Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E treta situatë e rëndë në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > E treta situatë e rëndë në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA
BoteLajmi i fundit

E treta situatë e rëndë në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA

Published: November 17, 2026
Shpërndaje

Një valë e gjerë ndërprerjesh teknike ka prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes tyre Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë në përdorimin e shërbimeve bankare online.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare.

Ndërkohë, shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar problematikën, duke bërë të ditur se ekipi teknik po punon për të identifikuar dhe zgjidhur defektin që ka prekur platformat e bankingut online.

- Publicitet -

Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk është bërë i ditur. Episodi vjen pas një sërë problemesh të rënda teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.

Vetëm pak ditë më parë, një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft, e cila nisi të premten dhe zgjati për disa orë, shkaktoi probleme në platforma të rëndësishme si Outlook, Teams dhe Copilot.

Ndërkohë, një tjetër incident në sistemet e kontrollit të trafikut ajror shkaktoi kaos në aeroportet amerikane, duke ndikuar në operimin e fluturimeve brenda vendit dhe atyre me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht rasteve njëpasnjëshme të këtyre incidenteve, deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare që të tregojnë për një sulm kibernetik apo për një lidhje të drejtpërdrejtë mes ndërprerjeve në sistemet bankare, problemeve të Microsoft dhe vështirësive në trafikun ajror.

Autoritetet dhe kompanitë përkatëse nuk kanë dhënë ende një shpjegim përfundimtar mbi shkaqet e problematikës. Ndërkohë, vëmendja mbetet te rikthimi i plotë i shërbimeve dhe garantimi i funksionimit normal të sistemeve bankare.

La Repubblica

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E treta situatë e rëndë në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA
  • Ditë e vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot
  • Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  • 17 nëntor 2026
  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje

Komentet e Fundit

  1. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti on Anulohet zyrtarisht samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte thotë se do zhvillohet “kur të jetë nevoja”
  2. cEndriFuga e felliqesirave on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. EdiRamaTallaVa (ERTV) on Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut
  4. Dielli on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste
  5. anti25642654censurë on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?