Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të funksionojë tashmë e ndarë nga një strukturë e re publike, e quajtur “Albanian Digital Solutions”, e cila sipas tij do të jetë 100% shtetërore.
“AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike ‘Albanian Digital Solutions’ e cila do të jetë 100% shtetërore”, u shpreh Rama.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur AKSHI ndodhet në qendër të hetimeve dhe akuzave për korrupsion dhe aktivitete të dyshuara kriminale, hetime që kanë prekur zinxhirin drejtues të institucionit.
Në këtë kontekst, kryeministri paralajmëroi se agjencia “nuk do të lihet më e vetme”.
“Albanian Digital Solutions”, është themeluar rreth një muaj më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 14 Prill 2026, me një fond të miratuar nga qeveria prej 700 milionë lekësh (rreth 7 milionë euro), i cili do të shërbejë si kapital fillestar.
Sipas vendimit, ky fond përballohet nga buxheti i miratuar për AKSHI për vitin 2026, ndërsa ky i fundit është aksioneri i saj i vetëm.
Objekti i agjencisë së re përfshin zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen teknike të sistemeve dhe shërbimeve digjitale shtetërore, ndërsa administrator i saj është Saimir Kapllani.
Kjo strukturë mbështetet në ligjin “Për qeverisjen elektronike”, i cili përveçse rregullimit të kuadrit ligjor për krijimin dhe administrimin e sistemeve të informacionit në Shqipëri, gjithashtu përcakton AKSHI-n si autoriteti qendror përgjegjës për koordinimin dhe sigurinë e sistemeve digjitale shtetërore.
Ndryshimet ligjore kanë hapur gjithashtu mundësinë që AKSHI të krijojë ose të marrë pjesë në shoqëri të posaçme teknologjike, të cilat funksionojnë si operatorë TIK për zbatimin teknik të projekteve digjitale.
Në këtë kuadër, “Albanian Digital Solution” shërben si një strukturë operacionale, duke marrë përsipër zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, ndërsa duket se roli i AKSHI-t kanalizohet në atë strategjik dhe mbikëqyrës.
Gjatë konferencës, Rama tha se synimi i strukturës së re është të shndërrohet në një aktor kryesor në tregun e teknologjisë dhe në procesin e transformimit digjital të shtetit.
“Kjo agjenci të bëhet një forcë udhëheqëse në tregun e teknologjisë, duke qenë njëkohësisht forca që shtyn agjendën e një shteti që po transformohet dhe që falë teknologjisë synon të bëjë kapërcime të mëdha”, deklaroi ai.
Teksa kryeministri ia beson agjencisë së re ambicien për të përshpejtuar standardet e digjitalizimit dhe afrimin me Bashkimin Europian, deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje qëndrimet e mëparshme në mbrojtje të AKSHI-t.
Vetëm pak ditë pasi hetimet e Prokurorisë ngritën dyshime se institucioni ishte kthyer në një skemë të organizuar favorizimesh dhe abuzimesh me tenderat publikë, Rama e cilësonte AKSHI-n një institucion “krenarie”.
“Dorëheqje për çfarë, për AKSHI-in? AKSHI është një institucion krenari për ne, që të jemi të qartë bashkë. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar”, ishte deklarata e tij.
Aktualisht, SPAK ka vendosur nën sekuestro rreth 40 milionë euro pasuri të lidhura me zyrtarë të AKSHI dhe biznesmenë që, sipas hetimeve, përfitonin pjesën më të madhe të tenderave të institucionit.
Hetimi ka zbuluar se shtetasit e dyshuar, duke vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, kanë manipuluar procedurat e tenderimit për të favorizuar disa kompani të caktuara, duke përcaktuar kritere të jashtëligjshme dhe duke detyruar kompanitë e tjera të tërhiqen nga ankimet që mund të ndryshonin renditjen e fituesve.
Ndërkohë, kritikët e interpretojnë transferimin e një pjese të përgjegjësive të AKSHI-t drejt strukturës së re si një distancim të heshtur të kryeministrit nga institucioni, pas zhvillimeve të fundit të hetimeve të SPAK.
Gjatë muajve të fundit, përdoruesit dhe bizneset kanë raportuar vështirësi në aksesimin e shërbimeve publike online, përfshirë platformën e-Albania, e cila menaxhohet nga AKSHI./Shteg

Tos,tos Torrollos,
Hoj,hoj,po njesoj.
Solution eshte korrupsion.Etiketa qe i vuri G.Agasi me E.,Beqoirin shoqerive FANTAZEM,Keto fantazma i vodhen shqiptareve 600 miljon Euro.Keta bira kurvash nuk dolen ne rruge me maska,por ua vodhen nga prapadhoma dixhitale e Edi Rames.
Kryeqelbësira në Shqiperi është kryeministri, kam alergji edhe emrin kur i degjoj . Ky zagar dhe ata para tij me kanë ftohur edhe ne dashurinë dhe respektin per popullin tim.
E sa kohë mund ta duash një popull qe mbeti perjetesisht skllav !
Me vjen turp per vendin tim . Nuk ka fjalë me te rëndë se kjo , por unë them atë që mendoj .
Kjo është Shqiperia qe duam , thotë zagari kryeminister !
Unë mendoj ndryshe – këtë shqiperi jo vetëm nuk e dua , por edhe e urrej .
Kështu degjeneroi ky vënd që e heqin per kapistre kurva burrat e kurva grate !
Dmth ky sot ky thjesht komunikon ate cfare gatuante ne kuzhie e pakta dy muaj para.
Dixhitalizimi shtetit, plani i ketij perkthehet diktatura permes kontrollit me telnologji. Dhe zevrndesiminin ne shkalle te larte te faktorit Njeri ne shtet.
Ky hajvan sipas konceptit te kokes se tij boshe shtetin e kupton burokraci parazite zyrtaresh e sekretaresh, ndaj e quan Barre financiare e politike, dhe e eliminon. Dhe kete, prostituta politike Edvinrama na e shet per avancim e progres.
Nuk eshte nga koka e tij jo, jane direktivat e pronareve te tij. Ky thjesht eshte ekzekutiesi dhe klouni I radhes qe e vendosen ti zbatoje nderkohe qe ky ben sikur qeveris. Prandaj them shpesh se nuk ka rendesi kush prezantohet si kryetar I radhes, doktori, piktori apo ndonje tjeter, sepse te gjithe kontrollohen nga nje dore drejt nje axhende te vetme. Te tjerat jane thjesht distraksion politik.
Po kete fond Beqja apo manastirzeza do ta administroje!(
Ishte nje Aksh, u bene dy Aksh.
Ja kishim borxh Ramutit dhe 7 meleone te tjera. Euro, jo shaka.
I bien me top te kam rixha..
Vjedhin, vjedhin, vjeeeedhiiiin
Dhe eshte krenar
Pse te mos jete?
Akshi i tij i kapur me grabitje marramendase, me porno dhe orgji me paret e popullit, dhe ky thote qe eshte krenar.
Si te mos jete krenar, kur ka dale hapur me grabitje nga me te paperfytyrueshmet, me Ministra e Ministresha, dhe nuk e ndal njeri?
Ka te drejte te rruaje koqet me shqiptaret.
burra legene, si qelbaniker, si Termet Peci, i behen ushtare,,
Ku e can bythen Rama per qiptaret ushtaret
O njerez te nevertishem, shkoni per lesh te gjithe
Rrace muti