Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas bllokimit nga opozita, mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pas bllokimit nga opozita, mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore
Lajmi i funditPolitike

Pas bllokimit nga opozita, mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë mbledhur online Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku parashikohet një seancë dëgjimore me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej fizikisht më 6 shkurt, por u anulua për shkak të se deputetët e grupit Bardhi – Berisha “zaptuan” sallën.

Damian Gjiknuri është shprehur se është në dorën e aktorëve politikë nëse duan ta respektojnë ligjin zgjedhor apo ta prishin kur nuk marrin rezultatet që duan.

- Publicitet -

Ndër të tjera, ai tha se Kodi Zgjedhor është i rafinuar dhe i njohur nga të gjitha palët, ndërsa shtroi se kontributi në komision duhet të jetë konkret nga të gjitha palët, duke iu drejtuar kështu organizatave të Shoqërisë Civile.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore ka mandate të plotë, nuk lë asnjë hapësirë për keqinterpretim, madje është formuluar në mënyrë që të preken dhe tema për të cilat palët bien dakord. Kontributi në komision duhet të jetë shumë konkret.

Komisioni është gjendur në rrethana të vështira, por është një vullnet i mirë që të gjithë aktorët të kontribuojnë me produkte konkrete.

Nuk do shpikim rrotën këtu dhe s’do bëjmë asgjë nga e para. Kodi Zgjedhor është i rafinuar, i njohur nga të gjitha palët, nuk ka vështirësi në zbatimin zgjedhor, ligji është i barabartë dhe garanton zgjedhje të barabartë, këtë e ka thënë dhe komisioni i OSBE. A ka disa probleme në zbatim? Po, edhe mund të ketë, kjo është një çështje e maturimit të demokracisë dhe forcimit të institucioneve, dhe organizatat kanë një rol.

Ajo që mbetet më e rëndësishme është vetëdija e aktorëve politikë, që ta respektojnë këtë sistem, ta respektojnë ligjin zgjedhor, apo ta prishin kur nuk ju dalin rezultatet dhe kjo është një sëmundje e vjetër, megjithatë ne e kemi të vështirë ta atribuojmë këtë në komision”, tha Gjiknuri.

Pas anulimit më 6 shkurt, u njoftua se me dakordësi të bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohej online më datë 9 shkurt në orën 10:00, por menjëherë pas kësaj pati një reagim nga Alibeaj i cili u shpreh se nuk ishte dakord për shtyerjen e saj në një datë tjetër, por të mbahej po atë ditë në një orar tjetër online.

Kjo është mbledhja e tretë e këtij komisioni pas dy vitesh pauzë, ndërsa të gjitha janë zhvilluar online, pasi deputetët e opozitës kërkojnë ripërbërjen e këtij Komisioni.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 10:49 am

    Mblidhet Komisioni i Reformes Zgjedhore !!!

    Mblidhet Zgjedha e Komisionit te Reformes !!!
    Cfare eshte Zgjedha ??

    “Zgjedhë, është një vegël me një dru të gjatë dhe me dy kularë ku mbrehen qetë a buajt dhe ku kapet shtiza e parmendës ose e qerres: heq qetë nga zgjedha; demin e shtron zgjedha.”(Fjalori shqip-shqip)

    “Nëse do që të mos zgjidhet një cështje, ngri një komision”, – thotë Demo si kontravers i zgjuar që është.

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 11:29 am

    Eeee o fendacak,,,eee!Prandaj s`behet ky vend,o fjale me vend..ti qe ke mbetur per vjeshte ne lenden e fizikes ne shkolle te mesme,,interpreton lloqe per Fiziken Quantike,.
    Rama me shkolle bojaxhiu LEKTOR NE OKB per Gjeostrategjine Globale.
    Shqiptaret ne Amerike nuk pastrojne halete e zezakeve,por kane shkuar te behen presidente te Amerikes.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 11:36 am

    Kush tha ??
    Une ta zberthej e ta mberthej atomin per 5 sekonda. Ti ke mbetur te molekula ala !!!

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 11:36 am

    P.S.Qe te mos i hame hakun Rames dhe te themi te verteten shqeto.Ne Diplomen e studenteve te Institutit te Larte te Arteve shkruhet:I AFTE PER MESUES VIZATIMI.
    Ndjese Rames qe perdora fjalen bojaxhi.

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 11:49 am

    5 sekonda jane shume per atomin o fende,se per ca fraksione atomi te hyn e te del e te shperthen,pa i mbyllur vetratat.
    Nuk ndiqet atomi me paspaq!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 12:00 pm

    Ore 5 sekonda e thashe ne kuptimin figurativ de !!! Je apo nuk je i metaforave, metonimise, krahasimit, hiperboles, litotes, paralelizmit figurativ, se je edhe i fushes se letrave o Demke…
    Pastaj koha eshte relative..

    Nese ti je duke pritur te dashuren me padurim te bar-lulishte “1 Maji”, 10 minuta te duken sa 10 ore.

    Reply
  • Patriot says:
    February 9, 2024 at 12:34 pm

    O kazan, ke shkuare 5 here te njejten gje, u mblodhe komisioni nuk u mlodhe komisioni. Shkruaje esencen cfare ndryshimi do te kete ligji me kryetare Gjiknurin, hajdutin me te madhe te votave. Thelbi I ketije ligji eshte ti hiqet e drejta kryetarit te emeroje deputetet. Hapi listat qe te zgjidhen nga populli me vota, sic ka qene ne fillim te demokracice. Nqs nuk duane te bejne kete, atehete Rama dhe Berisha jane njolloje. Keto e prishen ligjin qe te hynte ne parlament te PS Qifja & co dhe tek PD Salinjani & co.

    Reply
  • capi says:
    February 9, 2024 at 1:24 pm

    Nuk kane vullnet te ndryshojne asnje gje. Dhe ky i medemek opozites, eshte aty se sepse si jane bere lemsh nuk do zgjidhen ne listat e kumandareve.
    Shiko deklaraten e KM me emigrantet ne liechtenstein, ku thote nuk kemi database per listat e emigranteve. Po pse e fillon nga fundi, projekto dhe mirato ligjin njehere, qe e ke dhe detyrim kushtetues. Nese do dhe ke vullnet, ke shume, shtete ti marresh si shembull, ku votuesi mund te votoj dhe pa qene rezident ne vend.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. Alban D on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  3. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?