Kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, paralajmëroi se bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Iranit, lidhur me përdorimin e supozuar nga ana e Moskës të dronëve të prodhuar nga Irani për të sulmuar Ukrainën, përbën një rrezik global.
“Natyrisht, ne mendojmë se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Iranit janë një problem serioz jo vetëm për Izraelin, por edhe për Ukrainën, Evropën dhe gjithë botën”, tha Lapid sipas gazetës “The Times of Israel.
Lapid shtoi se është “absolutisht e papranueshme” që Teherani ka dhënë dronë për trupat ruse.
“Irani është një shtet i rrezikshëm terrorist dhe fakti që Rusia bën biznes me të rrezikon të gjithë botën”, shpjegoi kryeministri i Izraelit.
Nga ana tjetër, Lapid nuk përmendi kërkesën e Kievit për sistemet e mbrojtjes ajrore për t’u mbrojtur kundër lëshimeve të raketave ruse që kanë rënë në disa qytete të Ukrainës ditët e fundit.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka deklaruar vazhdimisht se Izraeli nuk do të dërgojë sisteme armësh në Ukrainë.
Këtë të hënë, zëvendësdrejtori i Këshillit të Sigurimit rus dhe ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, siguroi se çdo furnizim “i pamatur” i pajisjeve ushtarake nga Izraeli në Ukrainë “do të shkatërrojë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore midis vendeve tona”.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Izraeli është përpjekur të mbajë një pozicion neutral, ndërsa ka ofruar mbështetje morale për Kievin, por futja e dronëve iranianë në ushtrinë ruse ka ndryshuar pozicionin e Izraelit.
a.m/dita

sionizmi izraelit si dhe neonazizmi dhe neofashizmi janë probleme shum kryesore. faktikisht kto lojra me rusi e me ukrain ju sionistët dhe imperialistët i shpikni
Izraeli eshte Avangarda e zhvillimit inteligjent te njerezimit,Ashtu si kaqene per 3000 vjet..I KA TREGUAR NJEREZIMIT RRUGEN.Sipas bibles,bijte e Abrahamit dhe Jakovit jane ndertuesit e piramidave dhe Tempujve te Egjiptit.Pasi Moisiu mori cifutet nga Egjipti,dhe i dergoi ne token e Kanaanit,nuk u ndertuan me Piramida ne Egjipt.90% e shkencetareve te botes,qe nga Njutoni deri tek Ajnshtajni,dhe shumica ketyre qe fitojne Nobelin ne Amerike ne shkencat jane cifute,.Zhvillimi i bujqesise,teknologjise dhe armatimit ne Izrael,le pas vende me potencial qindra here me te larte.Nuk eshte cudi qe Izraeli prodhoi vaksinen antikovid njekohesisht me Gjermanine,Ameriken,,perpara Kines,Anglise e pordhi kali shtete qe fryehen si gjeldeti si Franca.
Eshte Karakoll i Demokracise Perendimore ne nje Territor ku shtrihen shtete autoritariste,Teokratike,Mesjetare,te egra dhe Agresive.Izraeli ka jo vetem ekonomine teknologjine,por ka edhe forcen e nje fushnjarri,qe nuk e ha dot as ujku.Te gjithe autokracite e kane fryke dhe duhet te bejne hesapet me Izraelin,kur te veprojne.
ti e beson vërtet biblën o demo enver ballisti?
e beson ti që një njeri pas vdekjes muns të ringjallet?
a beson ti se ka disa zotër ku njëri thot mbaj vetëm një grua kur një zot tjetëe të thotë ke të drejtë të mbash shumë gra