Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Paratë që kanë sjellë emigrantët në Shqipëri në 9-mujor, 1.8 miliardë dollarë ose sa 10% e PBB-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Paratë që kanë sjellë emigrantët në Shqipëri në 9-mujor, 1.8 miliardë dollarë ose sa 10% e PBB-së
EkonomiKryesore

Paratë që kanë sjellë emigrantët në Shqipëri në 9-mujor, 1.8 miliardë dollarë ose sa 10% e PBB-së

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet në Europë me normë të lartë të parave që dërgohen nga emigrantët. Për 9 mujorin janar-shtator 2022 në Shqipëri kanë hyrë 1.8 mld dollarë remitanca, sipas Bankës Botërore. Shifra është pothuajse sa ajo e 2008-s, viti me vlerën më të lartë të regjistruar që është dërguar në Shqipëri.

Përveç vlerës, Shqipëria është ndër të parat shtete europiane për vendin që paratë e emigrantëve zënë në PBB-në. Deri në shtator, shuma e remitancave zë pothuajse 10% të Prodhimit Bruto të vendit. I njëjti trend vlen edhe për ekonomitë e tjera në zhvillim ose të varfëra, ku ndonëse shuma e dërguar mund të jetë më e vogël se sa në një ekonomi të zhvilluar, pesha ndaj PBB-së është më e madhe.

Sipas raportit të BB-së, Shqipëria është ndër vendet që ka dhe dërgesat më të shtrenjta, sipas vendit të origjinës. Emigrantët shqiptarë që qëndrojnë në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar përballen me kosto deri në 10% të shumës së dërguar.

- Publicitet -

Gjithsesi, pikat e transferimit të parave kanë reduktuar me 2% tarifat e dërgesave me qëllim ndihmën ndaj Ukrainës dhe shmangien e dërgesave informale. Ukraina llogaritet të ketë marrë 18.4 mld dollarë ndihmë nga emigrantët e saj deri në shtator 2022, duke e bërë shtetin europian me vlerën më të madhe. Në botë, vendin e parë sipas vlerës, e zë India, me 100 mld dollarë remitanca. Përqindjen më të madhe ndaj PBB-së, e ka shteti afrikan i Tongas, ku remitancat zënë 50%. Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur një trefishim të parave që dilnin nga Rusia drejt vendeve si Armenia ose Gjeorgjia, pasi bizneset po tentojnë të zhvendosen jashtë saj, për shkak të sanksioneve të luftës.

Remitancat në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku BB i quan si burim parësor i të ardhurave nga jashtë, u rritën me rreth 5% në vitin 2022, në 626 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga remitancat në Europë pritet të rriten me 4.2% në vitin 2023, duke arritur në 75 mld dollarë. Rritja e pasigurisë në lidhje me rrjedhën e luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë do të jetë shqetësimi kryesor, i nxitur nga një ngadalësim i parashikuar i aktivitetit ekonomik të Europës Perëndimore në mes të inflacionit të lartë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • ….. says:
    December 8, 2022 at 6:45 pm

    Mos te ishin emigrantet ky vend kishte mbaruar me koh.

    Reply
  • Mondi Vlore says:
    December 8, 2022 at 8:13 pm

    Nuk jemi “emigrante” o fisqira! Jemi shqiptare qe punojme jashte Shqiperise, emigrante jemi ne vendet ku punojme jo ne Shqiperi!

    Reply
  • ROBERT VEVECKA says:
    December 8, 2022 at 10:21 pm

    Mondi Vlore @….
    i nderuar ,a e ke degjuar ate batuten e Tironsve ::Punon Kali ha gamori .
    Dihet reminancat e kane mbajtur te gjitha keto qeveri te korruptua me oksigjenin e te qendruarit ne pushtet . Por me vjen keq per keta Shqiptare qe ndihmojne prinderit e tyre ne Shqiperi ,por edhe ju vidhet djersa . Shikoni kursin ,me gjithe se ekonomia eshte pertoke leku Shqiptar “Forcohet “, voluten qe mbledh me hile ky guvernatori Seko ,zari i politikes .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?