Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PARKU EDEN / Lidhet kontrata 3.6 milionë euro për instalacionin e shumëkritikuar në oborrin e Kryeministrisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > PARKU EDEN / Lidhet kontrata 3.6 milionë euro për instalacionin e shumëkritikuar në oborrin e Kryeministrisë
EkonomiKryesore

PARKU EDEN / Lidhet kontrata 3.6 milionë euro për instalacionin e shumëkritikuar në oborrin e Kryeministrisë

Published: May 29, 2023
Shpërndaje

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nënshkruar tashmë kontratën me kompaninë “Fusha”, e cila ishte fituese e tenderit për instilacionin “Parku Eden” që do të ndërtohet brenda Kryeministrisë.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik u bë njoftimi se tashmë kontrata është lidhur dhe kompania do ta ndërtojë këtë objekt me një fond 398 milionë lekë apo rreth 3.6 milionë euro sipas ofertës që bëri gjatë garës së zhvilluar.

Instalacioni i Kryeministrisë mori vëmendje të gjerë sidomos vitin e shkuar kur në fund të gushtit Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli procedurën me objekt instilacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, “Parku Eden”.

- Publicitet -

Ky shpenzim në atë kohë u cilësua i tepërt në kushtet kur vendi po përballej me shpenzime të shumta për energjinë ndërkohë që po diskutohej vendosja e fashës 800 KWh të energjisë.

Teksa reagimet e shumta publike bënë që procedura të pezullohej përkohësisht ajo u vijua duke u mbyllur në janar të këtij viti.

Referuar dokumenteve të procedurës projekti që propozohet të aplikohet gjendet në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, pranë “Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

“Përshkrim i përgjithshëm i projektit: Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qëndrore në Austri. Koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrueshme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara.

Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë qe kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emëton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku”, thuhet në dokument.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • info analitike says:
    May 29, 2023 at 9:10 am

    FSHZH me Agollin, Kompania “FUSHA”, Kriekaqoli, Lali Eri….. eeeh cfare njerezish punetore e sa te dedikuar ndaj qytetareve qe jane keta. Kot i shajne keta salistet se keta dine vetem te punojne. Po behen gati 80 vjet qe Shqiperia eshte drejtuar nga ca medioker, paranoike, megallomane qe as ne shtepine e tyre nuk do te ishin te zotet te benin hajer.

    Reply
  • SPAK says:
    May 29, 2023 at 9:21 am

    Losers quit when they fail! Winners fail until the succeed!

    Reply
  • Dudumi says:
    May 29, 2023 at 9:23 am

    Njecik si shtrenjte 🙈Me 3 mln€ behet me serra diellore nje fshat i tere. Zhvillohet fshati, zhvillohet ekonomia dhe mbushet tregu me perime e teprojne per eksport. Ky eshte nje garazh makine prej derrasash qe e mbushin me lule.

    Reply
  • Bim Pisqolla says:
    May 29, 2023 at 12:16 pm

    Pune kurvash

    Reply
  • Arber says:
    May 30, 2023 at 5:08 pm

    Investo ke shqiperia e jo ke ministria ,hajde populli i urte shqiptar ,jemi si pula te ngordhura

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?