Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas 27 vitesh BBC kërkon falje për intervistën famëkeqe të Lady Diana-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas 27 vitesh BBC kërkon falje për intervistën famëkeqe të Lady Diana-s
AktualitetLajmi i fundit

Pas 27 vitesh BBC kërkon falje për intervistën famëkeqe të Lady Diana-s

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, i ka kërkuar falje publike Princit Charles dhe djemve të tij William dhe Harry për intervistën famëkeqe të Princeshës Diana të BBC-së të vitit 1995 në “Panorama”.

Princesha Diana u intervistua nga gazetari Martin Bashir në program. Një hetim i pavarur për programin, i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik “nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij”. Raporti Dyson zbuloi gjithashtu se Bashir përdori metoda mashtruese për të fituar akses te Princesha Diana, përfshirë edhe falsifikimin e dokumenteve.

Metodat përfshinin gjithashtu pretendime se ish-dadoja e William dhe Harry-t, Alexandra Pettifer, e njohur si Tiggy Legge-Bourke, kishte një lidhje me Charles. Pettifer paraqiti një padi për shpifje në Gjykatën e Lartë të Londrës, të cilën ajo e fitoi të enjten.

- Publicitet -

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, Davie lëshoi një deklaratë.

“Pas publikimit të Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që vuajtën si rezultat i taktikave mashtruese të përdorura nga BBC në ndjekje të intervistës me Dianën, Princeshën e Uellsit, për programin Panorama në vitin 1995, duke përfshirë çështjet që u përmendën sot në gjykatë në lidhje me Zonjën Tiggy Legge-Bourke, tani zonja Alexandra Pettifer. BBC ka pranuar t’i paguajë dëme të konsiderueshme zonjës Pettifer dhe unë do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje publike asaj, Princit të Uellsit [Charles] dhe Dukës së Kembrixhit [William] dhe Sussex [Harry], për mënyrën se si u mashtrua Princesha Diana dhe për ndikimin e mëvonshëm në të gjithë jetën e tyre.

Është një keqardhje e madhe që BBC nuk arriti te faktet menjëherë pas programit, kur kishte shenja paralajmëruese se intervista mund të ishte marrë në mënyrë jo të duhur. Në vend të kësaj, siç tha vetë Duka i Kembrixhit, BBC nuk arriti të bënte pyetjet e vështira. Nëse do ta kishim bërë punën tonë siç duhet, Princesha Diana do ta dinte të vërtetën gjatë jetës së saj. Ne e zhgënjyem atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë.

Tani që e dimë se si është marrë intervista tronditëse, kam vendosur që BBC të mos e shfaqë më kurrë programin; as nuk do ta licencojmë tërësisht apo pjesërisht për transmetues të tjerë. Sigurisht që mbetet pjesë e të dhënave historike dhe mund të ketë raste në të ardhmen kur do të justifikohet që BBC të përdorë fragmente të shkurtra për qëllime gazetareske, por këto do të jenë të pakta dhe të vendosura në kontekstin e plotë të asaj që ne tani dimë për mënyrën se si është marrë intervista. Unë do t’u bëj thirrje të tjerëve që të marrin masa të ngjashme.”

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?