Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paralajmërohet “radikalizimi” i protestave në Serbi: Të na plotësohen kërkesat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Paralajmërohet “radikalizimi” i protestave në Serbi: Të na plotësohen kërkesat
AktualitetBote

Paralajmërohet “radikalizimi” i protestave në Serbi: Të na plotësohen kërkesat

Published: June 18, 2023
Shpërndaje

Në Beograd më 17 qershor është mbajtur protesta e shtatë me moton “Serbia kundër dhunës”.

Gjatë tubimit në kryeqytetin serb u paralajmërua se protestat do të radikalizohen nga java e ardhshme nëse kërkesat e protestuesve nuk plotësohen.

Pasi organizatorët mbajtën fjalime, protestuesit filluan të marshonin përgjatë një autostrade, në të cilën u mbyll trafiku deri në orën 21:00.

- Publicitet -

Protesta po ashtu janë mbajtur në Novi Sad, Nish dhe Kragujevc.

Protestat nisën pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë në fillim të majit. Protestuesit po kërkojnë shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, por edhe të anëtarëve të Rregullatorit të Mediave Elektronike dhe udhëheqjen e Shërbimit Publik të Serbisë.

Protestuesit po ashtu po kërkojnë mbylljen e tabloideve që përhapin dhunë dhe marrjen e frekuencave kombëtare për televizionet që promovojnë dhunë përmes programeve të tyre.

Smiljan Banjaç, gazetar në një radio, që mori pjesë në protestën në Beograd, tha se qytetarët në mënyrë naive besuan “se një tragjedi e tmerrshme do të na këndellë”, por në vend të kësaj ata vetëm u ofenduan.

“Nëse kërkesat nuk plotësohen, në protestën e radhës do të marrim veprime më konkrete”, tha ai.

Ai tha se herën tjetër, përveç Beogradit, Nishit dhe Novi Sadit, edhe dhjetë qytete të tjera do të bllokohen.

“Ose dhuna do të ndalet, ose Serbia do të ndalet”, theksoi ai.

Pavle Cicvariç, student në Universitetin e Beogradit, tha se gjeneratat e mëparshme në vitet ’90 kishin rrëzuar regjimin që kishte promovuar dhunë.

“Ata patën sukses, dhe tani na përket ne që ta rrëzojmë regjimin e njëjtë. Studentët më nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe do të veprojnë ndaj çdo padrejtësie që do të bëhet”, tha ai.

Këto protesta në Serbi kanë nisur para një muaji dhe ato po thirren nga grupet parlamentare në opozitë, sikurse Partia Popullore, Partia Demokratike dhe koalicioni i Të gjelbërve të majtë. Megjithatë, partitë opozitare kanë thënë se protestat nuk janë politike.

Ndërkaq, me kërkesën e 61 deputetëve në Parlamentin e Serbisë ka nisur diskutimi për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bratisllava Gashiq. Në seancën e mbajtur më 15 qershor mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tha se “absolutisht” nuk do të propozojë shkarkimin e Gashiqit. Sipas saj, ai po kryen punën me përgjegjësi dhe seriozitet.

Debati parlamentar për këtë çështje do të vazhdojë më 21 qershor. Qeveria serbe ka akuzuar opozitën se po “politizon tragjedinë”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur
  • Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  • VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  • Ajola Xoxa kërkoi 63 ditë shtyrje seance pas lindjes së fëmijës, GJKKO e rrëzon

Komentet e Fundit

  1. demo on Shqipëria forcon ushtrinë me topin turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë
  2. xxx on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Shih vedin on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  4. xxx on VIDEO: Denoncimi ishte bërë prej javësh! Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
  5. xxx on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?