Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmërimi i NATO-s: Interesat ruse dhe kineze po shtohen në Arktik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Paralajmërimi i NATO-s: Interesat ruse dhe kineze po shtohen në Arktik
BoteKryesore

Paralajmërimi i NATO-s: Interesat ruse dhe kineze po shtohen në Arktik

Published: August 27, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të premten për rritje të pranisë ushtarake të Rusisë në Arktik dhe interesin në rritje të Kinës në këtë pjesë të globit.

Gjatë një vizite në veriun e Kanadasë, Stoltenberg tha se trajektorja më e shkurtër drejt Amerikës së Veriut për raketat dhe bombarduesit rusë kalon mbi Polin e Veriut. Ai tha se Rusia ka krijuar një Komandë të re për Arktikun dhe ka çelur qindra objekte ushtarake në Arktik, si objekte të reja, ashtu edhe ato të vjetra të epokës sovjetike, si p.sh. pista avionësh dhe porte detare.

“Vërejmë një rritje domethënëse të kapaciteteve ushtarake ruse, me baza të reja, sisteme të reja armësh, si dhe përdorimin e veriut të largët si terren për të testuar armët e tyre më të përparuara, përfshirë raketat hipersonike”, tha Stoltenberg në një bazë ushtarake kanadeze në Cold Lake, Alberta.

- Publicitet -

Stoltenberg vuri gjithashtu në dukje se Kina e ka shpallur veten një shtet “pranë Arktikut”. Ai tha se Pekini kërkon të prodhojë anijen akullthyese më të madhe në botë dhe po shpenzon dhjetëra miliarda dollarë për projekte energjitike, infrastrukturore dhe studimore në veri.

“Pekini dhe Moska janë zotuar gjithashtu të shtojnë bashkëpunimin praktik në Arktik. Kjo është pjesë e një partneriteti strategjik në rritje, i cili sfidon vlerat dhe interesat tona”, tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ndryshimi klimatik po e bën Arktikun më të arritshëm për njësitë ushtarake dhe mirëpriti njoftimin rishtazi të Kanadasë se do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili shoqëronte Stoltenberg, paraqiti disa nga shpenzimet dhe aktivitetet që Kanadaja po bën në veri. Ndër të tjera janë premtimet për të angazhuar fonde prej miliarda dollarësh për paisje dhe kapacitete të reja ushtarake, përfshirë planet për të blerë avionë të rinj luftarakë dhe për të modernizuar sistemin e vjetër NORAD të Amerikës së Veriut, që funksionon në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Beu i Shurrelit on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Skënder Bole Ymeri on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. prehistoriku on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. Arnold on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?