bëjnë përjashtime, as për historinë.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Enigma says:
    February 25, 2026 at 5:04 pm

    Kush eshte pardon II ketyre lokaleve ?

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 25, 2026 at 5:59 pm

    Ismaili i shkrete shkonte atje se kishte gjelberim e nuk ja kishte idene se ishte vend krimi. Timo e keqperdorte per pak me shume fame dhe megjithse Ismaili e largoi sa ishte gjalle, Timua gjeti nje skulptor basketbollist te paafte por te lidhur me Sandër Frangajn e te tjere zhabulane (sic thoshte Ismaili) mediash e firmash ndertimi dhe e keqperdori edhe pas vdekjes. Turp per Timon.

    Reply
  • chp says:
    February 25, 2026 at 8:38 pm

    Ka nje gjysem te vertete te hidhur qe e thote jo vetem artikullshkruesja por dhe nje pjese e koniderueshme e shqipfolesve.
    E kam fjalen per shprehjen : (citoj)
    …..Kadareja ka qene ura kryesore lidhëse e kulturës shqiptare me Perëndimin….(Fund citimi)
    I takoj atij brezi qe kur I.K ishte ne hapat e pare e deri kur iku IK-u ne menyre qesharake ne France ne 1990 e kemi vlersuar si KADARENE E MADH te cilin ISMAIL PIZEVENGU vrau heronjte e vet qe i dhane famen ne perendim…nese ka nje drog-diller me te madh qe na drogoi me mesimet e komandantit ishte I.K-reja dhe nuk ishte morale qe ai te behej kockabluersi i patriotit e tij..
    ..
    Ne lidhje me paralajmerimet e sherbimeve amerikane per Juveniljen nuk shoh ndonje alarm te madh se dhe ne amerikanet nuk jemi aq shenjtore..Do jap nje rast qe eshte 1 miljon here me i hidhur…Ishte viti 1997 ne mars ku Usaliu i Marikes e quajti ambasdoren Lino si….LAVIRE….dhe cuditerisht kjo lavirja Saliut ne vend qe me shtetin e saj ti jepnin pergjigjen e merituar kesaj monstre Viqidoli i con kabllograme DASH-it qe femijte e Fatos Nanos ishte drogaxhinj
    dhe se vete Nano ishte nje KAFSHE SOCIALE
    kur ne fakt dhe sherbimet informative amerikane e dine se Xeni Sypeshkaqeni qe ne moshe 17 vjecare ishte nje drog diller qe perdorte makinen e presidences si UBER per shperndarje droge….sa turp !

    Reply
    • Ambasadat e 2 korrikut says:
      February 26, 2026 at 9:35 am

      Ai iku dhe u tha haleve qe u krijun ne vitin 1945 qe ata qe thyen murin e qenve nuk ishin jashtqitja e Kombit por ishin trimat dhe elita ktij populli

      Reply
    • Propaganda says:
      February 26, 2026 at 12:33 pm

      Keni 30 vjet Zeni, Zeni. Kapeni pra pse nuk e kapni, pyet nje here verdalle sa favore ka mar Zeni ne gjithe keto vite me qeverisjen e PS. Me shume leke ka bo me Ramen se kur kishte baben President.

      Reply
  • Kalaja e paradokseve! says:
    February 25, 2026 at 9:35 pm

    Paradoksi i vertete eshte se lokali mban emrin e permbledhjes poetike te Mjedjes dhe vendos bustin e Ismail Kadares. Tani Sipas kesaj logjike duhet te hapet nje lokal me emrin “Shqiponjat fluturojne lart, ku te vendoset busti I Mjedjes! “ shkembime kulturore dhe artistike” pa emrues te perbashket….. sa per paralajmerimin amerikan, ai ka te beje me ndonje situate te dyshimte te lokalit si biznes …. Ata qe vizitojne lokalin nuk hyjne as ne faqet e letersise shqiptare dhe as ne kulturen evropiane…. Hyjne, hane dhe pijne dhe dalin…. Paradoksi I dyte eshte ne mendjen e gazetares, qe mendon qe lokal + emer shkrimtari + bust te nje tjeter shkrimtari= me kulture shqiptare+ kulture evropiane. Paradoks i vertete…. Nuk ka formule qe ta zgjidhe kete ekuacion absurd. Ja cfare Proudhon ideologjizimii i trurit!

    Reply
  • Agim Sula says:
    February 25, 2026 at 10:00 pm

    CE TRAZON ISEN E SHKRETE
    QYQAR QE E QYQAR MBET
    NE KETE DHE NE ATE JETE
    SHOK PAT VEC HIJEN E VET

    Reply
  • Tironsi ZZ, NYC says:
    February 26, 2026 at 12:33 am

    Pasaktësi?! Në fillim thuhet për diplomatët amerikanë, pastaj shtetas dhe personel i ambasadës.
    Shtetas amerikan jam, por nuk mund të rri pa e pirë një kafe aty ku e pinte kafen Gjeniu ynë.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 26, 2026 at 6:24 am

    Pyes:
    1.A është e vërtet se Ambasada Amerikane e ka dhën një mesazh të tillë.?
    2.A dihet se kush e MENAXHON tashmë lokalin.?
    3.A jan bër takime të autoritereve kryesore të vëndit me Ambasady.?
    4.Po autorja e shkrimit ka bër përçapje të tilla.?
    5.A mos edhe për këtë rast ka dorë UDB,ASFALIA,KGB.?
    Nuk besoj që edhe Ambasada Amerikane të ket RRJEDHUR nga trut e kokës si Non Grata.

    Reply
  • Labi says:
    February 26, 2026 at 7:37 am

    Ty te paska pare Amerika se ti nuk ke pare gje. Ambasada nuk ja ka bere te ndaluar po keshillon shtetasit e saj per kujdes.Ne ate vend ku eshte bere lokali ka qene parku liqenit dhe me ligj ka qene dhe eshte i ndaluar nderimi,aq me keq per kala,lind pytja si u be ky ndertim ne ate kohe,e dyta ambasada e di mire kush eshte rrethi familjar dhe burimin e parave te sdaj familje.Ambasada ka fol me gjuhen qe kuptojne shtetasit e saj,per emigrantet Shqiptare nuk i ha fare.

    Reply
  • Berlin says:
    February 26, 2026 at 8:23 am

    Skulptura, e ideuar nga aktori Timo Flloko

    Epara ky nejri eshte shume dubiuos per shoqerin , kulturen dhe artin shqiptar sepse eshte nga nena serb i paster.

    E dydta ka te bej me dicka shume te madhe tamam me “mos kokcarjen dhe” pra nje menefregizem te tmerrshem nga ana institucioneve shqiptare se si dhe ku vehen bustet dhe perkujtimoret e personazheve dexhizive te kombit shqiptar.

    Reply
  • Burimi says:
    February 26, 2026 at 10:02 am

    Ambasada Amerikane e ka dhene vertet kere njofrim. E ka bere ne Anglisht.

    Nuk e di perse e ka bere.

    Pronaret e Juveniljeve dhe te Pasticeri Venezia jane vellezerit dhe nipi i Vjadin Lames.

    Nuk e di ku i kane shkel ne kallo amerikanve.

    Reply
    • Precizim says:
      February 26, 2026 at 12:24 pm

      Paralelizem gazetaresk I panevojshem, pa hyre ne thelb te çeshtjes..
      Ismail kishte shtepine ne ndertesen ku eshte Juvenilja. Dhe si nje nga banoret e nderteses, zbriste dhe shijonte kenaqesine qe I jepte parku i Liqenit, I vjedhur e coptuar pikerisht nga shume e shume kartele te droges qe veprojne edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi. Kjo pjese kriminale, ka patur gjithmone mbeshtetjen e qeverive demokrate e socialiste.
      Ne kete pallat ne nje atentat mafioz u vra ne ashensor pronari i Juveniljes, nje figure e njohur dhe e dyshimte. Mesa duket trashegimtaret dhe te afermit e tij, vazhdojne pa ju dridhur qerpiku rrugen e krijuesit te ketyre bizneseve. Madje me ndihmen e qeverise jane zgjeruar ne biznese akoma edhe me te medha.
      Nuk eshte lajm ky, qe parate e droges I kthyen ne biznese koperture. Sot jane me dhjetra, ne mos me qindra kompani, qe operojne ose kane operuar ne kete menyre. Vetem Bana King, qe tregeton banane eshte kapur mbi pese here me droge, ne sy te gjithe opinionit publik, dhe reklamat e drges=banane jane ne çdo televizion dhe event..Askush nuk i thote plaç..
      Dikush mund te thote, po rrini rehat se droga sjell para dhe zhvillim. Ne fakt droga vret. Vret perdoruesit, vret antaret e bandave, vret ekonomine dhe bizneset e ndershme, vret dhe korrupton qeverite, vret endren e çdo te riu qe kerkon te eci perpara me punente ndershme, vret imazhin e vendit, vret sigurine..
      Kjo eshte edhe arsyeja amerikane e ketij njoftimi. A i di policia keto? I di mire, por te paprekshmit punojne krah per krah me qeverine, me policine, etj, etj.

      Reply
  • Anonymous says:
    February 27, 2026 at 1:20 am

    pergjigje per komuntuesin “Propoganda”
    Nese nuk e di kush e mbron Zenin, mesoji keto shume te hidhura me poshte:
    -Kur kryegjenerali Luan Hoxha u ankua te ambasdori amerikan se djalli I Berishes ,Zeni me ka kerrcenuar me jete duke me thene:MBYLLE SQEPIN SE DO TA PESOSH SI KOSTA TREBICKA…atehere ne vend qe ambasdori dhe bossat e tij ne WDC te denonconin si terrorist Xenin,,, i dhanen vize k/gjeneralit per ta fshehur ne Amerike…Pra jo vetem Xeni ushtroi terror ndaj
    Luan Hoxhes por dhe vertetoi se ai eshte vrases i Kosta Trebickes..
    –
    Prolog:
    edhe nje adoleshenti ti tregosh per kete histori midis nje ambasdori amerikan….Xenit dhe kryegjeneralit do te thote qe Xeni me dashje apo pa dashje mbrohet nga Amerika prandaj duhet te recitojme me nota funebre
    ,
    Xen Berisha mos ki frike
    se ke Latifet ne Amerike

    Reply
  • Katiu says:
    February 27, 2026 at 7:07 pm

    Po , per ç’do injorant të kombit , Kadarea është gjeniu i kombit .

    Sa % e shqipëtarëve kanë këtë mendim ? Me siguri shumë pak .

    Pas vitit 1960 Shqipëria u mbyll totalisht, me Perëndimin me kohë , por , tani edhe me Lindjen .

    Ketu shperthehu Kadarea – Enverin e bëri gjigand , përballë xhuxhave të Lindjes e Perëndimit ( Dimeri i vetmisë se madhe që më von u bë dimer i madh ) .Në rezonansë te plote me Kadarene shperthyen rapsodet injorante leber e malesore .

    Sherbetore te diktatures ishin dhe rapsodet, por , kryesherbetor ishte “ gjeniu Kadare “

    Reply
  • Nik says:
    February 27, 2026 at 9:27 pm

    “Lokali i Kadaresë” thotë kjo abuzuse e fjalës, lokali është i pronarit, pse deformon përmbajtjen e titullit korekt që duhej të ishte?!?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?