Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së
AktualitetBote

Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

 

Partia gjermane e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka thënë se do të përfshijë “shpërbërjen” e Bashkimit Evropian, apo për largimin e Gjermanisë nga blloku evropian, në fushatën e ardhshme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Zgjedhjet e PE-së pritet të mbahen në qershor të vitit 2024.

- Publicitet -

Në propozim është theksuar se “durimi i liderëve të partisë me BE-në, është sosur”.

“Prandaj, ne kërkojmë shpërbërjen e BE-së dhe duam të krijojmë një komunitet të ri ekonomik evropian, një federatë të kombeve evropiane”.

Anëtarët e AfD-së do të votojnë për këtë qëndrim në fund të muajit korrik.

Partia e ka mbështetur idenë e largimit të Gjermanisë nga BE-ja prej të paktën vitit 2019, dhe ka bërë thirrje për shpërbërje të Parlamentit Evropian.

Numri i deputetëve të Parlamentit Evropian ndahet mes vendeve anëtare, duke pasur parasysh numrin e banorëve të tyre, por ka një diskriminim pozitiv, në favor të vendeve më të vogla.

Asnjë shtet nuk mund të ketë më pak se gjashtë deputetë, sa kanë shembull Malta, Qiproja dhe Luksemburgu, dhe asnjë vend nuk mund të ketë më shumë se 96 deputetë, sa ka Gjermania.

Por, kjo do të thotë se për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin Evropian, një kandidati gjerman, potencialisht i duhen 10 herë më shumë vota, sesa një kolegu të tij në Maltë apo Qipro.

Pas zgjedhjeve evropiane, pason edhe zgjedhja e Komisionit të ri Evropian, presidentit të Këshillit, dhe funksioneve tjera të larta në institucionet e BE-së.

Parlamenti Evropian është shumë i interesuar që të ketë dalje sa më të madhe në këto zgjedhje, pasi deri tash, prej vitit 1979 – kur janë zhvilluar zgjedhjet – e deri në vitin 2014, përqindja e atyre që kanë votuar ka qenë vazhdimisht në rënie. \rel\

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?