Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë! Kërkohet dhe burgosja e presidentit Milo Gjukanoviç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë! Kërkohet dhe burgosja e presidentit Milo Gjukanoviç
BoteKryesorePolitike

Parlamenti i Malit të Zi shkarkon dy ministra pro-perëndimorë! Kërkohet dhe burgosja e presidentit Milo Gjukanoviç

Published: October 22, 2022
Shpërndaje

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit. Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiç dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviç.

Abazoviç akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë. Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviç, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion.

Gjukanoviç ka udhëhequr Malin e Zi në pavarësimin nga Serbia më 2006 dhe ka anëtarësuar vendin në NATO më 2017. Qeveria e Abazoviçit është në detyrë, pasi Parlamenti votoi një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti.

- Publicitet -

Abazoviç, që udhëheq Lëvizjen URA, fillimisht kishte pasur qëndrim pro-perëndimor, por nisi të ndiqte një politikë më pro-serbe kur erdhi në pushtet përmes ndryshimit të koalicionit qeverisës në prill. Në gusht, Abazoviç nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që nuk njeh identitetin e Malit të Zi si shtet i veçantë. Ai argumentoi se marrëveshja me Kishën do të ndihmonte në tejkalimin e ndarjeve të thella të brendshme.

Nënshkrimi i marrëveshjes u kritikua nga forcat politike pro-evropiane në Mal të Zi. Zgjedhjet e reja ende nuk janë thirrur sepse nuk ka shumicë në Parlament. Ndërkaq, zgjedhjet lokale do të mbahen në 14 komuna më 23 tetor, përfshirë edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.

Një konsensus për zgjedhjet e reja, që potencialisht do të mund të mbaheshin në janar, pritet të arrihet pas zgjedhjeve lokale. Një raport i Komisionit Evropian, që u publikua më herët gjatë këtij muaji, tha se ligjvënësit në Mal të Zi kanë dështuar të tregojnë përkushtim për përmbushjen e reformave që do ta sillnin shtetin më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht se Mali i Zi ka statusin e shtetit kandidat.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • I tille je , sa here qe hap gojen says:
    October 22, 2022 at 2:55 pm

    Z. D. Abazovic a i sheh tani rezultatet e marreveshjes famekeqe qe firmose me Kishen Serbe , duke e futur vendin dhe ate particken qe drejton ne qorrsokak ? A je ne gjendje te kuptosh tani se sa dem i ke bere shtetit malazes ? Une dyshoj , jo pa baza , se ti ke firmosur me pare per sherbimin sekret serb . Jo me kot serbet vetem pak jave pasi ti u ule ne karriken e k/ministrit deklaruan publikisht qe ” . . . po zhgenjehemi me D.Abazovicin ” , pra . . . . , ata prisnin rezultate te shpejta qe ti iu ke premtuar me pare .

    Reply
  • njëri says:
    October 22, 2022 at 3:06 pm

    ai abazoviçi dukej që ishte çerr dhe jo politikan

    Reply
  • Tetari says:
    October 22, 2022 at 8:12 pm

    ABAZOVICIQI ESHTE NE EKIPIN E SORROSIT BASHKE ME VUCQIRIN RAMEN
    E ISH KM MAQEDON
    NUK E KUPTOJ PSE USA PO.I TOLERON QE TI VEN ZJARRIN BALLKANIT PERSERI

    Reply
  • Ulqimaku says:
    October 22, 2022 at 10:43 pm

    Abazoviç eshte sherbetor i Serbise. Ju genjen mendja ne se besoni dicka tjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?