Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paraja dhe dinjiteti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Paraja dhe dinjiteti
Kendi i Kryeredaktorit

Paraja dhe dinjiteti

Published: September 9, 2026
Shpërndaje

Midis të gjitha nocioneve morale që përcaktojnë qenien tonë, dinjiteti është ndoshta më i keqkuptuari. Çfarë është në të vërtetë dinjiteti? A lidhet ai me paranë dhe kamjen?

Përgjigja më e shkurtër është JO. Paraja blen luksin, blen autoritetin formal, por nuk prodhon dot asnjë gram dinjitet. Dinjiteti është pëlhurë e brendshme shpirtërore, nuk është zotërim material.

Nëse ka një fushë që e ka zbërthyer këtë të vërtetë me saktësi të lartë, ajo është letërsia e madhe botërore. Penat më të ndritura të njerëzimit kanë treguar se dinjiteti nuk lind nga pasuria. Madje ka shkëlqen më fort pikërisht aty ku mjerimi material është më i egër.

- Publicitet -

Në historinë e letërsisë, Fyodor Dostoevsky konsiderohet gjerësisht si shkrimtari që e ka eksploruar këtë temë në mënyrën më të thellë dhe obsesive. Në veprat e tij Krim e Ndëshkim, Vëllezërit Karamazov, Shënime nga nëntoka apo Të fyer e të Poshtëruar  Dostojevski ndriçon një të vërtetë që e kemi harruar. Dinjiteti njerëzor mbetet i paprekshëm dhe kërkon të shprehet, edhe te njerëzit më të varfër, apo më të harruar nga shoqëria. Ky kërkim për dinjitet, pavarësisht vuajtjes apo gabimeve morale, është boshti i gjithë krijimtarisë së tij.

​Edhe Victor Hugo, përmes kryeveprës Të Mjerët, mbrojti dinjitetin e më të shkelurve dhe tregoi mundësinë e shpëtimit moral të njeriut. Jean Valjean-i i Hugoit provon se edhe kur shoqëria të zhvesh nga çdo gjë, nga paraja, nga liria, nga emri, dinjiteti mund të rindërtohet nga e para përmes moralit dhe përmes sakrificës.

Në shekullin e XX, bota u përball me absurditetin e ekzistencës dhe luftërave. Në këtë kohë Albert Camus e zhvendosi dinjitetin te qëndresa. Nëpërmjet filozofisë së tij (I Huaji, Murtaja), ai na thotë se revolta e njeriut kundër padrejtësisë dhe kuptimi që kjo i jep jetës janë forma më e lartë e dinjitetit. Për Camus, dinjiteti është fuqia për të qëndruar drejt në një botë të padrejtë.

Regjimet (dhe këtu nuk është fjala vetëm për diktaturat) përpiqen ta zhveshin individin nga dinjiteti ose ta çojnë atë drejt pasivitetit apo nënshtrimit. Bërthama e brendshme e njeriut duhet të gjejë rrugë për të rezistuar.
​
​Sot në Shqipëri flasim shumë për paranë. Paraja është mjet, ajo mund ta mbulojë varfërinë materiale, por ajo shpërfaq  varfërinë më të madhe morale kur kthehet në qëllim, kur fitohet me vjedhje kur përdoret për të heshtur ose për të poshtëruar të tjerët.

Mund të flasim shumë për dinjitetin, dhe ruajtjen e një bërthame të pastër morale në çdo rrethanë, Brenda hapësirës së kësaj rubrike dhe në përgjigje të letrës suaj, mund të them me bindje të plotë jetësore se pasuria shkon e vjen, dinjitetin po e humbe, nuk e blen dot më asnjë pasuri e kësaj bote.

Ditë të mbarë, Adrian Thano

Publikuar në faqen 2 të versionit print të gazetës në rubrikën e letrave të lexuesve

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arlinda Ymeraj says:
    September 12, 2026 at 6:27 pm

    E mrekullueshme. E vërtetë. Faleminderit që ka ende njerëz në këtë vend të përçudnuar, që e mendojnë kështu. Faleminderit që ka ende artistë që e analizojnë dhe e shprehin kaq bukur.

    Reply
  • A. Vasili says:
    October 28, 2026 at 8:43 pm

    Ka shume vlere aktuale shkrimi juaj z. Thano.
    Vlersime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?