Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion
Lajmi i funditPolitike

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

Published: October 3, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ‘Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumë kujdes nga ana jonë, duke u trajtuar në mbledhjen e Prokurorëve të Posaçëm të datës 03.09.2024. Gjatë kësaj mbledhjeje, Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime, të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme cilësoi se është e gatshme për të ofruar kontributin e saj përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky Komision”, thotë SPAK.

- Publicitet -

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Buda says:
    October 3, 2024 at 10:48 am

    Komisioni i Posaçëm Parlamentar Anti-Korrupsion nuk ka pune me Pushtetin e Pavarur Gjyqesor. I vetmi vendim qe e nderon Kuvendin e Shqiperise do te jete zgjedhja e Presidentit te Republikes nga radhet e juristeve me me integritet profesional e moral, me votim te drejtperdrejte te popullit dhe te jete jo vetem garant i Kushtetutes, por edhe kreu i pUshtetit Gjyqesor ne Shqiperi.

    Reply
  • Patriot says:
    October 3, 2024 at 1:49 pm

    SPAK ka te drejte sepse ky komision eshte politike. Xhafa duhet ta di shume mire sepse supozohet se eshte jurist apo me e rendesishme se ligji eshte porosia skenderbeut me mamicen. Ndersa per presidentin ide e mire qe te just por te zgjidhet me vota nga populli sepse shumica jane shume te indikuare politikisht.

    Reply
  • nje mendim me teper says:
    October 3, 2024 at 2:57 pm

    Ndarja e pushteteve eshte nje nga parimet themelore te asaj qe quhet demokraci perfaqesuese. Sipas ketij parimi pushtetet legjislative, ekzekutive, gjyqesore ushtrohen nga organe te ndryshme, autonome dhe te pavarura nga njeri-tjetri.
    Filozofi i shquar iluminist Montesquieu argumentoi se cdo njeri qe ka pushtet eshte i prirur ta shperdoroje ate- ai shkon deri atje derisa gjen kufij.
    Me fjale te tjera, qe te mos abuzohet gjerat duhet te rregullohen ne ate menyre qe pushtetet te ndalojne pushtetet- t’i vene kufij njeri-tjetrit. Ne kete menyre, mbikqyrja e te 3 pushteteve i besohet njeri pas tjetrit, pasi secili monitoron, kontrollon dhe ndalon teprimet e te tjereve, per te ndaluar ne kete menyre, per shkak te ambicjes se tyre , qe ndonjeri prej tyre te mbizoteroje mbi te tjeret.

    Reply
  • demo says:
    October 4, 2024 at 12:04 am

    Qendrim i Drejte i SPAK.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?