Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti gjerman njeh si gjenocid urinë në Ukrainë në vitet ‘30
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Parlamenti gjerman njeh si gjenocid urinë në Ukrainë në vitet ‘30
AktualitetBote

Parlamenti gjerman njeh si gjenocid urinë në Ukrainë në vitet ‘30

Published 30 Nëntor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njihet si gjenocid uria në Ukrainë në vitet 1930, që njihet me termin Holodomor. Në këtë periudhë besohet se kanë vdekur mbi 3 milionë ukrainas gjatë sundimit shtypës të liderit të atëhershëm sovjetik, Josef Stalin.

Rezoluta u soll në Bundestag nga tri partitë e koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz dhe nga partia kryesore opozitare. Pas debatit më 30 nëntor, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori ukrainas në Gjermani, rezoluta u miratua, teksa për të abstenuan deputetët e dy partive opozitare.
Votimi i rezolutës në Parlamentin gjerman vjen disa ditë pasi Ukraina shënoi 90-vjetorin e nisjes së urisë.

Në rezolutë thuhet se “vdekjet masive nga uria nuk ishin rezultat i dështimit të korrjeve, udhëheqja politike e Bashkimit Sovjetik nën udhëheqjen e Josef Stalinit ishte përgjegjëse për vdekjet”.

- Publicitet -

“Nga perspektiva e ditëve të sotme, cilësimi historik dhe politik si gjenocid është i duhuri”, u tha në rezolutë.

Opinioni akademik mbetet i ndarë nëse uria përbën “gjenocid” dhe ka shumë pikëpyetje nëse Stalini qëllimisht kishte dëshiruar që të vriste ukrainasit në përpjekje për të shtypur lëvizjet për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik, apo nëse uria ishte si rezultat i paaftësisë së zyrtarëve, së bashku me kushtet natyrore.

Sipas muzeut të Holomodorit në Kiev, edhe 16 shtete përveç Ukrainës, deri më tani e kanë njohur urinë si gjenocid: Australia, Ekuadori, Estonia, Kanadaja, Kolumbia, Gjeorgjia, Hungaria, Lituania, Letonia, Meksika, Paraguaji, Peruja, Polonia, Portugalia, Shtetet e Bashkuara dhe Vatikani. Ndërkaq, disa shtete të tjera, përfshirë Argjentinën, Kilin dhe Spanjën e kanë dënuar atë si “akt të shfarosjes”.

Javën e kaluar, Papa Françesku lidhi vuajtjet nëpër të cilat po kalojnë tani ukrainasit si pasojë e pushtimit rus, me urinë e viteve 1930, që tha se ishte “një gjenocid artificial i shkaktuar nga Stalini”./REL

a.m/dita

Amelda Amelda 30 Nëntor, 2022 30 Nëntor, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Printo
8 Komente
  • demo thotë:
    30 Nëntor, 2022 te 10:53 pm

    100 vjet kaluan,Shpejt u kujtuan.Po Hrushovi ja shpalli,pa u varrosur mire Stalini.E ndjera Allilujeva ja tha cope ne sy:-Ti je nje kriminel. Ja tha qe ne 1930 kur masakra e urise sapo kishte filluar..Po kaq fryke i pasket pasur mustaqet e Stalinit,qe pritet 100 vjet?Ja,kjo eshte Europa.
    Rrofte Amerika!

    Përgjigjiuni
  • Perandoria e Lavdishme ARNAUTO-OSMANE thotë:
    30 Nëntor, 2022 te 11:02 pm

    Ishin CIFUTET sikur thone autor te kesaj dhe vrasjen e armeneve

    Përgjigjiuni
  • Perendoria e Lavdishme ARNAUTO-OSMANE thotë:
    30 Nëntor, 2022 te 11:21 pm

    Demo!
    Duhet te gjejn nga i vjen uji mullirit me ere, pa te jemi te sigurt,

    Përgjigjiuni
  • ARNAUTO-OSMAN thotë:
    30 Nëntor, 2022 te 11:24 pm

    Demo!
    Duhet te gjejm nga i vjen uji mullirit me ere, pa te jemi te sigurt,

    Përgjigjiuni
  • Andis thotë:
    30 Nëntor, 2022 te 11:43 pm

    Kur Gjermania do paguaje demet e luftes per Shqiperine?

    Përgjigjiuni
  • Oh sa kom qesh thotë:
    1 Dhjetor, 2022 te 4:19 am

    Ore por kur njerezit e eger qe kane jetuar ne epoken e gurit dhe te pordhes, perse parlamenti gjerman dhe Pilaf Scholz nuk e njohin per gjenocid.
    Cfare do qe te bejne dhe te thone per Stalinin sa ishte gjalle gjermanet i coj andej nga kishin dale, tek gopi i s’emes.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    1 Dhjetor, 2022 te 5:46 am

    Te Mirat e Bolshevizmit per Shqiperine.
    Sikur te mos ishte kryer revolucioni tetorit dhe ne Rusi te sundonte Dynastia Pansllaviste-orthodokse Romanov,,Ne Versaje do te ishte zbatuar traktati i fshejte i Londres,qe e ndante Shqiperine midis Greqise,Serbise Malezise dhe Italise,me nje territor nha Vjosa deri ne Drin.Ishte Lenini qe denoncoi kete Traktat famekeq dhe shoi me acid dynastine antishqiptare Romanof,qe per 200 vjet me radhe krijuan shtetet e Greqise,Serbise,Cernagores ne tokat shqiptare. QE TE MOS I MBIJE FARA CAREVE ROMANOF.
    *Leon Trockij ka qene gazetari i vetem i huaj qe denoncoi Krimet e tmerrshme te ushtrise serbe ne Kosove ne 1913,gjate luftes ballkanike.
    *Ishte Stalini qe shpetoi nga gelltitja Jugosllave Shqiperine,qe enver Hoxhya ja ofroi Titos me Traktate si Republike te 7 jugosllave.
    *3 here Stalini ja refuzoi enver hoxhes kerkesen per depozitimin e arit te bankes shqiptare ne Moske.
    *BRSS pregatiti gjithe kuadrot ushtarake,inxhiniero-teknike,Arsimor dhe Artistike,qe vendosen bazat teorike-shkencore per zhvillimin industrial te vendit.
    *Kina Popullore e paisi Shqiperine me Industri moderne,pa kerkuar porte,aeroporte,baza ushtarake ne Shqipri.
    *Kina popullore e beri Shqiperine superfuqi ushtarake ne Evrope me 2000 tanke,360 avione,3800 gryka Artilerie, Raketa,Anije luftarake.Vetem bomben atomike nuk solli,,se shqiptaret do vrisnin veten.

    Përgjigjiuni
  • Km thotë:
    1 Dhjetor, 2022 te 7:22 am

    E ka fjalen per krizen ekonomike te 1929-1933 qe perfshiu gjithe Europen? Product i kesaj krize eshte ardhja e nazizmi ne pushtet, qe e forcoi gjermanine dhe e beri te afte ti shkoje ne ndihme Polonise, Ukraine, por e “sulmoi pabesisht “Russia, Me siguri keto theksohen ne rezoluten e pilaf oshafit. Dhe Mos harroni, merite e socializmir Nacional. Rrofte dhe lavdi Hitlerit socialisti nacional me i shqyer gjermane. Ndaj Jane forcuar levizjet nazifashistet ne Europe kudo, se fajin è ka Stalin i.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Babai i tij po përpiqet të fshehë krimin”, gazetari publikon mesazhet e Naim Murselit: Pacolli më dha…
  • Elon Musk paralajmëron Taylor Swift pasi u shpall personi i vit
  • Pas Fiatit, Vuçiç njofton “një investim perëndimor 100 mln euro” në Vranjë
  • Kërkon pafajësinë, ish-shefi i krimeve të Elbasanit depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë
  • Dita e të Drejtave të Njeriut, Begaj: Do vijojmë të promovojnë të drejtat për një botë me liri, drejtësi e barazi

Komentet e Fundit

  1. Superintelektuali në Analiza e Bugajskit në DITA: Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit
  2. intelektuali në Ish-luftëtari i UÇK kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja
  3. demo në Analiza e Bugajskit në DITA: Rezistenca rajonale ndaj panserbizmit
  4. Superintelektuali në Ish-luftëtari i UÇK kallëzon në SPAK ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja
  5. Lasgushi në JO NË NJË, POR NË SHUMË PIKA… LETËR ARGITËS
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?