Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmërimi i ekspertit të kriminologjisë: Do gjendet në një shtëpi fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Paralajmërimi i ekspertit të kriminologjisë: Do gjendet në një shtëpi fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga…
KronikeKryesore

Paralajmërimi i ekspertit të kriminologjisë: Do gjendet në një shtëpi fletorja me emrat e drejtorëve të policisë që marrin rrogë nga…

Published: September 5, 2022
Shpërndaje

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka paralajmëruar të tjera zhvillime për sa i përket ngjarjeve kriminale në vendin tonë. Kur vetëm pak ditë ka nga shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, Karamuço ka paralajmëruar zbulimin e një fletoreje në të cilën janë shënuar të gjithë emrat e efektivëve dhe drejtuesve të lartë të policisë të cilët paguhen nga krimi.

Akuzat e Karamuços janë të rënda, pasi sipas tij krimi i organizuar mban si eskortë elitën e policisë shqiptare.

“Një nga gjërat që shëmton dhe është një njollë e zezë. Është fakti që eksponentë të krimit mbajnë për eskortë elitën e policisë. Jo vetëm makina të blinduara por elitën, RENEA, Operacionalja, i ruan ata. Këta efektivë të zgjedhin se si do bëjnë. Nga kontrolle që do të bëhen këto ditë, në një prej shtëpive do gjendet një fletore, ku do dalin disa emra që paguhen. Janë efektivë që marrin rrogë çdo muaj. Ka shumë aludime se edhe kur dështojnë operacionet, ka dekonspirime. Këto janë armiku i padukshëm. E rëndësishme të listohen me Vetting, dhe shpenzimet që kryejnë. Ku i gjejnë këto lekë? Këta që rrinë paradite me qytetarët dhe pasdite krimin, duhet të ndalen. Të shkunden nga korrupsioni” tha Karamuço.

- Publicitet -

Mes të tjerash, eksperti u shpreh se publikimet e dëshmive të Nuredin Dumanit, kanë ndezur gjakrat, dhe për këtë arsye janë shkaktuar së paku 6 vrasje.

“Rezultojnë 6 vrasje dhe dy humbje personash dhe dyshohet se vijnë si pasojë e publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kjo ka shkaktuar shumë gjak dhe ngjarje shumë të rënda. Diheshin shumë realitet. Por të tjera u bënë publike.” tha Karamuço.

Sjellim në vëmendje, se prej disa ditësh, efektivi i policisë dhe njësisë Operacionale për arrestimin e personave në kërkim, Jeton Lami, ndodhet në burg pasi dekonspiroi operacionet për arrestimin e Ervis Martinajt. Ai u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj, të cilin policia kërkon ta arrestojë si dhe po heton se rivalët e kanë rrëmbyer e zhdukur.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Bardi says:
    September 5, 2022 at 1:12 pm

    Ky njoftim behet qe te merren masa paraprake nga kushdo qe e di se ka marrre para.Ose eshte nje lajm i Momlit por i pa besushem se eshte dhene nga policia.Ne Shqipri jemi ne boten e absurditDhe lajmet keshtu si eshte shkruar e keni degjuar 5 PORDH ,2 GROSH.

    Reply
  • Xhixhi says:
    September 5, 2022 at 9:47 pm

    Keshtu ndodh kur ministrat,zv.ministrat,drejtoret etj i cakton vetem Edi Rama,ky sulltan anadollak ,qe nuk di te beje shtet por harem!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?