Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U zbuluan nga përgjimi i nënë e bir në qeli, Alda Klosi nuk denoncoi parà të vjedhura në polici (e bëri pas 3 javësh)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U zbuluan nga përgjimi i nënë e bir në qeli, Alda Klosi nuk denoncoi parà të vjedhura në polici (e bëri pas 3 javësh)
KronikeKryesore

U zbuluan nga përgjimi i nënë e bir në qeli, Alda Klosi nuk denoncoi parà të vjedhura në polici (e bëri pas 3 javësh)

Published: January 11, 2023
Shpërndaje

Ish zyrtarja Alda Klosi, rezulton të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, zonja Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash. Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, të cilin Zëri i Amerikës ka mundur ta shohë, zonja Klosi është shprehur se përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Ndërsa, pas arrestimit të Rozeta Dobit, e cila punonte si pastruese tek banesa e ish zyrtares, në një deklarim të dytë, zonja Klosi është shprehur se “gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai.

- Publicitet -

Kontradikta në dy deklarimet ngre një sërë pikëpyetjesh, pasi duket e vështirë, që një person, që ka në banesë një sasi kaq të madhe parash, të mos ketë konstatuar mungesën e tyre, aq më tepër, kur sipas deklarimeve të djalit të pastrueses, nëna e tij kishte marrë të gjithë kasafortën.

Pikëpyetjet shtohen edhe nga fakti se deklarimi i shumës së vjedhur është bërë vetëm pas arrestimit të autorëve të grabitjes, gati 3 javë pas ngjarjes dhe jo më parë.

Zonja Klosi ka mbuluar funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Finaciare.

Në shtëpinë e sanitares Rakipllari u gjetën mbi gjysëm milioni euro. Burime për DITA thanë se nënë e bir u arrestuan fillimisht për disa bizhuteri, por policia i përgjoi ndërsa i mbante bashkë në qeli.

Nga përgjimi u mësua se në tubin e aspirimit kishte para të fshehura, pra paratë u zbuluan nga përgjimi, jo nga denoncimi i zyrtares Alda Klosi.

Kjo e fundit thotë tani se vetëm 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë janë të saj, por gruaja e arrestuar thotë ndryshe. Në polici janë paraqitur disa persona që u janë vjedhur sende me vlerë, por askush deri më tani, për paratë.

i.b. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Andis says:
    January 10, 2023 at 8:37 pm

    Kjo eshte pasqyra me e mire se si nje punonjese ne administraten shteterore abuzon me postin. E dashura e Arben Ahmetaj prandaj nuk e nget njeri. You

    Reply
  • Eri says:
    January 10, 2023 at 9:02 pm

    Zoti Rama cfare mund te thoni????

    Reply
  • Buda says:
    January 10, 2023 at 10:09 pm

    Edhe zevendekryeministri e Rilindjes dhe dashnoret e tij jane njesoj hajdute te pangopur si Fatmir Mediu i Sali Berishes. Me kete rast shpreh nje Bravo te merituar per te paharruarin Andrea Stefani, Mjeshter i Madh i gazetarise investigative shqiptare, qe shkroi me gxim mbi afrene korruptive te Gerdecit 2008!

    Reply
  • Sistemi i bubrrimit says:
    January 10, 2023 at 11:16 pm

    Në fakt, problemi kryesor i kësaj historie nuk është vjedhja e as paratë e pista te shtëpia e Klosit. Edhe Karamuço e të tjerë kanë qënë pre e hajdutes. Por problemi kryesor është mënyra si funksionojnë gjërat në Shqipëri, pra të gjithë ata gjasme Vipa marrin të njëjtën pastruese. Si kështu? Ku vajti meritokracia? Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri punët janë me mik, me të njohur. Nuk i duan njerëzit e ndershëm, duan hajdutët. Dhe kur këtë gjë e bën kasta drejtuese, të jeni të sigurtë që peshku qelbet nga koka , dhe sistemi funksionon njësoj. Prandaj në Shqipëri nuk ka shpresë dhe ka shpopullim. Tani, pse e gjithë ajo kastë “Vipash” nuk i kanë treguar njeri tjetrit për hajduten por kanë vazhduar ta rekomandojnë edhe te të tjerë? E para sepse nuk i tregonin dot të tjerëve sasinë e madhe të parave të pista korruptive që mbanin në shtëpi. Plus që me siguri e kanë rekomanduar te të tjerë që pastruesja hajdute të vidhte edhe shtëpitë e shokëve apo miqve. Se përndryshe nuk shpjegohet si kjo hajdute vazhdonte rekomandohej për pune te gjasme vipat e tjerë.
    Kjo është një histori që tregon mënyrën si funksionon sistemi i punësimit , sa i korruptuar është sistemi dhe kasta, dhe si mbijeton shtresa e varfër dhe pse qep gojën e madje korruptohet për votën në zgjedhje.

    Reply
  • Xhaxhai nga Amerika says:
    January 11, 2023 at 6:08 am

    Leket jane te miat .I lutem Policise te mi ktheje me western Union se vine me shpejt.Do vija ti merrja vete po jam me majasell dhe nuk mund te rri ulur ne Avion..Ketu ne Amerike ka shume hajduta dhe thashe ti mbaja ne Shqiperi ku krimi nuk ekziston..600mije eurot jane bakshishet e marra gjate punes si pjatalares dhe perfitimet nga shitja e 1 Van Gogu se gjeta tek plehrat. Se mos me harroni bizhuterite dhe çantat se ato i kam te dashnores qe me vdiq nga Covidi .

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    January 11, 2023 at 2:41 pm

    Shoke rilindiote! Ajo qe duhet te kuptoni eshte se ne keto vite mireqenia ne vend eshte rritur ne nivele te tilla sa mjafton te krahasojme se ne per 700.000 euro te shokut Meta (presidentit me te mire ne Shqiperi) e dogjem vendin dhe u vrane 4 vete. Kurse sot kaq para i vjedh nje pastruese ordinere.

    Reply
  • Rita says:
    January 11, 2023 at 3:17 pm

    Ironi , tallje , akuza e cfare se fundi ? Skandalet nuk pushojne t”i numerojme nje rutine e bezdisshme . Perkrahja nga jashte vazhdon . E treguam veten si popull per 45 vjet nen diktatin komunist dhe shume me mire po e tregojme ne keto 30 vite ne postkomunizem .Presim nga bota ,nga dikush . Por nuk shohim se ai dikushi qesh dhe vetem qesh me durimin tone .

    Reply
  • demo says:
    January 11, 2023 at 8:56 pm

    Ore qe Monopolin e tregtimit te Naftes me shumice dhe pakice,e ka Kastrati e dime,,por qe Monopolin e Spastrimit te VIP ave e kishte Rozeta Dobi,kjo mbahesh sekret shteteror.
    C`fuqizo Monopolet z.Kryeminister.

    Reply
  • !!? says:
    January 12, 2023 at 7:46 am

    Në qoftë se pastrueses dhe prokurorisë do ti mbyllet goja dhe nuk do të zbulohet kurr pronari hajdut i 400 000 eurove të gjetur tek tubi i ajrimit, të jeni të sigurt se ato janë parat vjedhur nga Edi Rama se vetëm ai mund ti mbyll gojën prokuroris.

    Në qoftë se Alda Klosi që nga brekë grisur , mbasi u bë drejtoresha që duam e Edi Ramës u bë me prona e pasuri marramëndse po ta krahasosh me njerzit që hallallosen me punën e ndershme dhe djersën e tyre nuk do të hetohet, nuk do të arrestohet dhe nuk do të dënohet, të jeni të sigurt që ajo është një ndihmëse mjerane e kryekusarit Edi Rama në megavjedhjet e tij.

    Aldat , Violat, Krifcat, Manastirleshat, Arben Ahmetët, Ilir Beqet e kompani …… nuk kanë lindur hajdute e hajdutër. Mbasi u punësuan në administratën e shtetit të drejtuar nga kusarët Sali Berisha, Ilir Meta dhe sa të dy bashkë, përbindshi që ka kthyer kusarin në shkencë, Edi Rama, mësuan profesionin e kusarisë dhe u bën drejtorë, drejtoresha, ministresha dhe ministra……. që të vidhnin për llogari të kryekusarëve.

    Çarls Dikenzi ka përshkruar tek romani Oliver Tuist atë që po ndoth sot në vëndin ton që para 100 vjetësh. Një nga personazhet më të urryer të Çarl Dikenzit, kryebanditi Fagin pikaste fëmijt e braktisur në rrugët e Londrës dhe i strehonte dhe i stërviste që të bëheshin hajdut xhepash. Fillonin aktivitetin e vjedhjes kur Oliver Tuistët mernin pa u ndjer në xhepi një shami duarësh. Çifuti famlkeq Fagin ishte i krimbur nga miljonat që kishte siguruar nga banda e xhepistave të tij profesionistë.

    Kryebanditi Fagin i përshkruar nga Çarls Dikenz, me të gjitha flliqësit e poshtërsitë njerzore mishëruar në këtë personazh është ringjallur, madje duke ja kaluar nga sofistikimi, tek kusari Edi Rama ku Oliver Tuistët, “xhepistat” e tij që vjedhin një popull të tërë janë Arben Ahmetët, Ilir Beqet, Fricat, Manstirleshet, Alda Kloset, Vjola Sterjot, Lefter Kokat………. e ku kan të numruar, e gjithë administrata është kthyer në një bandë Oliver Tuistash që me vjedhjet e tyre, duke pasuruar Faginin, Edi Ramën dhe duke mar edhe ndonjë llokmë për vehten e tyre, po çojnë një popull të tërë drejt emigracionit në nivelin e spastrimit etnik që edhe kanibali shqiptarngrënës Millosheviçi nuk do të arrinte ta bënte me Arkanët e tij me zjarr dhe me hekur. Fagini ynë Edi Rama me bandën e Oliver Tuistave të tij po ja kalon edhe Millosheviçit, ai është nga aftësitë kombçfarosëse më dinak dhe më përbindësh se Milosheviçi dhe

    të jeni të sigurt që do të arrij ta bëj këtë kur ka përball popullin shqipëtar të bastarduar në një parapopull pa dinjitet në nivelin e kohëve kur kopet e majmunëve sapo ishin kthyer në specie njerzore dhe majmuni njeri që ishte më kafshë dhe më egërsirë se të tjerët ishte prijës i kopesë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?