Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parandalimi i depresionit gjatë adoleshencës, çfarë duhet të dini?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parandalimi i depresionit gjatë adoleshencës, çfarë duhet të dini?
AktualitetShoqëri

Parandalimi i depresionit gjatë adoleshencës, çfarë duhet të dini?

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Adoleshenca dhe rinia e hershme paraqesin shumë mundësi për të takuar njerëz të rinj, për të vizituar vende të reja, dhe për të gjetur një drejtim në jetë. Këto vite mund të jenë një periudhë stresuese. Nëse ndiheni të drobitur dhe joentuziastë nga këto sfida, lexoni në vazhdim.

 

- Publicitet -

Çfarë duhet të dini?

Depresioni është një sëmundje që karakterizohet nga një trishtim i vazhdueshëm dhe një humbje e interesit ndaj aktiviteteve që normalisht ju gëzojnë, e shoqëruar me paaftësi për të kryer aktivitetet e përditshme për të paktën dy javë.

Përveç kësaj, njerëzit me depresion zakonisht kanë disa nga këto simptoma: mungesë energjie; ndryshim oreksi; çrregullim gjumi (më shumë ose më pak); ankth; humbje përqendrimi; pavendosmëri; shqetësim; ndihen të pavlerë, në faj ose të pashpresë; kanë mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje.

Për të parandaluar dhe trajtuar depresionin mund të bëhet më tepër dhe asnjëherë nuk është vonë.

 

Çfarë mund të bëni nëse ndiheni keq, ose mendoni se mund të jeni me depresion?

  • Bisedoni me dikë që ju i besoni në lidhje me ndjenjat tuaja.
  • Kërkoni ndihmë profesionale nga punonjësi i kujdesit shëndetësor ose mjeku; ky është një fillim i mirë.
  • Mbani kontakte me familjen dhe miqtë.
  • Kryeni aktivitet fizik në mënyrë të rregullt, qoftë dhe një shëtitje të shkurtër.
  • Konsumoni vakte të shëndetshme dhe në mënyrë të rregullt.
  • Shmangni ose kufizoni konsumin e alkoolit dhe shmangni përdorimin e drogave të paligjshme, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj depresive.
  • Vazhdoni të bëni gjëra që ju kanë gëzuar gjithmonë, madje edhe kur ju nuk ndjeni kënaqësi prej tyre.
  • Jini të vetëdijshëm për mendimet e vazhdueshme negative dhe kritikat ndaj vetes, dhe përpiquni t’i zëvendësoni ato me mendime pozitive. Përgëzoni veten për arritjet tuaja.

 

Mos harroni!

Ju mund të bëni shumë për të qenë të fortë mendërisht. Nëse mendoni se mund të jeni me depresion, bisedoni me dikë të cilit, i besoni ose kërkoni ndihmë profesionale.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme
  • “250 euro në muaj që të mos iu heq nga puna” (!) Thellohet skandali i Postës së Durrësit

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  2. Anonymous on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  3. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  5. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?