Johana Lubonja
Për dekada me radhë, Zvicra ka qenë simboli absolut i strehimit financiar për individët me pasuri të lartë: konfidencialitet bankar, stabilitet politik dhe sistem taksimi i favorshëm.
Mirëpo, vitet e fundit po dëshmohet një kthesë e papritur strukturore në gjeografinë e kapitalit global. Italia—një vend i njohur tradicionalisht për burokracinë e saj komplekse—po kthehet në njërën nga destinacionet më atraktive për milionerët, duke i marrë primatin fqinjit të saj alpin.
Regjimi tatimor e ndryshoi lojën. Katalizatori kryesor i këtij eksodi drejt jugut është “Flat Tax” (Taksa Fikse) që Italia futi në zbatim për rezidentët e rinj jo-domestikë. Nëpërmjet këtij sistemi:
Individët që zhvendosin rezidencën tatimore në Itali paguajnë një taksë fikse prej 100,000 eurosh në vit për të gjitha të ardhurat e gjeneruara jashtë territorit italian (shifër që kohët e fundit pësoi një rritje në 200,000 euro për hyrjet e reja, por mbetet jashtëzakonisht konkurruese).
Plus nuk paguhet asnjë taksë mbi pasuritë, kapitalin apo trashëgiminë e krijuar jashtë vendit..Për një pjesë të madhe të sipërmarrësve dhe investitorëve globalë, kjo formulë ofron një parashikueshmëri tatimore që Zvicra nuk e garanton më njësoj, veçanërisht pas rritjes së trysnisë ndërkombëtare mbi sistemin e saj financiar dhe ndryshimeve në taksimin forfait në disa kantone.
Stili i jetesës dhe “Soft Power” italian
Nëse Zvicra ofron privatësi dhe disiplinë absolute, Italia përgjigjet me atë që paraja nuk mund ta blejë lehtësisht diku tjetër: trashëgiminë kulturore, klimën, gastronominë dhe fushën e modës.
Milano është shndërruar në kryeqytetin e ri financiar dhe social për këtë elitë, ndërsa rajone si Toskana, Liqeni i Komos apo Amalfi po përjetojnë një baticë investimesh në pronat e paluajtshme të luksit.
Ky eksod po detyron qarqet financiare zvicerane të rimendojnë strategjinë e tyre të atraktivitetit. Humbja e rezidentëve me pasuri të mëdha nuk do të thotë thjesht më pak taksa të mbledhura, por edhe më pak investime direkte në sektorin bankar, të sigurimeve dhe të pronave luksoze.
Në garën e re globale për të tërhequr kapitalin, Italia ka treguar se kombinimi i një politike agresive tatimore me fuqinë e saj të stilit të jetesës mund të thyejë edhe hegjemonitë më të forta financiare në Evropë.
Foto shoqëruese: Fshati Kastanienbaum, i cili ndodhet në komunën Horw, në kantonin e Lucernës në Zvicër.
DITA

Budallallik e maskarallik. Ti kije ku të duash rezidencën fiskale. Po deshe edhe në Hënë. Por ti do paguash TVSH si dhe taksën mbi fitimin në çdo vend ku ti operon! Por ligjet janë bërë nga të pasurit, për të pasurit. Madje disa shtete u japin edhe para nën dorë firmave private që dalin me miliona euro fitime në vit.
Rrena me bisht.
A na e lidh dot kete qe spjegove me Sazanin e Karaburunin -jane vatanet e mia ?! Se ne Shqiperi nuk eshte se nuk e dine se çdo te thote te investoje nje miljarder, por u duhet zgjeruruar gjoksi cemirezinjeve se iç hengeri per te mbeshtetur terroristet e bulevardit, rrugaçet dhe deri tek kriminelet e botes qe nga Amerika e Irani e deri ne gaza Pse nuk e di Arben Malaj çdo te thote investim miljarderesh?! Nuk i intereson privatisht cmiresisht ketij. Po ai gomari oficer qe na tregon gjithe ato histori qe i sajon dhe vete e shkruan dhe libra, nuk e di? Ai ndoshta dhe nuk e di se i behet qejfi kur i thone gjeneral, nje kerriç gomari . Nuk e kuptojne ata intelktuale shqiptar çdo te thote investim miljardash ne token shqiptare?! Pse nuk e kuptojne qe patriotizmi sot vetem lufte me arme sjell? Cila eshte perberja e popullit te Amerikes dhe çfare niveli ekonomik per njerezit ka? Cila eshte popullsia e Frances dhe sa te huaj ka dhe cili eshte niveli ekonomik, po Anglia, po Gjermani qe vetem turq ka mbi 5 miljone njerez, po gjithe shtetet e botes. Pretendimi patriotik qe na shiti Edi Rama Shqiperine, o eshte injiorance totale prej idioti per cilindo, ose eshte e qelimeshme qe Shqiperine ta marrin prone private horrat, kriminelet,, drogaxhikte se bashku me iranianet e palestinezet, por dhe me fqinjet qe zgerdhiohen çdo dite Une shkrova ate qe mendova se jetoj prej 35 vjetesh larg Shqiperise, por sa shqiptare “kane pushtuar” Greqine dhe jane bere greke me dokumenta, sa ne Itali, Amerike e deri ne KIne e Australi?! Si ndihen ata?! Ne shqiperi, po e perseris, qe ose jane medioker injorante me ato qe bejne ose e kane te qellimeshme per ta privatizuar per vete bashke me armiqte e Shqiperise.
Ti “pa emër”, je i nderuar dhe meriton të shkruash emrin e vërtetë , aq bukur ke analizuar “protestën” e mercenarëve të bulevardit . Akoma më mirë ke analizuar investimet që priten të bëhen në Shqipëri . Po kujt i thua , ” patriotëve ” pensionistë si demua me shokë ? Atyre i ka mbetur ora 40 vjet mbrapa . Po kur i është ofruar ndonjëherë Shqipërisë një investim 5 miliard dollarë ? KURRË . Dhe nëqoftëse nuk realizohet ky investim ( gjë që është e pa mundur) , asnjë herë në të ardhmen , Shqipëria nuk do t’a ketë një ofertë të tillë investimi . Kur filluan protestat në qershor , që fillimisht ishin madhështore ( t’a pranojmë) u duk sikur investimi në Sazan e Zvërnec nuk do të bëhej . Ndërkohë , reagoi qeveria e Malit të Zi , nëpërmjet zëdhënësit të saj , i cili deklaroi : ” Mali i Zi , ve në dispozicion të Kushnerit e kompanisë së tij bregdetin , për të zgjedhur investuesi ku t’a shikojë të përshtatshme për të transferuar investimin e tij nga Shqipëria në Mal të Zi ” . Siç dihet , malazezët kanë shumë më tepër tru se neve shqiptarët dhe nuk disponojnë rrugaçë bulevardi që gjoja mbrojnë flamingot , të nxitur nga forca të errëta , që nuk e duan Shqipërinë , edhe pse kurrë nuk kanë parë ë jetën e tyre Flamingo me sy . Sidoqoftë, të përshëndes ty ” pa emër” .
Me sa shoh o i paemër ti je kundër patriotizmit?! Ti je për një botë lesh e li. Një botë që të sundohet vetëm nga oligarkët, pa shtete, pa kombe, por veçse një treg i hapur! Kjo është pikërisht teoria e Sorosit dhe globalizmi! Atëhere hajde të shesim tani Sazanin, ujin, detin, tokën dhe shqiptarët le të ikin nga sytë këmbët! Ndërsa unë mendoj se si çdo njeri, edhe çdo popull, ka nevojë për shtëpinë e tij. Shtëpia e tjetrit nuk bëhet kurrë shtëpia jote.
Konfidenca, Stabilitet, Atraksion, Glullurdi, Rrumpalle!
Qa nuk lexon e shef njeriu ky i pa emër qenka edhe i pa turp jeton vetë në vend të huaj dhe i urrenë të huajtë sidomos popuj të shtypur dhe të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre palestinezët dhe iranianët që për 40 vite jetojnë nën sanksione dhe agresion të ashpër nga kapitali ndërkombëtarë ku edhe për kundër niveli i arsimit është ndër 10 vendet e para
I urryeri, një islamik ekstremist që i qan hallin shteteve e popujve me mijra km larg Shqipërisë , vetëm sepse janë popuj islamë vëllezër me të urryerin .
Paradoks apo epilog?
Njehere me duhej te shikoja nje” emision te plote”, per nje charter zviceran me energji diellore. Idea ishte e nje zvicerani qe deshironte qe ashtu si aeroplanet, hidroplanet te kishte nje charter ose ” jet privat” me energji diellore. Mundet edhe ta pershendesim idene e tij per energjine e rinovueshme, si faktor ne “mbrojtjen nga emisionet paradoksale”!