Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Partitë shkelën ligjin për financimet në fushatë elektorale, KQZ i lë 10 ditë kohë të sjellin raportet e tyre!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Partitë shkelën ligjin për financimet në fushatë elektorale, KQZ i lë 10 ditë kohë të sjellin raportet e tyre!
AktualitetLajmi i fundit

Partitë shkelën ligjin për financimet në fushatë elektorale, KQZ i lë 10 ditë kohë të sjellin raportet e tyre!

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Në një kohë kur çështja e financimit të forcave politike është kthyer në qendër të vëmendjes një shqetësim se partitë nuk deklarojnë shpenzimet është konstatuar edhe në një raport të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor të 25 prillit 2021.

KQZ  e publikoi sot raportin, ndërkohë Komisioneri i Zgjedhjeve vendosi t’i japë 10 dite kohë subjekteve për të deklaruar raportet në KQZ, pasi ligji parashikon dënim me gjobë. Auditimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka arritur në përfundim se dy forcat politike kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duhen ndëshkuar pasi nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave për 86 kandidatë për deputetë.

Partia Socialiste sipas KQZ ka  tejkaluar  kufirin e lejuar ne Kodin Zgjedhor, i cili parashikon  se  një subjekt nuk mund të shpenzojë më shumë se sa trefishi i parave të përfituara nga buxheti i shtetit. PS në total deklaron se ka shpenzuar 172 milionë lekë, nga 167 milion që ishte shuma e lejuar. Në raport  thuhet se tejkalimi ka shifrën e rreth 4.5 milionë lekëve dhe sipas parashikimeve ligjore partia ne pushtet duhet të gjobitet me vlerën e  5 milion lekëve.  Kandidatët  për deputet vijojnë të jenë problem për Partinë Socialiste, pasi për  17  prej tyre  nuk dihet ku i  siguruan  paratë për të bërë fushatë. Për këtë shkelje Partia Socialiste rrezikon të ndëshkohet nga 500  mijë deri 1 milion lekë.

- Publicitet -

Me gjobë pritet të dënohet edhe Partia Demokratike. Forca më e madhe e opozitës nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave  për  69 kandidatët e  saj për deputet.  Juristi  Indrit Sefa duke pranuar shkeljen ligjore kërkoi më shumë kohë për të justifikuar të ardhurat e  50% të listës se kandidatëve.  Demokratet nuk kanë justifikuar as shpenzimet për aktivitetin e fushatës me vlerën 6 milion lekë pasi nuk  kane fature apo kupon tatimor. Ish-Lëvizja Socialiste për Integrim ka rezultuar pa probleme nga auditi i zhvilluar duke respektuar kufirin ligjor sa i takon shpenzimeve dhe depozitimit të dokumentacionit ku vërtetohen ato.

Kutjojmë  se disa ditë më parë KQZ i ka dërguar shkresë Komisionit të Reformës Zgjedhore për disa rekomandime të pjesshme për ndrysime të kuadrit ligjor zgjedhor. Mes 3 rekomandimeve përfshihen dhe rregullat e financimit të fushatës zgjedhore. Duke qenë se ka ende punë për të bërë për financimin e partive politike, KQZ thotë se nuk ka kohë për të bërë ndryshime themelore e për t’i vënë në zbatim në zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye sugjerojnë:

“Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.

Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’.”

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?