Qytetarët kanë paralajmëruar protestë në rrjetet sociale, pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën një vogëlushe 7-vjeçare pasi u përplas nga një mjet lundrues që kryente manovra të rrezikshme në breg të detit.
Protesta është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme.
“Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet para Ministrisë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe ka shaktuar reagime të forta nga krerët e opozitës në vend.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

j.l./ dita
